HISTORIA NË SHPINË

0
594

HISTORIA NË SHPINË – poezi nga dorëshkrimet

Historinë që unë e kam në shpinë
është histori krejt pakëz e njohur
një histori me mungesë emrash
një historie do thosha e mohuar
një histori me dhimbje të kokës
Historinë që unë e kam në shpinë
rëndë po e tronditë sot Kosovën
mbi këtë parajsë toke të gjelbërt
kam vërejtje për kohën tonë, dhe
për cenzorët që e mbajnë fshehur
Historinë që unë e kam në shpinë
rrahur ma kanë për të vërtetën
rrahur ma kanë për fitoret, dhe
rrahur ma kanë për të ardhmen
Historinë që unë e kam në shpinë
poshtruar ma kanë të mëdhenjtë
dhe në çdo pas luftë të luftërave
pjesë të tokave m´i kanë marrë
Historinë që unë e kam në shpinë
i mungojnë shkrime të fillimit
librat që ne vetë i kemi shkruar
mungon gjuha e të parëve tanë
na mungon alfabeti i pellazgëve
Historinë që unë e kam në shpinë
është histori e të gjitha epokave
histori qytetëruese e atdheut tim
shqipja është gjuha e parë e botës
gjuhë me 8 qind rrënjë tingujsh
Historinë që unë e kam në shpinë
I ka 130 shekuj jetë të qytetarit
130 shekuj të luftave të pakryera
dhe 130 shekuj me plis të bardhë
Në parajsën, Kosovë – Shqipëri
nuk ka luftë që s´e ka një pikë lot
nuk ka luftë që s´e ka një varr
dhe s´ka betejë që s´mëton fitoren!..

Rrustem Geci – Dortmund, 26 Shkurt, 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here