“Homeland” Zeng Yi artisti famoz kinez vjen në Tiranë

0
801

Artisti tashma me fame nderkombetare z. Alfred Mirashi Miloti, keto dite sjedhe ne Tiran “Homeland” nji artis me famoz ne Kinen shume milionshe.

Alfred Mirashi tashma i njohur ne mbare Italin dhe Europen, po edhe ne kontinentet tjera! Po Shqiperia qe e lindi dhe e rriti, e arsimoj kete djale, me shume pasion dhe fitimtar perbadhe kundershtareve te artit, e njefe apo bejn sikur se njofin!!Ky djale nga fshatrat shqiptare po bene mrekullin, keto dite i pranishem ne kryeqytet perkrah artistit te madhe Kinez, miku dhe kolegu i Alfred Mirashit. Vizitoret kryeqytetas do jene deshmitar te nji ekspozite model.Urime artistit famoz te ardhur nga Kina e larget, urime shqiptarit Alfred Mirashi Miloti qe mundesoj hapjen e kesaj ekspozite ne kryeqytetin shqiptar,Tiranen.

Pregaditi per botim; GJIN MUSA, GAZETAR.


– Nga Alfred Mirash Miloti

Tirana dhe Muzeu Historik Kombëtar do të jenë stacioni i radhës për të mirëpritur ekspozitën ndërkombëtare “Homeland” e sjellë nga fotografi i mirënjohur kinez Zeng Yi. Kjo ekspozitë vjen në Shqipëri për herë të parë dhe gjithashtu është hera e parë që një artist kinez hap një ekspozitë personale në Muzeun Historik Kombëtar, duke u mbështetur nga Bashkia e Tiranës, Bashkia Pietrasanta në Itali dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës. “Homeland” sjell për publikun shqiptar 40 foto bardh e zi e disa me ngjyra, të jetës së përditshme të njerezve të moshuar kinezë, qe jetojne ne provincat e Kines. Ideja për të sjellë këtë ekspozitë në Shqipëri ishte një shkrirje dëshire mes artistit shqiptar Alfred Mirashi Milot, i cili është edhe kurator i kësaj ekspozite dhe fotografit Zeng Yi.

Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, z. Melsi Labi, sapo i është shprehur kjo ide ka thënë se: “Që në fillim kur artisti i mirënjohur shqiptar z.Alfred Mirashi Milot më ofroi idenë për të pritur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar fotografitë unike të mjeshtrit Zeng Yi, menjëherë më mbuluan ndenja të tilla si dëshira dhe nderi për të sjellë sa më parë në muze veprat e këtij artisti të madh. Vetëm mendojeni pak se sa bukur do të shkrihen në një të vetme historia, kultura dhe traditat kineze-shqiptare. Magjia që karakterizon çdo një nga hapësirat e muzeut do të mbulohet nga një magjepsje akoma më e madhe prej fotove dhe fytyra plot jetë të njerëzve të thjeshtë, duke na treguar çdo emocion dhe ndjenjë të thellë vetëm nga drita në sytë e tyre”.

Falë eksperiencës së tij, Zeng Yi gëzon një reputacion vlerësues si një nga fotografët kinez më të njohur botërisht dhe ka mbështetjen e lartë të Këshillit Shtetëror të Kinës. Aktualisht ai mban disa poste të ndryshme drejtuese si, profesor dhe udhëheqës doktoraturash në Universitetin e Arteve dhe Dizanjit në Shandong, kurator nderi i Muzeut të Artit në Shandong, president i Mo Zi (Instituti Ndërkombëtar Kërkimor i Imazheve) anëtar i komitetit kuratorial të Shoqatës së Fotografëve Kinezë dhe President i Shoqatës Ndërkombëtare të Fotografëve të Lindjes.

Punimet e tij janë koleksionuar nga shumë muze dhe galeri në të gjithë botën. Vetë Kryebashkiaku z.Erion Veliaj, është shprehur se: “Një botë krejt origjinale vjen nëpërmjet stampimit të një çasti të vetëm. Dhe këtë mund ta bëjë më mirë se kushdo tjetër një fotograf si Zeng Yi. Ky talent mjaft i njohur në artin e fotografimit, pasi ka shëtitur në mjaft shtete të botës, mbërrin me një ekspozitë personale edhe në Shqipëri”.

Që prej vitit 1980, Zeng Yi ka realizuar ekspozita të shumta fotografike, leksione dhe aktivitete akademike në shtete të ndryshme, duke përmendur këtu Amerikën, Belgjikën, Maltën, Qipron, Gjermaninë dhe Italinë.

Z. Massimo Mallegni, i cili është kryetar i Bashkisë Pietrasanta në Luca, Itali, do ta mirëpresi këtë ekspozitë në bashkinë e tij pasi mjeshtri Zeng Yi të përfundojë promovimin e tij në Shqipëri. I pyetur për fotografin Zeng Yi, Kryebashkiaku Mallegni është shprehur: “Kontributi i tij merr një rëndësi themelore si provë jo vetëm e ndjeshmërisë së lartë dhe aftësisë, por edhe si dokumentim i transformimit të ri dhe të vazhdueshëm të shoqërisë bashkëkohore kineze, në zhdukjen pothuajse të menjëhershme të një bote rurale, e përbërë prej traditave të lashta, zanateve mjeshtërore dhe fytyrave të çiltra, nganjëherë të mbushura me rrudha të thella”.

Mjeshtri Zeng Yi ka fituar çmime të ndryshme prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare si, “Qendra Kulturore e Azisë” nga UNESCO, çmimi “Ros International Photography për Kontribut të jashtëzakonshëm” dhe çmimin “Sungkyunkwan Art”. Së fundmi ai ka qenë i ftuar për të hapur një ekspozitë personale tek Biblioteka Presidenciale Xhimi Karter dhe Muzeu i Atlantës, në tetor 2015.
Ishin të gjitha këto arsye që nxitën artistin e talentuar shqiptar dhe kuratorin e kësaj ekspozitë z. Alfred Mirashi Milot t’i sugjeronte dhe ofronte mjeshtrit Zeng Yi të çelte një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar, si përçuesi më i mirë e historisë dhe kulturës shqiptare.

Ja si e sjell në mendje të gjithë këtë ide z.Milot: “Në këtë moment të suksesit të tij të madh artistik dhe pas ekspozitës së tij personale në New York në Fondacionin Jim Carter, para disa ditesh ne St, James Cavalier ne Valleta ne Malta ishte i ftuar Zeng Yi si nje nder me personazhet me famose ne boten e fotografise sjell veprat e tij të artit, fotografitë e tij, në muzeun më të madh të Shqipërisë dhe Ballkanit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë, që një artist kinez hap ekspozitë personale në Shqipëri.

Në takimin tim të parë me z.Zeng Yi në Pekin e pyeta nëse do t’i pëlqente ideja për të ekspozuar veprat e tij në vendin tim të lindjes, në Shqipëri, duke theksuar se kohë më parë Shqipëria ishte një vend shumë i afërt me Kinën. Ai, pa e menduar dy herë më tha: “Po, të ekspozoj në Shqipëri, një mik i vendit dhe popullit tim, është dëshira ime më e madhe”.

Publiku shqiptar do të ketë mundësinë të shoh magjinë e këtyre fotove nga data 22 Maj-22 Qershor 2016, në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here