Ja si shprehet Dëshira Subashi për reformën në drejtësi

0
458

Degjova me vemendje intervisten e Kryetarin te Gjykates Administrative te Apelit.
E gjithe intervista ishte justifikim per vonesat ne gjykimin çeshtjeve ne kete gjykate. Justifikimi mbeti tek organizimi i kesaj gjykate, ne raport me numurin e çeshtjeve qe gjykon kjo gjykate. Ky justifikimi mbeti prej tre a kater vitesh, gati qe ne krijimin e kesaj gjykate.

Argument eshte ky, qe merr persiper te shkelë te drejten ligjore, kushtetuese per gjykimin e çeshtjes ne nje afat te arsyeshem?
Afati eshte i percaktuar; drejtesia e shkel.

Kujt i duhet ky argument ne publik?
Sigurisht eshte argument qe ne çdo vend tjeter demokratik do te perbente pergjegjesi, per Ata qe kane detyre kushtetuese per ta zgjidhur.

Eshte Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Presidenti i Republikes qe kane pergjegjesine drejtepersedrejti ne kete shkelje te ligjit ne dem te dhjetra mijëra shtetasve.

Jane 12 000 çeshtje qe presin dy vite rradhen e gjykimin ne kete gjykate.
Ligji thote se kjo gjykate jep vendim brenda 30 diteve, nga momenti i rregjistrimit te ceshtjes ne gjykate. Nga 30 dite qe thote ligji as ne dy vjet nuk e gjykon gjykata.

Eshte uluritese shkelja e ligjit nga gjykata! Dhe jo ne nje rast, por ne 100% te rasteve qe gjykohen…
Te gjitha proceset e vonuara perbejne proces te parregullt ligjor me dem ekonomike ndaj shtetasve apo ndaj shtetit!!! Te gjithe heshtin.

Hajde drejtesi – thone kesaj.
Ne se pala ne gjykim do te kishte kaluar nje afat do te kishte humbur te drejten e tij. Drejtesia eshte me peshore varur pa balance.

Nje shtet qe nuk respekton te drejtat e njeriut eshte diktature me vendim gjykate. Zot ruajna nga diktaturat e drejtesise.
Eshte ora e vonuar e reformes ne drejtesi.

Kjo eshte dukja me e thjeshte e problemit. Ne te vertete problemi eshte me i thelle. A mungojne gjyqtare per tu emruar ne kete gjykate? Jo, sepse kjo ngarkese eshte perballuar nga gjykatat dhe po aq ceshtje jane brenda numurit te gjyqtareve.
Diku eshte bere nje llogari tjeter. Llogaria e kontrollit te zgjidhjes se konflikteve me pushtetin. Une kesaj i besoj si nje shkak thelbesor, ndaj edhe djeg diku Reforma ne drejtesi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here