Forca e unitetit

0
291

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Arti i të jetuarit është më i ngjashëm me një ndeshje mundjeje se një valle. Shqiptari duhet të jetë i përgatitur; i qëndrueshëm në këmbët e tij dhe i patundshëm si shkëmb kundër të gjitha sulmeve, edhe në qoftë se ato vijnë papritur. Kushdo që dëshiron të struket larg nga çdo luftë, nuk do të njohë kurrë ndonjë fitore.

* * *

Për të ndërtuar një të ardhme për pasardhësit tanë duhet bashkarish të ndryshojmë qasjen ndaj gjërave, ngjarjeve dhe sendeve. Lypset të bazohemi vetëm në forcat tona sepse bota nuk u ndihmon atyre që mohojnë vetveten. Shqiptarët kanë një admirim të çuditshëm për gjithçka të huaj dhe për të gjithë të huajt, duke përfshirë edhe armiqtë shekullor. Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbrit, janë ata këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve, turqve, arabëve.

“Politikanët” shqipfolës janë shumë të interesuar për interesat personale por aspak për interesat e atyre që i përfaqësojnë. Me dekada japin vetëm premtime por jo realizime. Megjithatë, problemi kryesor qëndron në faktin se popullata akoma nuk e ka kuptuar se Uniteti e bën forcën.

Sa më në jug të Shqipërisë që shkon, aq më jokombëtarë është përqindja e popullatës shqiptare dhe aq më tepër (për motive fetare) janë në gjendje të vdesin për grekun dhe serbin. “Nuk kam asnjë ndjenjë për këngët shqipe, nuk më interesojnë fare. Kur dëgjojë këngë greke më ngrihen leshrat, të mrekullueshme, fantastike, folklori më i bukur dhe më i ëmbël në botë”, – më tha njëri prej tyre.

Ndërkaq, ata të Kosovës dhe FYROM-it janë pak më tepër kombëtarë. Por shumë prej tyre (për motive fetare) janë në gjendje të vdesin për turkun dhe arabin. Ata bile përloten dhe vdesin edhe gjatë shikimit të përditshëm të “sapun operave” televizive turke/arabe, sidomos kur “heroi” i filmit vritet apo vdes.

* * *

“Ne shqiptarët kemi nevojë për një identitet të fortë që është i mjaftueshëm që ne të dimë se kush jemi. Unë jam në rrugën për në përjetësi. Por, për sa kohë që kam fuqi, unë nuk do të lejojë shkatërrimin e Atdheut tim” – më thoshte gjyshi im, ish oficer i lartë. Dhe, unë vazhdojë në rrugën e tij.

Unë jam i lindur në Australi nga fundi i vitit 1976 dhe nuk di shumë për kohën e xhaxhit Enver, ama shqiptari tipik i sotëm është kozmopolit, nuk ka asnjë krenari kombëtare, nuk ndjen gëzim, por as hidhërim apo vuajtje. Për ta bota është gri, qielli nuk është asnjëherë i kaltër, nuk ka shijen se jeton dhe shpesh do të parapëlqente të ishte i vdekur. Këta persona nuk kanë prirje për t`u vetë-akuzuar, për t`u ndjerë fajtorë, për t`u merakosur për dështimin e tyre.

* * *

Mediumet tona kryesisht dominohen nga analizat e rreme të njerëzve të rremë me besueshmëri të rreme. Përkundër faktit se vetë-deklarohen se gjoja na qenkan kombëtare, janë joprofesionale, tradhtare, në thelb u shërbejnë armiqve tradicional dhe të paguar nga ata, nuk janë gjë tjetër vetëm plehra që janë themeluar dhe udhëhiqen nga plehrat. Prandaj unë personalisht bashkëpunoj dhe postoj vetëm te ato pak mediume për të cilat kam mendime të larta.

* * *

Njerëzit e veçantë, ata me fantazi, ekzistojnë vetëm për hapin cilësor, për të ëndërruar të paimagjinueshmen, nga ku ndoshta një ditë prej peshkut do të ketë prejardhjen një kafshë tokësore, nga majmuni një antropoid.

Të presësh nga një individ i palidhur me të tjerët të veprojë sipas një sistemi të caktuar vlerash, është kontradiktore. Vlerat janë çështje përzgjedhjeje sa edhe gjithçka tjetër. Përzgjedhja mund të jetë e vetëdijshme dhe rezultat i një refleksioni apo lufte shpirtërore të gjatë, më shumë gjasa ka të jetë nga një vrull i brendshëm i çastit ose i mbështetur në ndikimin e traditës familjare, këshillave, reklamës apo ndonjë ndikimi tjetër të jashtëm.

