Ftesë për themelimin e Lobit “Euro-Shqiptaro-Amerikan”

0
1457

Ftojmë gjithë bashkëmërgimatrët, që të jeni pjesë e takimit të “Botës Mërgimtare”, për hartimin e (PLATFORMËS) së përbashkët, që t’a bashkojmë mërgatën në të gjitha fushat e sferave të specializuara, me një qëllim te krijimit të një unifikimi dhe riorganizimi të Mërgatës Shqiptare në Evropë, Kanada, Australi, Zelandë e Re e deri në Amerikë. Kjo bëhet me qëllimin më të mirë nga:

Aleanca e Bashkimit Shqiptar (ABSH),
Forca e Diasporës për Atdheun (FDA),
Lobi Shqiptaro-amerikan (LSHA),
Lëvizja Ekonomike mbarëshqiptare (Shqiponja e lirë),
Bashkësia Shqiptare e Baden-Würtenbergut gjermani (BSH e BW),
dhe shumë shoqata, asociacione dhe personalitete të shquara në mërgim.

Me këtë rast, FTOJMË shoqatat, klubet kulturore, humanitare, ekonomike, biznisore, …etj., si dhe degët e partive politike të cilat funksionojnë si subjekte jashtë Atdheut. Ftojmë intelektual ,krijues dhe veprimtarë nga e gjithë Bota e Mërgatës Shqiptare që ta epin kontributin e vet rreth krijimit të saj si faktor në vendimmarrje për interesat tona kombëtare në Ballkan dhe ma gjerë.

Pikat e rendit të ditës do të jenë:
1. Prezantimi i shkurtër i strategjisë së bashkimit të mërgatës nën një kulm të përbashkët!
2. Diskutimet e pjesëmarrësve rreth situatës në “Trojet Shqiptare” dhe rreth platformës së krijimit të “Lobit të gjithëmbarëshëm shqiptar”.
3. Paraqitja e platformave ekonomike dhe statuteve politike, të disa subjekteve apo OJQ-ve të marrjes si model për këtë grupim të Mërgatës Shqiptare.
4. Emërtimi i kësaj Lëvizje si Lobi”Euro-Shqiptaro-Amerikan”dhënia e propozimeve dhe aprovimi.
5. Zgjedhja e një këshillit të mundshëm nacional me një Kryesie të zgjeruar me përfaqësuesit e vet nga të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët.
– Luteni që t’i paraqitni kërkesat paraprakisht për diskutim. Diskutimet apo kumtesat e juaja do të jenë me kohëzgjatje përafërsisht 10 deri 15 min.

Takimi mbahet të shtunën, me 20.02.2016 në adresën:
Basler Str. 142
D-79540 Lörrach
duke filluar nga ora 12:00

Kontakti:
Skenderbeg Klaiqi Tel: +491755694191
Shukri Imeri Tel: +4917681333366
Email: info@scanderbeg.de

P.S. Do të keni informata shtesë në bazë të interesimit të juaj rreth PLATFORMËS dhe STATUTIT të disa subjekteve, ku mund të paraqiteni për sugjerime, këshilla apo edhe diskutime, paraprakisht përmes E-Malit të lartshënuar! Të gjitha kumtesat, punimet dhe tekstet e dërguara do të botohen në një libër të veçantë.
Ju lutëm konfirmoni pjesëmarrjen tuaj :

Këshilli Organizativ:i Lobit-Euro-Amerikano-Shqiptar
Njofton Asllan Dibrani

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here