“Fundi i botës” në Vlorë

0
1145

Dionis Xhafa

Thonë se shqiptarët janë njerëz të mirë, të urtë, paqësor. Po jo mo, mashtrime janë të gjitha. Shqiptarët ç’nuk kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë. Ata janë në gjendje të bëjnë çdo lloj gjëje, që i ka shkuar në mendje shqiptarit qoftë apo njeriut. Shqiptarët dëgjuan një lajm, që ishte vërtetë i frikshëm. Sigurisht, që në këtë shtetin tonë ka lloj-lloj lajmesh, ka nga ato që thonë se babai përdhunoi të bijën, kemi dëgjuar deri edhe se vëllai vrau vëllanë e lloj-lloj maskarallëku.

Por, kjo që ndodhi në Vlorë, përpara disa kohësh e bëri zi vendin. Një budalla, me mbiemër Zani, një psikopat ndoshta i lindur, kishte shqyer, masakruar e vrarë kushëririn. Ai i kishte thuajse të gjitha, manjakun, vrasësin dhe kanibalin. E ekzekutoi djalin, ia preu kokën, ia la kokën diku në një cep të shtëpisë së tij dhe më pas ia kishte shkatërruar kokën, duke ia ngrënë. Kanibal njeri. Fshati, ku ka ndodhur ngjarja ishte lemerisur. Djali jetonte në Greqi dhe se kur e kishte marrë vesh e ëma se çfarë ka ndodhur, kishte ikur nga mendja e kokës, me ulërima dhe me të tjera ulërima. Në raportin zyrtar të policisë, as që saktësohej se çfarë ka bërë ai njeri me kokën e djalit, për shkakun e thjeshtë se e kishte bërë kokën, në atë mënyrë, sa nuk kishte se çfarë të shikoje më aty. Dhe, kur Zani na doli në gjyq, ishte i ftohtë fare, madje doli edhe “filozof”, kur tha se “më kërkoi vetë që ta haja, e kështu veprova që të bashkonim mendimet”. Gjenial në kanibalizëm!

Po a ka më tmerr se kaq? Ka, e kjo ishte se një baba në Kastriot të Dibrës, kishte përdhunuar vajzën, në pyll, duke u kthyer nga pazari i Peshkopisë. E kishte dhunuar seksualisht vajzën në pyll, ashtu si kafsha. E pra, në krahinën ku mendohet se ka origjinën heroi ynë kombëtar, aty ndodhi përdhunimi. Sa pa moral ishte e gjithë kjo histori, së bashku me atë të Vlorës dhe me histori të tjera të ngjashme, që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në vendin tonë. Sepse, ne jemi një shoqëri e tillë, jo fort e pastër, por të frustruar deri në rrënjë. Duke qenë se ka shumë raste kur mungojnë lidhjet normale, ndodhin edhe këto idiotësira. E pra, çmenduria nuk ka të sosur në Republikën tonë, si çdokund në republika të tjera. Por, këtu llumi ka mundësi të jetë edhe më i madh e më i rëndë.

Kjo, sepse është një vend, ku kanë mbetur në të shumtë ata që nuk kanë pasur mundësi të ikin jashtë, në ndonjë shtet të zhvilluar evropian dhe me ndryshimet e mëdha demografike që po ndodhin, fshati ka ardhur në qytet dhe qyteti po arrariset për në kryeqytet. E, këta të kryeqytetit ikin për në SHBA, për në Gjermani, Francë, Angli, ku të munden, për jetë të mirë, një pakicë. Prandaj, popullata është zvogëluar, se kanë ikur kaq shumë brenda pak viteve. E, kështu marrëzia në këtë vend nuk ka fund, nga monstra që gjenden në të katër anët dhe që ke frikë edhe të ecësh rrugës, i qetë dhe i lirë. Sepse, edhe lirinë nuk ta respektojnë. Liria hahet për çdo ditë, siç hahet buka me paçë. Çdo gjë që e kishim parë se ndodh si anormale në botë, tanimë e shohim edhe në Shqipëri. Jo se më përpara, në sistem tjetër nuk i dinim, por kaq hapur nuk fliteshin. Tmerri ka mbuluar vendin, krimi, monstruoziteti.

D.Xh.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here