GURI I BARDHË

0
151

Gjovalin Groshi

GURI I BARDHË

Shumë kam ndej buzë atij guri
kur kam kenë njiherë i ri,
me laps e letër n’anë t’shullanit
tuj shkrue bejta e poezi.
Edhe rosat kur flutrojshin
n’Barbullush me ba pushim
përmbi Gurin kur kalojshin
rrahshin krahët n’fluturim.
Kur mbi Gur hypte Nikolla,
njaj kushrini jem zotni,
prej n’ballkon ndej te Zef Gjoka
na ju falshim me raki.
Prej n’majë t’Gurit kqyrte gjuetari,
njaty rrinte çobanija,
bri ktij Gur pushonte rrugtari,
rreth ktij Guri luejshin fmija.
Guri mblidhte ujë n’puçikë
dhe nje ditè pata shumë zor
m’u lshun grethat, ken tu’ m’mbytë
e kam ikë vrap der’ n’Petukgol.
U idhnova ‘i fije me Guri,
s’kam pse rrej, m’doli pak qefit,
e vendosme me Lush Golin
ia vumë emnin “Guri i grethit”!

SHKRUAJ NJË KOMENT