Grupacionët politike

0
553

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Grupet shoqërore, më mirë të themi grupët partiake janë bërë alfa dhe omega në Kosovë. Edhe ne Qeveri ashtu edhe në Parlamet si institucioni më i lartë i shtetit, janë sistemuar mire grupazhët e partive politike si grupe të interesit. Grupimet e PDK-së dhe LDk-së, po e përbëjnë edhe pushtetin, duke marrë edhe vendime të rëndësishme politike për vendin. Duke i mbrojtur interesat e veta, po i shkaktojnë dëm vendit dhe institucioneve të shtetit. Këto grupime janë ngritur mbi partitë politike të cilat i përfaqësojnë. Njerëzit e këtyre grupacioneve politike janë bërë lojtarët kryesor të skenës tonë politike. Këto grupacione bëhën të ashpëra kur dikush ua rrezikon pushtetin.

Grupacionët politike janë bashkuar për kauzën e mbetjës sa më gjatë në pushtet. Këto grupacione politike jo vëtem që janë të rrezikshme për çdo shoqëri demokratike, por këto janë të rrëzikshme për demokracinë e mbrendshme të subjektit politik nga i cili vijnë. Këto grupime politike janë do miqë të kahmotshem apo që i lidhë edhe pikëpamja ideologjike, dhe e kanë besimin e ndërsjellë. Këto grupe “autoritare” në Parlament dhe ne Qeveri gjithmonë bahën të zëshme së vetëm ata gjoja i ruajnë vlerat kombëtare. Grupet veprojnë në emer të subjektit të tyre politik dhe në emer të institucioneve të shetit, duke i lënë anash gadi krejt strukturat partiake dhe strukturat shtetërore.

Mirë e shfrytëzojnë të kaluarën tonë traumatike për pushtet apsolut. Unë edhe më parë e kam potencuar së këto grupacione politike duhet të shpartallohen, sepse jan ngritur tashmë mbi shtetin dhe jan ngritur mbi interesat nacionale. Këto grupacione politike po veprojnë krejt pas luftën, dhe pikërisht këto grupacione edhe po i lidhin koalicionet, pa e pyetur shumë elektoratin e gjerë. Grupët e interesit janë bërë të fuqishme, sepse shumica e kapitalit ka rënë duart e tyre. Nuk është e vogël përiudha që kur këto po dirigjojnë më mbarë sistemin dhe po dirigjojnë edhe me fatin e vendit.

Këto grupacione kanë bërë që të kemi këtë shkallë të lartë të krimit dhe korrupcionit për çka flasin edhe raportet e FREDOM HOUSE. Raporti i fundit e renditë Kosovën në vendin e fundit në rajon për nivel të korrupcionit. Deri më tash askush ose pak kush është përgjigjur para organeve tona të drejtësisë për korrupcion. Kjo frymë autoritare ka bërë që mos të kemi as investime dhe as investitor të jashtem.

Gjithçka që punohet dhe veprohet po bëhën në emer të shtetit. Mos ngritja apo kundërvënja mbrenda partive politike grupeve të caktuara politike, është shumë e dëmshme për subjektin dhe pastaj sigurisht është e dëmshme për mbarë shoqërinë. Kur të gjithë të tjerët edhe shoqëria bëhët instrument i një politike të tillë profitereske, edhe ndryshimet pozitive vijnë shumë ngadalë apo stopohen. Këto grupe nuk e dëshirojnë dialogun e barabartë, por punën “të gjithë për një” dhe me parollën e rreme në mer “të popullit dhe në emer të shtetit”.

Dëgjueshmëria karshi këtyre njerëzve autoritar është dëmshme dhe e rrezikshme për secilin popull. Edhe faza e tranzicionit bëhët shumë e vështirë. Duhet gjetur forma dhe mënyra të kreativitetit politik, për ti rrënuar grupacionet e interesit. Ky sistem të cilin po e ndërtojnë këto grupe janë futja frikës dhe dhunës karshi të gjithë atyre të cilet nuk i nënshtrohen urdhërave të tyre. Të gjithë do të duhej të marrim përgjegjësi politike, nese dëshirohet të gjendet rruga e prosperitetit, zhvillimit të gjithëmbarëshem dhe të gjendet rruga e mirëqenjës shoqërore. Mos përmbushja e detyrimeve dhe obligimeve nacionale dhe shtetërore, është kapitulim para të keqës…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here