Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”

0
505

Ne përkujdesemi për mbi 316 femra të përdhunuara dhe 107 jetimët e kësaj kategorie. Zakonisht ne, çdo muaj sigurojmë gjërat elementare për të jetuar 50 familjeve, ndërsa tani numri i atyre që u sigurojmë pako ushqimore është zvogëluar shumë dhe këtë herë na kanë mbetur pa i siguruar edhe 15 pako ushqimore për muajin gusht por edhe jemi shumë keq me përgatitjet për shtatorin, fillimin e vitit shkollor dhe festen e Bajramit. Pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër, ne nuk kemi donacione ne ju lutemi ta bleni disa libra me titullin Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, në gjuhën shqipe ose gjermane e që një libër kushton 10 Euro dhe mjetet derdhen në xhirollogarinë organizatës ose drejt për së drejti blejmë pako ushqimore.

Edhe në libër janë përjetimet e femrave të dhunuara. Nga shitja e librit ne shpresojmë të mundemi t’i sigurojmë këto pako ushqimore edhe për muajin gusht – shtator 2016, si dhe përgatitjen e veshmbathjeve për fëmijët e viktimave dhe fëmijët skamnor. Së shpejti do të filloj të ftohet koha dhe ju mund ta ngrohni diken me kontributin tuaj. Në mesin e viktimave ka femra të traumatizuara që nuk kanë mundësi të kërkojnë ndihmë si dhe të atilla që kanë plagë të hapura në fytyrë dhe trup që nuk mund të dalin të kërkojn ndihmë diku, ose ato që nuk janë të vetëdishme.

Ju lutemi kontriboni qoftë edhe me 5 euro për të ua kthyer buzëqeshejen edhe për një çast këtyre femije, duke ua letësuar dhëmbjen këtyre nënave dhe duke ua bërë jetën ma të letë.

Pakoja e gjërave ushqimore dhe sanitare për viktimat përmban : 2 qese makorona, 2 qese shpageta, 2 qese oriz, 1 biber për gjella, shtojcë për gjella (vegeta), 1 kofe djath të butë (qe sherben edhe per pite), 1 kofe gjem ose krem, 1 thes me patate (të vogel), 1 thes me qep, 2 kg fasule, 2 kg sheqer, 200 gram qaj, 1 thes detergjent, 1 shampon për flok, 1 shampo për duar, 1 past për dhemb, një dizenfektues për banjo, 1 kg suxhuk ose gjysem kg mish, dhe 3litra vaj. Mishi dhe suxhuku zakonisht zavendësohet me kavanoza (konzerva ) pasi ka mundesi më të mira për ti ruajatur..

Kontributi juaj do të reklamohet tek www.vajzat.com.

Nëse ju dëshironi të ndihmoni, ju lutemi na kontaktoni në telefonin (0377) 044 209 651 ose nëse vendosni të na ndihmoni me mjete, këtë mund ta bëni në këtë xhirollogarinë e Organizatës, ndërsa ne ju sjellim librat . Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj.

Ja xhirollogaria e Organizatës :
ProCredit Bank, Numri i pranuesit : 1110172740000153
emri dhe mbiemri i pranuesit : NGO- Shoqata e gruas JETA NE KASTRIOT,
adresa : Rruga Hajdar Dushi hyrja 2 numër 5 Prishtinë, Kosovë

Kush jemi ne:

Organizata e gruas “Jeta në Kastriot“ është organizatë e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e benificuar. Ne përkujdesemi për 316 femra të cilat janë të dhunuara fizikisht dhe seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit dhe tani ato kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe ndihma të tjera … Deri më sot punojmë një ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psikike, të cilat kanë nevojë dhe tash janë në mbështetjen tonë.

Ne gjatë punës në terren kemi identifikuar 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjtë të prerë, gishtërinjtë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk sheh fare dhe 37 me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme në trup, djegieje me cigare dhe gjera tjera, etj.).

Tri nga ato kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit që shkoi. Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore, psikike ato detyrohen të kujdesën përveç për veten edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat 2016 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjekësore, ato kanë 107 fëmijë që rriten jetimë dhe vetëm nën përkujdesen e nënës, e cila është nën presion e dhunimit, frikës, skamjes dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet, ndërsa të braktisura nga burrat janë 386 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara.

Ne përpiqemi që përveç ndihmës profesionale të mjekëve që janë të të gjithë profesionistë, synojmë që së paku për disa kohë t’i financojmë fëmijët e tyre dhe ne duam nëpër mes trajtimit mjekësor t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqëri, pasi t’i kenë kaluar problemet psikike dhe fizike, të munden të gjenden në shoqëri pa ndihmën tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuar , që presin ndihmën nga të tjerët, sepse mendojnë se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Ne nga krijimi i OJQ “Jeta në Kastriot” gjatë viti 1999, por edhe para se të regjistrohej, ne kemi punuar si ekip prej 15 vetash që të ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psikike të cilat kanë nevojë tash për mbështetjen tonë. Deri më tani si pasojë e asaj që gratë i kanë treguar familjarëve të tyre, kryesisht burrave dhe familjarëve të burrit se kanë qenë të dhunuara, numri grave të braktisura me fëmijë por edhe pa fëmijë po rritet çdo ditë më shumë. Ne shfrytëzojmë mënyrën si e kemi bërë deri me tani nëpërmes kontrolleve të tilla që askush mos të vihet në pozitë të vështirë dhe që më shumë askush mos të pësojë për shkak se atyre iu duhet trajtimi, ato të braktisen nga burrat e tyre…

Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj.

Prishtinë, gusht 2016

Me nderime nga drejtoresha Luljeta SELIMI

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here