Gjeneratat e kaluara dhe gjeneratat e kohës moderne !?

0
475

Nga Skënder MULLIQI

Kur bëjmë një rikapitulim kohësh dhe gjeneratash, secili prej nesh si prind, nuk ka ndonjë shpjegim së si dhe qysh ta bëjmë edukimin e fëmijëve tanë. Këtë gjë shumica prej nesh ia kemi lënë sitihisë. Fëmijët kur të bisedosh më ta për të kaluarën tanë, nuk tregojnë ndonjë kurreshtje apo interesim së si i kemi pasur kushtet jo të mira për shkollim, së sa kemi mësuar në shkollë, si i kemi kryer studimet etj. Gjeneratat e reja po mendojnë së ne si prindër të tyre duhet të marrim edhe këshilla nga ta. Nuk do të dëshiroja ta kulifikoja mendimin e tillë kush e di çka, por megjithate duket e quditshme për logjikën e shëndosh se nga po rrjedhin mendimet e tyre. Gjithmonë edukimi i fëmijëve tanë ka qenë prioritar dhe një gjë komplekse.

Prindërit tanë pak kan pasur kohë, ose edhe pak i kan dhënë rëndësi edukimit dhe kujdesit për shkollim. Shumica prej prindërve të gjeneratave të kaluara kanë qenë shumë partiarkalë dhe nuk kan menduar së cilat janë të mirat që i sjellë shkollimi. Janë shkolluar në kushte shumë të vështira ekonomike. Zatan edhe prindërit tanë, këtu flas për shumicën prej tyre, nuk kan pasur kohë për të menduar më shumë, por më shumë kanë menduaqr së si ti sigurojnë të ardhurat elementare për fëmiljën. Entuziazmi i madh ka bër që të shkollohën shumë gjenerata. Nuk ka dyshim së ka pasur edhe prindër përpar imtar të kohës dhe familje të shkolluara të cilat kan ndikuar në përhapjen e rrezeve të diturisë.

Tash shtrohet pyetja logjike, cila është gjenarata e re? Çfarë janë ëndrrat e tyre? Qka planifikojnë të punojonë kur të rritën në krahasim më kohën tonë? Ne jemi edukuar në një kohë tjetër dhe në sistem tjetër. Logjika e gjeneratave të kaluara dhe edukimi i tyre ka qenë së vëtem më punë, dhe dije mund të arrihen rezultatet pozitive. Gjeneratat e kohës së sotme natyrisht duke bër përjashtime, nuk po e kan shumë këtë logjikë. Koha moderne si duket i ka kufizuar prinderit që më shumë të kujdesën për fëmjet e tyre, për shkollimin dhe edukimin, si dhe profesionin. Këto gjenerata nuk po e kan prioritet së si të edukohen dhe ti përkushtohen shkollimit dhe zgjedhjes së profesionit konform aftësive të tyre.

Më kalimin e kohës kjo gjë do të bëhët brengë e madhe e tyre, pse më parë nuk kan planifikuar si duhet.Zatën në këtë drejtim shteti ishte dashur të kujdeset qe të bëhën reformat në arsim konform kërkesave ekonomike të vendit. Shumë nxënës në vend që ti përkushtohen mësimeve po i frekuentojnë internetet duke luajtuar “Counter Strike” e lojëra të tjera të cilat po ndikojnë në tjetërsimin e tyre, po ndikojnë në formimin e përsonalitetit të tyre, dhe në disa raste këto lojëra po rekrutojnë edhe kriminelë. Të rinjtë po mendojnë së pa mund, dhe mbrenda natës të dalin në sipërfaqe si intelektual ose të bëhën edhe të famshem. Përmes kurseve të ndryshme, ose audicioneve të cilat po organizohen nuk ka mundësi të arrihet shumë.

Këto audicione apo edhe kurse po ua ndërepresin atyre shkollimet , duke kërkuar rrugë nga një profesion në tjetrin. Edhe pse kohë tjera shumë më të vështira, megjithate dëshira, puna dhe përkushtimi për të arritur më shumë në jetë, ka qenë më e madhe. Një temë që kërkon një analizë, është servimi i përditshem edhe i serialeve turko arabe etj të cilat po ndikojnë negativisht te gjenerata e re. Ne vend të këtyre serialeve, kemi tema tjera më bollëk nga përditshmëria jonë, nga kultura dhe arti ynë. Televizonet tona nese dëshirojnë të prezentojnë para publikut diqka nga jashtë, e kan mundësinë e përzgjedhjes të serialeve serioze dhe më vlerë artistike. Të gjitha këto kur bëhën bashkë, ndikojnë në formimin e përsonalitetit të të rinjeve, natyrisht jo shumë për të mirë. Në këtë mënyërë ata do të bëhën barrë e madhe e familjës dhe barrë e madhe edhe e shoqërisë.

Ajfonat na janë kan bërë më shumë zbavitës se sa mjet i komunikimit. Mund të kuptojmë së bota e tyre është ndryshe, por nuk ka justifikim mos puna dhe angazhimi më serioz i tyre në mësime dhe zgjedhjen e profesionit jetësor. Jeta është shumë e shkurtër dhe çdo gabim në hapin jetësor, është i pa riparueshem. Natyrisht së secili prind dëshiron që fëmijët e tyre, të jetojnë dhe të bëhen më të lumtur, duke i tejkaluar në secilin plan të jetës. Por duke mos e hequr kurrë nga mendja së vëtem më punë të madhe arrihen edhe synimet jetësore…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here