Jeta e ka çmimin e preventivës mjekësore ?!

0
227

Nga Skënder MULLIQI

Para Zotit secila jetë e njeriut është e barabartë. Edhe në deklaratën për liritë dhe të drejtat e njeriut të OKB-së jeta e njeriut ka vlerë të barabartë për të gjithë. Në jetën e përditishme këto ide nga shkaqët praktike anashkalohen apo nuk respektohen. E drejta për të jetuar u takon të gjithëve pa marrë paraysh fenë, racën dhe kombin. Në jetën praktike njeriu nuk është i barabartë, dikush ka më pak e dikush ka më shumë të mira për jetë, të fituara më ndjersë dhe pa ndjersë. Në këtë jetën që po bëhët në Kosovë, shumë kush nuk i ka parat as për barnishta. Kemi shumë të sëmuar të cilët nuk qohen nga krevati më vite te tëra dhe nuk kan mundësi të shërohen për mungesë të të mirave materjale. Njeriut të këtij nënqieli po iu mungojnë gjerat elementare për jetë, e lë që jetën luksoze nuk kan mundësi kurrë ta shijojnë.

Ideja së jeta nuk matet më asgjë ka bërë që mos të kemi kufij të jetës së mirë dhe jetës së keqe. Disa po e jetojnë këtë jetë më mundin dhe djersën e popullit. Kur jeta e dikujt mvaret që tia përcakton dikush tjetër apo shteti i Kosovës, e ka gjetur e zezë dita siç thotë një fjalë e popullit. Përkujdesja e shoqërisë deri më tash ka munguar për shumë kategori shoqërore. Ishte dashur që të rregullohet më ligj furnizmi më barna të atyre të cilët nuk i kan mundësit materjale, siç janë pensionistet, njerëzit pa të ardhura, dhe ata më të ardhura minimale për jetës. Edhe pagat nuk po janë të mjaftueshme as për 10 ditë. Kur një shoqëri bëhët gadi e tëra e mvarur, edhe jeta e njeriut thua së nuk ka shumë vlerë. Botën gjithnjë e më shumë po e godasin sëmundje të cilat kërkojnë tretman mjekësor të gjatë, dhe të cilat sëmundje janë shumë të kushtueshme.

Këto mjete njerëzit nuk mund ti sigurojnë në mënyrë vetanake pa iu dalë në ndihmë dikush, apo edhe organet relevante të shtetit. Njeriu ynë nuk duhet të mbetet në dorë të vëtem njerëzve solidarë, por të gjenden forma institucionale që tu dilet në ndihmë .Shëndëtësia në Kosovë që shumë kohë është duke u përballur më probleme të natyrës objective dhe të natyrës subjective. Ata të cilët punojnë në institucionet shëndëtsore po e keqëprdorin pozitën e tyre duke i marrë aparaturat dhe barnat esenciale për klinikat e tyre private. Kjo jo vetëm që është jashtë etikës njerëzore dhe mjekësore, por është vepër penale .Më ka rastisur që qendrat familjare mos ti kan as gjerat elementare siq janë gjilperat dhe alkoholi. Kjo është turpi i Zotit për drejtuesit e këtyre institucioneve. Kur lihet krejt një qender e mjekësisë në mëshirën e kohës, atëherë pse të marrë pagë dikush aty. Kosova sigurisht së rangohet shumë ulët kur është fjala për përkujdesje mjekësore dhe punën e mirë.

Nga sëmundjet dhe nga mos përkujdesja edhe janë shtuar vdekjët në Kosovë. Pushtetarët nuk e kan atë problem së familjët e tyre në rast nevoje i dërgojnë në qëndrat spitalore prestigjioze të Evropës për shërim. I dërgojnë duke i ndarë mjetët nga buxheti i Kosovës. Ky është turp që nuk e lanë as lumi. Përsoneli mjekësorë do të duhej të punojnë shumë më mirë së deri më tash, duke mos e shkelur bëtimin e Hipokratit siq po ndodhë rregullisht deri me sot. Nuk ka lojëra më jetë njerëzish. Shumë afera korruptive e përcollën QKU-në e pas luftës, dhe ende po punohet më avazin e vjetër jo të mirë. Ka metoda që gjerat të zgjidhen mirë në shëndetësi, veç së nevoitet vullnet i përbashkët që punët të kanalizohen ashtu siq i ka hije një shëndetësie të mirë dhe efikase…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here