Gani Mehmetaj: Kisha politike e kriminelit Milosheviç

2
1192

Objektet e pushtuesve, a duhet ne t’i respektojmë?

EuroEmigrant, 24/09/2016

(Kisha politike e kriminelit Milosheviç dhe Tyrbja e Sulltan Muratit në Gazimestan afër Prishtinës)

Kisha serbe në qendrën universitare të Prishtinës është veja e qyqes që do të na rri mbi kokë si bombë e kurdisur, sa herë ta shoh të arsyeshme Beogradi. Do të provokojnë më këtë gjysmë rrënoje, që të kurdisin skandale, ka rrezik të montojnë bomba për ta rrënuar, shërbimi i tyre i fshehtë mund të lëndojë apo të vrasë studentë a priftërinj, duke ua lënë fajin shqiptarëve mu si në kafenenë “Panda” në Pejë, para 20 vjetësh. Provokimi e rreziku na rri çdo ditë mbi kokë si shpata e Damakleut.

Kisha serbe aty ku u ndërtua nuk e ka asnjë besimtar: oficerët e policët vrasës, që i kishte në kompleksin banesor afër, ia mbathën më të hyrë trupat e NATO-s, nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar. Kishën serbe nuk e ngritën për besimtarë, e ngritën për të dëshmuar të padëshmuarën, kinse Kosova është e tyre.

Shqiptarët s’kanë asgjë kundër kishës-faltore, por janë kundër kishës politike, të ngritur nga krimineli Milosheviq, të mbështetur nga kriminelët e luftës që jetojnë sot në Serbi, pa therrë në këmbë. Shqiptarët janë kundër kësaj ngrehine politike, që do t’u shkaktojë andralla, janë kundër qëndrimit shovinist të kreut të Kishës së Beogradit, që u vu në shërbim të gjenocidit apo që i priu krimeve në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë e Kosovë.

Jo pa qëllim Beogradi e plasi skandalin në kohën kur pushoi rrëmuja në mes të opozitës e pushtetit, për ndarjen kufitare me Malin e Zi. Serbia s’do ta lërë të qetë asnjëherë Kosovën: më kishat ortodokse, që do të duhej të ishin tonat dhe nën ligjshmërinë e Kosovës.

Sa herë kaloj nga “kisha”, që është përballë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ma kujton tmerrin e okupimit serb. Kësaj ngrehine është mëkat t’i thuhet kishë.

Qëllimi i Serbisë është ta bëjnë vend pelegrinazhi, t’ua kujtojnë shqiptarëve diktaturën vrastare dhe t’u thonë sa të pafuqishëm janë. Serbët e kanë bërë një pikë pelegrinazhi, që i thonë Gazimestan (turqisht vendi i lavdisë), afër Prishtinës, ku shkrryhen çdo vjet si derrat në baltë, duke provokuar rëndshëm.

Këtë pikë e kanë shndërruar në vend pelegrinazhi edhe turqit, duke na kujtuar pafuqinë tonë: në vend ta bënim ne simbol kombëtar Fushën e betejës, sepse beteja në mes ballkanasve e turqve u bë në atdheun tonë, Arbërinë, ku morën pjesë princër arbërorë nga jugu e nga veriu. Princërve e luftëtarëve tonë trima nuk u ngritëm asnjë përmendore, as që i kujtojmë, kurse serbët shkrryhen për kontin e tyre – Lazarin në tokat tona.

Ndërkaq, turqit u falën zorrëve të Sulltan Muratit në Tyrben e Gazimestanit, sepse kronistët thonë se vetëm zorrët e Muratit i varrosën në tyrbe, kurse trupin ia dërguan në Brusë.

Kështu, serbët bëjnë pelegrinazh politik që të dëshmojnë të padëshmuarën, kurse turqit duan ta kujtojnë shkëlqimin e historisë së tyre, të mbështetur mbi krime të tmerrshme ndaj arbërorëve.

Ne i shikojmë hutueshëm, si të mos jetonim në këtë botë.

2 KOMENTE

  1. Lidhur me objektin religjioz te ndertuar nga okupatori ne vitet 1990-ta ne token e universitetit publik, mund te themi se eshte ndertuar me qellimet me antishqiptare.
    Poashtu te gjitha objektet religjioze te ndertuara ne Kohen e okupimit otoman jane ndertuar me te njejtin qelllim antishqiptar.
    Te gjitha objektet religjioze ne kohen e okupimit te mbreterise Jugosllave (1912-1941) jane ndertuar mbi baze te antishqiptarizmit.
    Objektet religjioze ne kohen e okupimit te RSFJ-se jane ndertuar ne baza te antishqiptarizmit.
    Poashtu ne Kohen e UNMIK-ut (1999-2008)… jane ndertuar qindra objekte religjioze pa leje ndertimi nga pushteti qe nuk e kane zgjedhe shtetasit e Kosoves, por OKB-ja.
    Objektet religjioze te ndertuara pas 17 Shkurtit 2008, dmth pas fitimit te pavaresise, jane objekte religjioze te ndertuara pa leje ndertimi, sepse nuk ekziston ligji per organizatat religjioze.

    Poashtu sot ne vitin 2016 te gjitha organizatat religjioze veprojne ne menyre joligjore. Pra nese eshte ne pyetje LIGJI , asnje veprimtari e organizuar religjioze nuk duhet lejuar, por vetem praktikimi i religjionit ne prona private eshte i lejuar.

    Prandaj ligji I trajton ne menyre te barabart te gjitha objektet pa leje ndertimi. Nje zyrtar tha se disa objekte religjioze I kane paraqite dokumentet per legalizim, por kush I ka paraqite dokumentet per legalizim…?
    Nuk ka kush sepse asnje organizate zyrtarisht nuk ekziston, sepse nuk ekziston ligji per organizata religjioze. DMTH nuk ekziston si subjekt JURIDIK asnje organizate religjioze.

    Dhe ne fund i nderuari Gani-Ogllu, te gjithe ne qe bartim ndonje emer apo mbiemer te ish okupatoreve… jemi bartes te antshqiptarizmes se ish okupatoreve.

    Emrat dhe mbiemrat siq jane: Gani Shefqet, Gllavurda, Gllavica, Novosella, Zhilivoda, Bahtiri, Hoxha, Mehmeti, Mahmutiii, Haxhiu, Edhe mijera emra mbiemra araboshkavelloturqelik jane emra qe duhet zavendesuar ne SHQIP.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here