HASHIM THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJET E JASHTZAKONSHME

0
497

Nga profili në FB.
Facebook.com

SHEFQET DIBRANI, 12.03.2016

“Si president unë do t’i ftoj pozitën dhe opozitën të dialogojnë dhe sa për zgjedhje kjo i takon partive politike të cilat nëse merren vesh për këtë cështje unë jam gati t’i shpalli ato në bazë të përgjegjësive që më takojnë”, ka thënë Thaçi në emisionin “Argument” në TV21. (Më datën 11 mars 2016. http://rtv21.tv/web/thaci-nuk-ka-ar…).

Padyshim Isa Mustafa, nga partneri i tij në koalicion do të shpërblehet me zgjedhje të jashtëzakonshme. Kryetarin e LDK-së, Hashim Thaçi do ta dërgojë në Prapashticë, e më pas edhe në Gjykatën Speciale e në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc po qe nevoja!…

Isa Mustafa kreu misionin e tij shkatërrues kundër LDK-së. Tani Hashim Thaçi ia paralajmëron zgjedhjet dhe ky është shpërblimi më i mirë për Isa Mustafën, kreaturën më monstruoze të LKJ e cila me fajin e LDK-së u kapërthur në partine e Rugovës.
Hashim Thaçi do ta dërgojë Isa Mustafën, jo vetëm në Prapashticë, por edhe në Gërdoc, në Burgun e Sigurisë të Lartë, edhe në Hagë po të qe nevoja, vetëm e vetëm për ta shpëtuar vetën. Tani më ku do të mbetet slogani institucionalist i Isa Mustafës dhe vartësve të tij. Si do të transformohen zvarraniket e tipit Ismet Beqiri, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri e ndonjë tjetër. Po deputetët e LDK-së që ishin në sallë çfarë do të thonë. Madje këtë përgjegjësi shkatërruese duhet ta bartin mbi vete edhe strukturat e heshtakëve në bllokun opozitar brenda LDK-së si dhe karkaleca e media që ia mbajtën padrejtësisht ison Isa Mustafës.

Po nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe pa asnjë dyshim do të shkojë, në kohë të shpejt dhe të papërshtatshme për LDK-në, ku janë strukturat kundërshtuese, ku është katandisur organizimi i brendshëm i LDK-së, dhe kjo ngjarje do t’i fundos përfundimisht shpresat se LDK-ja do të shpëtojë nga humnera. Isa e ka meritën shkatërruese, por prapa tij është një garniturë e tërë që e ka ndihmuar këtë proces.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ndodhin, e pastaj LDK-në e drejton Lutfi Haziri, me prapanicën e tij të shpluar edhe në monumentet e kultit fetar (xhami), edhe ashtu ai është me dy fytyra: Njërën e ka përpara Zotit për ta mëshiruar për padrejtësitë që ia bë popullit, ndërsa Fytyrën tjetër e ka në Bythë…, atje prapa si atë që e tregoi në Xhami duke u falur, të cilën ia tregoi popullit të tij të dashur(?!), sidomos elektoratit të LDK-së ia tregoi të pasmet e tij të dhjamosura nga vjelja e vjedhja e taksapaguesve të Kosovës. Përsëri do të kemi deklarata patetike të atyre LDK-istëve që konvertohen nga çasti në çast e bëhen viktima të proceseve nga rasti në rast. Përsëri do të kemi militant partiak e deputet që kanë bërë shumë për ardhjen e LDK-së në këtë deregje…

Isa Mustafa do të mbetet në historinë e Kosovës si mashtruesi më perfid, dhe shkatërruesi më i madh i LDK-së, e pastaj zagarët e internetit do ta fajësojnë SHIK-un, pse eprori i SHIK-ut vet Isa Mustafa si komunist dhe shikist e plotësoi misionin për ta shkatërruar filozofinë politike të Ibrahim Rugovës. Pastaj ata do t’u vërsulen atyre pak zërave që paralajmëronin këtë shkatërrim. Natyrisht në LDK do të mbeten pak struktura te Bujar Bukoshit dhe vazhdimisht do të shkatërrojë edhe ata pak individ që mund të mendojnë mirë për LDK-në dhe Kosovën, ky ishte misioni i klanit Bukoshi & Mustafa i cili triumfoi karshi mendjelehtësisë dhe paftësisë së prof.. dr. Fatmir Sejdiut, por secila epokë e ka fundin e vet. Po fundi i këtyre shkatërruesve ku do të përfundojë?!…

Heshtakët kurrë nuk do të jenë avangardë e proceseve, heshtakët e LDK-së, gabimisht u sollën mirë me shefin e tyre shkatërrues, e ky me devotshmëri i pensionoi të gjithë, për t’ia plotësuar misionin Hashim Thaçit, me shpresë se ai do ta lë përjetësisht në Putinin në pushtet. Por Hashim Thaçi i realizoi qëllimet e veta, andaj nuk i duhet më një shkatërrues dhe mashtrues si Isa Mustafa, as nuk i duhet LDK-ja e aq më pak vizioni i dr. Ibrahim Rugovës dhe që e ka penguar z. Thaçi dhe PDK-në në misionin e tyre antidemokratik.

Moti i keq po bie mbi trupin tënd LDK-ja ime dhe Kosova Jonë!… Zot shpëtoje Kosovën!

St. Gallen, 12.03.2016.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here