Haradinaj kundër Berishës: Shtëpia juaj s’ka qenë kurrë bazë e UÇK-së

1
580

Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se shtëpia e tij në fshatin e thellë Viçidol, Tropojë, ka shërbyer si bazë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovës. Berisha tha se ai vetë e kishe lënë ndërtesën në dorë të luftëtarëve gjatë luftës me serbët në vitin 1999.

Por menjëherë pas kësaj deklarate, kanë ardhur edhe reagimet e para që hedhin poshtë pretendimin e Berishës.

Nesim Haradinaj është njëri prej udhëheqësve të luftës në Gllogjan e më pas edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani. Ai mohon që shtëpia e Berishës të ketë shërbyer si bazë për UÇK-në.

E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK-së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB-së: Mustafë Lokaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngushtë”, vijon ai.

Kjo shtëpi në foto është ish-shtëpia e juaj, por si bazë e UÇK-së ka qenë e Bacës Sylejman dhe djalit të tij Gëzimit”, përfundon Haradinaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

1 KOMENT

  1. nuk ka as zero rendesi a ka pase apo jo baze ne, Shqiperi UÇK-ja. Lufta dhe gjitheçka e rëndësishme ka qene e stacionuar ne Kosove. Ndersa te gjithë ata te Rognerit apo çfaredo lokacioni tjetër janë rrenca dhe profiter te pamerituar te LIRISË, qe e solli NATO-AMERIKA

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here