Fotografia politike e Kosovës nuk është duke ndryshuar për të mirë më dekada?!

0
297

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Në shtetet e zhvilluara politika nuk është e dorës së parë. Njerëzit e kulturës dhe të artit janë alfa dhe omega e një shteti të zhvilluar dhe demokratik. Zhvillimi i një shteti edhe shikohet më shkallën e zhvillimit të artit dhe të kulturës. Nuk thuhet kot se njerëzit e kulturës janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Politika na është imponuar, sa po bijmë më fjetë dhe po zgjohemi më temat e politikës. Duket së sa më i pa zhvilluar që të jetë një shtet edhe temat e politikës bëhën të pa shmangshme.

Politikë në familje, politikë në rrugë, politikë në kafene, politikë në mengjes, politikë në mbrëmje, politikë në secilin mes!!! Madje njerëzit për tema të politikës dhe për politikanët edhe po grushtohen ndërmjet veti! Deri këtu ka shkuar puna sa militantët partiakë i injorojnë rivalet e vet politikë më të madhe duke i qitur në taborrin e armiqëve. Tema e politikës i ka qitë nën hije të gjitha temat e tjera që lidhën më zhvillimin e një vendi. Kjo është një e keqe e madhe e jona. Thua së po lindim dhe po vdesim më temën e politikës.

Politika është bërë e pa shmangshme edhe për faktin së shumica e te rinjëve tanë kan mbetur të pa punë, e këtë zbrazëti të them ashtu të kohës po e plotësojnë më temat e politikës. Fatkeqësisht nga njerëzit e politikës po mvarët edhe e ardhmja jonë. Po mvaret për shkak të stagnimit të madh në sferën ekonomike. Këta në krye të shtetit e kan shkatërruar ekonominë, dhe po shkatërrojnë çdo gjë më vlerë para veti.

Edhe fëmijët në djep po i njohin këta kauzipolitikan, së politikanë të mirëfilltë njerëzit më biografi edhe kriminale nuk mundën kurrë të bëhën. Në vend që ti cilësojnë si njerëz të dëmshem, ende bukur shumë po iu thurin edhe hymne. Kjo është ana më e errët e të logjikuarit. Të punohet kaq shumë kundër vete-vetës, vëtem të në shqiptarët mund të shohësh dhe mund të dëgjosh. Çfarë rëndësie ka së kush është në krye të shtetit, sa është e rëndësishme së ai a po punon mirë apo keq për shtet dhe për komb.

Politika na ka depërtuar më së shumti përmes gazetave, televizioneve dhe rrjeteve të ndryshme sociale. Na është mbushur vërtetë koka më politikë, dhe me çfarë politike së, fund e krye diletante dhe idioteske. Duhet të ndihemi keq të gjithë nga fotografia politike e Kosovës e cila nuk është ndryshuar për të mirë më dekada. Duke parë fuqinë e mediave secili pushtet në botë edhe bënë përpjekje për futjën e ndikimit të madh në këto media, duke i bërë mjete për arritjën e qëllimeve të caktura politike.

Ende nuk po kemi medie krejtësisht të lira. Pa mediume krejt të lira, nuk kemi as liri përsonale dhe as liri politike. Mediat e lira i kan rrëzuar diktaturat më të egra në Evropë.Kjo të ne ende nuk po ndodhë dhe për atë edhe po iu zgjatët jeta kaq shumë pushteteve krejt autokratike dhe despotike…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here