GËZUAR 85 VJETORIN KOLOSI YNË DRITËRO AGOLLI

0
860

Poeti Ajet Shala me vargje, uron 85 vjetorin e shkrimtarit Dritëro Agolli

***GËZUAR 85 VJETORIN KOLOSI YNË DRITËRO AGOLLI***

DRITËRO AGOLLIT (Kolosit të poezisë me rstin e 85-së vjetorit)

I
Nuk e kam parë Devollin me mollishte e livadhe
Nuk kam pirë unë në krojet me ujë të kristaluar.
Ah, të ishe bir i Skënderajt me ditë flamurtare
E unë të përkundesha mes maleve të borëruar!

Dritëro Agolli

II
Rakinë e fundit të vreshtit për ty do ta ruaj
Verën më të ëmbël do të doja ta shtroj në tryezë
Me një tel lahute do thurja këngën e pambaruar
Nga një stan Kopiliqi qumështin e deleve do të sjell.

III
Me mushtin e fjalës tënde do të ngop shpirtin
Në fjalën e mençur e shoh atdheun dhe më pranë
Me atë det krenarie do ushqej djalin e nipin
Rrugës së pafundme do i jap ngrohtësi dhe zjarr.

IV
Dëgjoj zërat e blertë të Devoll në male mbi Menkulas
Ku liqeni i Prespës kaltëron ku poeti mjalton muzën e art
Shkronja ari lartësuan atë pendë në shtigje malesh dhe trotuare
Atje rizgjoj muzën hijerëndë me shpirt poeti që bleron shpate.

V
Atje rizgjohen lutjet me këmbana në qiparis vargu trokëllin
Tingëllojnë si rrufe malesh të larta në piedestal rrinë me poezinë.
Si shandan shkronja ndriçon vallzon fjala mes kujtesës
Shkon vargu si mjellmë në liqen, tek flakë e zemrës.

Ajet Shala “Ajhasha” Giubiasco. Ch 13. Tetor 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here