Filmi dokumentar për heroin, Ahmet Krasniqin, dhe e vërteta e luftës së FARK-ut

0
371

– Ish kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha “Kam përshtypjen më të mirë për komandantin, Ahmet Krasniqin, i cili dha një kontribut të ndritur. Ai ishte një hero i vërtetë, që ra nga një dorë vrastare”…

Nga Skënder MULLIQI

Secilen verë qe vjen pjestarët e Shoqatës Humanitare “Sali Çekaj” më seli në Zvicër, po i vizitojnë vendlindjet e tyre. Në mënyrë të organizuar ata po vizitojnë edhe varrezat e dëshmorëve të kombit në Kosharën Legjendare dhe vende tjera. Po i vizitojnë dhe po bëjnë nderime para heronjëve të kombit, Sali Qekaj e Agim Ramadanit etj. Gjithandej kah prehen eshtrat e atyre të cilët bënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, anetarët e shoqatës gjetën kohë për të qenë aty afër në mesin e bashkëluftetarve duke vënë kurora lulësh, e të cilët nuk janë më në këtë botë, por që nuk do të harrohen kurrë.

Kësaj vere pasi që ishin kryer nderimet për deshmorët dhe heronjët e krahut institucional të luftës të udhëhequra nga ushtaraku i karrierës kolonel, Ahmet Krasniqi, bashkë më kryetarin e kësaj shoqate e cila beri shumë për shumë familje, për shumë individë e luftetarë të lirisë duke u ndërtuar shtepi të re e ndihma të tjera, Saim Tahirajn u nisem për në Prishtinë, ku Saimi në emer të shoqatës kishte lën një takim më realizuaesit e filmit dokumentarë për colonel; Ahmet Krasniqin. Në shtëpinë e regjisorit të këtij dokumentari më peshë të madhe mbarë kombetare, Fatos Lokaj, ishin të pranishem disa nga bashkëpunëtorët e ngusht të Ahmet Krasniqit. Saimi më rrëfeu shkurtazi gjatë rrugëtimit tonë së për realizimin e këtij dokumentari janë duke hasur në pengesa të qëllimshme dhe zvarritje tjera.

Mësuam nga skenaristi i dokumentarit, Skender Zogaj dhe regjisori Fatos Lokaj së punimet kan arritur në fazën përfundimtare. Këtyre ditëve filmi për colonel, Ahmet Krasniqin e vrarë nga nje dorë mizore dhe tradhëtare u shfaqë për publikun e gjerë në RTV, e cili televizion mëriton qdo lavdatë pasi qe televizonet tjera duket se ishin të penguara që filmi të shfaqet edhe atje. E gjithë ajo çka është bërë në prapaskena kishte reaguar shoqata e cila kishte bërë që ky film pas shumë kohësh të zbardhë të gjithë ta palarat e atyre të cilët e konstetuan krahun e FARKU-t, jo vetem ata të ish LPK-së, por edhe disa nga LDK-ja, kështu thuhet ndër të tjera në reagimin e kesaj shoqate. Unë më kërrsheri të veqantë ndoqa fillimin.

Kronologjia e ngjarjëve më duket së është pasqyruar mirë nga regjisori, Lokaj dhe skenaristi, Zogaj. Për jetën dhe veprën e heroit, Ahmet Krasaniqit folën pikërisht ata që edhe u takonte edhe pse ka pasur vend edhe për të tjerë. Folën përsonlitete të shquara të jetës ushtarake dhe të jetës politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Ishin të përfshirë në dokumentar bashkëpunëtorët e ngushtë të Ahmetit, ushtarakë, familijaret e tij, dhe njerëzit nga jeta politike. Mundi dhe përkushtimi i shoqatës që më në fund të dalë në dritë jeta, vepra dhe vrasja e Ahmet Krasniqit është për çdo lavdatë, e kritizerëve, tendenciozëve dhe frikacakëve në këtë rast nuk u mbetët vend.

Është turp i madh i gjithë atyre të cilët bën përpjekje që mos të dalë në dritë filmi, i cili pasqyron mirë funksionimin e krahut institucional të luftës ku për komandant kishin presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.Obstrukcioneve të ndryshme të cilat janë bërë qëllimisht për denigrimin e luftës institucionale më shfaqjën e filmit edhe më shumë u ka dalur boja. Ky dokumentarë eshte vëtem një pjesë e akativitetit politikë dhe ushtarak të FARK-ut, por që në fakt fletë shumë. Kosova e shpalli trimin e madh të kombit, Ahmet Krsaniqin hero në kohën kur për president ishte, Fatmir Sejdiu. Ahmeti bashkë më familjën e tij bënë shumë për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Por e keqja e të gjitha nododhive të pa mira të pas luftës, ishte mos interesimi e institucioneve që vrasja e kolonelit në Tiranë, të zbardhët përfundimisht. E mira është së gjithnjë e më shumë po lakuriqësohen të gjithë profiterët e luftës. Një lakuriqësim në planin ushtarakë këtyre ua bëri edhe dalja në dritë e këtij filmi dokumentar… Tregimi për figurën madhore të kombit, Ahmet Krasniqin është shumë i gjatë kur dihet sa i gjatë ishte aktiviteti i tij politikë dhe ushtarak, duke filluar nga lufta e Kroacisë. Ky dokumentar u pëlqye dhe ka bërë bujë në opinionin e gjerë publik për të mirë. Këtë shkrim e përmbylli siq e përmbylli edhe këtë dokumentarë, ish kryeministri i Shqipërisë, z.Sali Berisha “Kam përshtypjen më të mirë për komandantin, Ahmet Krasniqin, i cili dha një kontribut të ndritur. Ai ishte një hero i vërtetë që ra nga një dorë vrastare”…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here