Ju të bëni reformë në drejtësi? Ju i keni bërë gropën Shqipërisë

0
391

Nga Mentor Kikia, 26 qershor 2016

Tashmë që reforma në drejtësi po shkon drejt ditës finale, po bëhet edhe më e qartë se ku është meraku i atyre që janë kundër.

Sali Berisha e pas tij Jozefina Topalli…, dalë/ngadalë, nga frika e kapjes nga Rama, dolën tek frika e kontrollit të emërimeve, pra ai që quhet vettingu, prej të huajve, përfaqësuesve të BE dhe SHBA.

Pa vonuar shumë erdhi edhe sinjali i parë nga LSI, një deputet që s’ia kisha dëgjuar emrin asnjëherë.

Të dyja palët ankohen se po i cënohet pavarësia shtetit. Ata thonë se reformën mund ta bëjmë vetë ne shqiptarët, “s’ka pse të na monitorojnë e kontrollojnë të huajt. Nuk e ndajmë pavarësinë”.

Padyshim që ju mund ta bëni, ashtu siç e keni bërë deri tani. Për të garantuar një gjyqësor vegël, një gjykatë të lartë produkt pazaresh të tipit Fullani, që garanton vetëm një gjë, paprekshmërinë tuaj, pavarësisht çfarë i bëni këtij populli e këtij vendi.

Në fakt, futja e të huajve në procesin e vettingut është garancia e vetme për ne shqiptarët (unë s’kam pikën e besimit as tek PS), që kjo reformë mund të sjellë ndonjë ndryshim.

– Nuk e dini akoma ju, o politikanë, që shqiptarët nuk kanë më pikën e besimit tek ju? (nuk u interson! /AÇ)
– Nuk e dini që ata që ju votojnë, ju votojnë vetëm sepse i joshni me vende pune e para në dorë, apo i kërcënoni me bukën e gojës?
– Nuk e dini që ne e dimë, që këtij vendi i keni bërë e po i bëni gropën, dhe sa herë bëni gjëmën e radhës, flisni në emër të Shqipërisë, atdhetarisë dhe sovranitetit të saj? (e dinë, por prapë nuk u intereson, se kriminelin e pengon vetëm ndëshkimi, jo arsyeja! /AÇ)
– Nuk e dini se përveç Greqisë dhe Serbisë, shqiptarët do të votonin ta shndërronin vendin e tyre në shtetin e 51 të SHBA-së, në landin e 17 të Gjermanisë, provincë të Mbretësisë së Bashkuar (edhe jashtë BE-se), Italisë, Francës… vetem e vetëm që të mos qeveriseshin më nga ju? (kam frikë se edhe këtë e dinë, por krimineli e hajni pa ndërgjegje, kriminel e hajn mbetet! /AÇ)

Dhe tani na flisni për cënim të pavarësisë. Epo neve na pëlqen ky cënim, dhe nëse ua mban, hidheni në referendum. Ne kemi më shumë besim tek një ekspert amerikan, sesa tek presidenti ynë. Kjo është e vërteta jonë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here