Forca është bashkimi

0
473

Miku ime inxh. Abdullah Begolli kishte publikuar kete matrial mjafte interesant, me shume kenaqesi e dergova per botim tek ‘Fjala e Lirë’. /Gj. Musa

Fjale e mbajtur nga Ismet Begolli në Qershor të vitit 2000

Zonja dhe zotrinjë,

Jemi në muajin e mortit kombëtarë. Këto ditë u mbajtën shumë tubime për të përkujtuar martirët e kombit të cilët ranë aq trimërishtë, sypatrembur, për të mbrojtur Atdheun, për të dëshmuar porosinë e gjakut se forca është bashkimi, se lufta ishte fati ynë historikë që na ndoqi nëpër shekuj.

Kjo tokë ishte e ëmbël për të huajtë po aq sa ishte e shtrenjët për ne. Dhe kushedi sa njerëz do të kenë rënë për shekuj robërie, asnjëherë nuk i kemi bërë llogaritë.

Sa herë që jemi përpjekur ti përkujtojmë të rënët, ti shkruajmë emrat e tyre, na është tërhequr vërejtja, lëreni këtë punë, harroni, mos shkruani, po patët mundësi bëni një evidencë statistikore, thuase është lehtë të evidentohen emra të rënësh dhe të masakruarish me gjakftohtësi evidentuesish protokollar si në librat e ëmzës të të vdekurve, pa as far emocionesh. Edhe ata libra ëmë kësaj radhe të shumtën u dogjën nga pushtuesi serb sepse deshën që në Shalë e Drenicë, Llap e Gallap, në Dukagjin e Kosovë, të përsëritet Toplica, të mos mbete gjurmë shqiptari, kulm shtëpie, frymë bagëtie.

Serbet deshën që me një ofensivëtë rrufeshme duke vënë në veprim 200-300 mijë policë e ushtarë të paisur dendur me armatim, pushkë, automatik, bomba dore, alltileri me raketahedhës, në raste të caktuara duke përdorur edhe aeroplanët, të mbajnë në distancë luftëtarët e lirisë, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Luan Haradinaj, Agim Ramadani e shumë e shumë trima dhe heronjë të Lirisë.

Të mbanin në distancë shokët e Ali Ajetit dhe të Hasan Ramadanit të cilët nuk kishin armë më të rënda se pushkët, aty këtu ndonjë bombë dore, por kishin gjokset e tyre dhe trimëritë, kishin heroizmin për tu përballur drejtëpërsëdrejti me pushtuesin shumëfish më të armatosur.

Serbet deshën që me një akcion të rrufeshëm të eliminonin nga sqena politike ti vrisnin dhe ti zhduknin politikajët e njohur në përmasa ndërkombëtare siqë bënë me Ukshin Hotin, Fehmi Aganin, mbrojtësit si Bajram Kelmendi, njerëzit e artit të shkencës dhe të kulturës si Latif Berisha, Ymer Elshani, sindikalistët e njohur si që ishte Agim Hajrizi, Humanitarët si Dr. Shpëtim Robaj etj. Me një fjalë, deshën të digjnin gjithëçka në Kosovë, sikurse digjet një pyll i dendur kur përshkohet nga një zjarr i madh që përhapet nga një erë e fortë.

Për të sjellur para aktit të kryer bashkësinë ndërkombëtare, kishin vënë përpara një popull të tërin: ushtarë e qytetarë të thjeshtë, pleqë e të rinjë, gra dhe fëmijë.

I rreshtonin dhe i vrisnin në shtëpi, skaj rrugës publikisht, kudo, pa as një shkas, qytetarët e paarmatosur pleq e plaka, fëmijët në lojë, nuseve dhe vashave të reja ua hiqnin unazat, qaforet e stolitë e tjera, i vrisnin, i fyenin dhe i përdhunonin, plaçkisnin pasurinë, shtëpive ua venin flakën. Bënin ligësi të atilla të cilat nuk i përthekon mendja as arsyeja njerëzore, ligësi të cilat kanë mundur të projektohen nga shkollar mendje kriminelësh, shpirtëzinjë.

Njerëzit e thjeshtë nuk dijnë të projektojnë krime të tilla.
Jo vetëm qirinjët, por as shandanët nuk mjaftojnë për të ndriquar skutat e shtëpive të djegura, podrumet, shtallat dhe puset e ujit për të gjetur kufomat e bjerrura dhe të djegura.

Dhe, jo, jo. o Zot, nuk janë këta tanët tundnin kokën me lotët nëpër fytyrë, njerëzit kur në vend të vashave dhe të djemëve fytyrkuq, shëndet plot, gjenin copra trupash të tretur dhe të djegur, koka të përgjysmuara, rroba të grisura, gjymtyrë të bartura dhe të mbuluara nëpër hendeqe, livadhe, ara,dhe male, nëpër fushën e mbuluar me barë, shavarinë, nëpër të lashtat e shtrira nga rrebeshet e shiut.

Në Qershorin e vitit 1999, Kosova ishte shëndrruar në gjungël, tokë të papunuar, thuase nuk e kishte prekur më parë dorë njeriu.Gjithkund vinte era shkrumb e hi.

Vetm parulla”OVDJE JE SRBIJA” (ketu eshte serbi), shprehte Realitetin e barbarisë serbe të shekullit, fytyrën e zezë të krimit.
Njerëzit ju përveshën punës në Qershorin e Zisë për të zbuluar krimin. Në vend të punimit të fushës së minuar nga e cila për çdo ditë na lindnin krime të reja, shumë sishë vrapuan nëpër varreza masive, jo për të mihur Xehe nëpër minjerat e Kosovës të demoluara dhe të shkatrruara, nga të cilat në të kaluarën rrodhën shumë tonelata xehe, por për të gjetur të vetët të cilët ishin bërë varr, mish për top, nga armët të cilat u prodhuan edhe nga punëtorët shqiptar që bënin punët më të rënda nëpër të gjitha viset e Jugosllavisë. Njerëz të cilët u hodhën në rrugë pa as një kompensim.

A është ky demokratizimi serb të cilin ata e zbuluan këto ditë, në një tubim në Hungari?!

Forca është bashkimi.
Dhe kush mund të ndaj sot heronjët, dëshmorët dhe të thotë:
Këta ishin ushtar, këta ishin civil, të cilët nuk na interesojnë! Kush mund të ndaj Gjakun i cili gjak rrodhi njësoi nëpër damarët e sejcilit të rënë.

Gjaku i cili u ndoq nga të njëjtat dhembje, ofshama, që lagu njësoi tokën sikurse lotët që derdhi populli.
Ne sot jemi tubuar për tu bërë nderime, martirëve, të rënëve. Njësoi ndjehemi para secilit varr, para secilit të rënë. Ndjejmë dhembje për të gjithë ata të cilët po dergjen burgjeve serbe, për ata për fatin e të cilëve nuk kemi lajme sikurse është politikologu ynë më i njohur në pëpërmasa ndërkombëtare prof.Ukshin Hoti.
Gjithëmon kemi ndërmend porosinë e liderit kombëtar të të gjitha kohërave z.Adem Demaqit.” Jo gishtin e krimit por dorën e pajtimit”.

Fitorja jonë është Liria, zhvillimi. Kosova po këndellet, po lindë. Ka filluar të rindërtohet, përkundër ndërskamcës serbe në Mitrovicë, në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc.
Mirënjohja jonë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, është e njëjtë me nderimin që u bëjmë të gjithë të rënëve të luftës.

Për të gjithë të rënët kemi një fjalë të përbashkët: LAVDI JU QOFTË.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here