Përzgjedhjen e vlerave individët janë të detyruar ta bëjnë nën trysni të forta të jashtme. Po të ishte vetëm çështje përzgjedhjeje konsumi ose kurvëria, atëherë nuk do të kishte ndonjë vështirësi të madhe. Kur vjen puna për të vendosur çfarë cigaresh duhet blerë ose cilin bordel duhet zgjedhur për ta vizituar mund të shërbejë ndjenja e kënaqësisë.

Por shoqëria shqiptare nuk mund të ndërtohet vetëm mbi parimin e kënaqësisë. Jeta ka edhe dhimbje, rreziqe, të papritura, dhe në fund vdekje. Po të ishte vetëm kënaqësia i vetmi standard i kombeve të përparuara, siç është me rastin e shqiptarëve, atëherë nuk do të ndërtonin shtetet e tyre të forta, kurse shumë nga organizatat apo institucionet që përbëjnë shoqërinë nuk do të mbijetonin, gjithashtu nuk mund të realizoheshin as shumë nga zbulimet dhe krijimet artistike e teknike që përbëjnë qytetërimin e civilizuar.

* * *

Njeriu gjithmonë ka prirjen të kalojë nga personalja tek universalja. Shumë njerëz vijnë te parimet e tyre duke i nxjerrë nga përvoja vetjake, unë nuk bëjë përjashtim.

Kur ulem pranë kompjuterit dhe filloj shkrimin e ndonjë artikulli për mediumet e preferuara, më duket sikur mund të hidhem si të dua në krahët e imagjinatës e të fluturoj ku të dua, por imagjinata ime është të kontribuoj në përhapjen e idesë së shoqërisë së lirë shqiptare, nxitjes së nacionalizmit pozitiv, Unitetit mes shqiptarëve kudo që gjenden, dekolonizimit dhe ribashkimit të Atdheut të gjyshërve të mi, Shqipërisë Natyrale. Veçse në këtë pikë ndeshem me gabueshmërinë time, një pengesë së cilës nuk i shpëtoj dot.

Për të realizuar këtë projekt, për mua nuk mjafton vetëm të kesh besim në të; këtë besim duhet ta ketë gjithë shoqëria shqiptare. Pikërisht në këtë gjë jam zhgënjyer keqas, sidomos kohëve të fundit, ku edhe njëherë u konfirmua se nuk kemi të përbashkëta të njëjtat vlera. Shoqëria shqiptare vuan nga një mangësi vlerash, prandaj intelektualëve dhe atdhetarëve të mirëfilltë u nevojitet një ide origjinale për t’i frymëzuar.

* * *

Duhet të shemben të gjitha kishat ortodokse financimi i të cilave është bërë nga grekët, me qëllim të tjetërsimit të shqiptarëve dhe pastaj asimilimit të tyre në grek, kolonizimit.

Të shemben të gjitha xhamitë financimi i të cilave është bërë nga turqit, arabët, iranianët, me qëllim të tjetërsimit të shqiptarëve dhe pastaj asimilimit të tyre në “mysliman” turq, arab, kolonizimit.

Në të gjitha objektet fetare të trojeve shqiptare të flitet 100% shqip dhe vetëm shqip.
Të burgosen dhe të dënohen rëndë të gjithë priftërinjtë ortodoks dhe hoxhallarët mysliman që me dekada e kanë keqpërdorur lirinë fetare duke punuar kundër Shqipërisë brenda dhe jashtë murit të arbrit.

Të burgosen dhe dënohen rëndë të gjithë kriminelët, duke filluar nga politikanët, zyrtarët dhe intelektualët e korruptuar që përveç pisllëqeve tjera janë të zhytur në korrupsion dhe krimin e organizuar.

Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të merret me mendime të dëshiruara, por me propozimin dhe zbatimin e politikave. Probleme të mëdha bëjnë thirrje për masa të fuqishme. Ai duhet të jetë në gjendje për të trajtuar problemet.

* * *

Mos mashtrojmë më vetveten. Për të trajtuar si duhet një problem assesi nuk duhet të jemi politikisht korrekt, por domosdoshmërish ta shohim problemin ashtu siç faktikisht është e jo si dëshirojmë të ishte. Ne nuk mund t`i zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtët mendime që kemi përdorur kur i krijuam problemet.

Ashtu siç është e nevojshme të kemi ligje për të mbajtur një moral të lartë, kemi nevojë për një moral të lartë për të mbajtur/ruajtur ligjin.

Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri 2017.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here