Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë

0
525

U.S. Republican presidential candidate Donald Trump waves to supporters after a campaign event in Bentonville Regional Airport near Bentonville, Arkansas February 27, 2016. REUTERS/Dave Kaup

Donald Trump i shkruan gazetës “Illyria

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump do të merrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria”, në New York.

Mirëpo, rastësia e deshi që dita e festës të binte në të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, e cila e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën, bosin e pronave të patundshme njujorkeze.

“I dashur Vehbi, të falenderoj që më ke ftuar”, i drejtohet ai me një letër personale botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”. “E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim”.

“Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. “më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t’ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…”

Në 22 maj, 2011, gazeta “Illyria” festoi 20-vjetorin e themelimit të saj. Vehbi Bajrami është tashmë botues i gazetës që prej 10 vitesh.

E botuar në, New York City, me abonim në të 50 shtetet e Amerikës, “Illyria” ka luajtur një rol të madh në sensibilizimin e politikës dhe diplomacisë amerikane për çështjen shqiptare, në veçanti Kosovën dhe trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.

(Ruben Avxhiu)

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here