Është koha që amatorët e politikës të zëvëndësohen më profesionistët

0
637

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Nese një strukturë politike ka punuar gabimisht për shumë vite sigurisht së nuk ka çka na sjellë të re edhe në vitin vijues. Këta njerëz në pushtet nuk dëshirojnë të ndëgjojnë askënd. Edhe ky fillim vit nuk solli asgjë të re në skenën tonë poltike. Gjithëçka po shkon në stilin e vjetër nga struktura politike në pushtet. Dy vozhdët e saj Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe të ndëgjueshmit e tyre kan filluar më gjahun e tyre së si të ripozocionohen në pushtet. Ata po dëshirojnë ta përvetësojnë pozita të reja pushtetare, duke i hedhur qytetarët edhe më shumë në skamë dhe mjerim social. Sikurse Qeveria ashtu edhe Parlamenti janë mbushur më parazitë dhe gjyetarë të mirë të gjahut sa herë që atyre u vie rasti.

Dhe, aq me keq kur në Qeveri dhe Parlament janë ulur këmb kryq shumë njerëz të përfolur për krim të organizuar dhe korrupcion. Këta janë duke vepruar thua së në vitin që lam pas nuk ka ndodhur ama bash asgjë. Këta janë një grup i njerëzve të pa arsimuar politikisht, një grup njërzish të sprovuar për hajni, një grup oligarkesh të cilët janë mësuar që të përvetësojnë materjalisht dhe politikisht. Tashmë është pru në rrezik edhe sovraniteti i Kosovës. Ne, nuk po lëmë mbrapa vëtem një vit të humbur, por edhe shumë vite të tjera. Secili vit që po vjen në vend të përparimit, po bëhët edhe më i vështirë për qytetarët e Kosovës.

Jo vetëm që po thellohët mjerimi social, por masovikisht po braktiset atdheu nga pa përspektiva e krijuar. Është koha që amatorët e politikës të zëvendësohen me profesionistët. E kjo do të duhej të bëhët paraprakisht në të gjitha partitë kryesore politike, për të mirën e gjithmabarshme. Ne Kosovë po thuaj të gjithë “idiotët” e tipit të Dostojevskit janë inkuadruar në politikë. Jo që politika është profesion human dhe profesion i njerëzve elitare në kuptimin e plotë të fjalës, të cilët primare i kan interesat e përgjithshme.

Ne Kosovë këta amatorë të politikës po sillën si zotër. Këta në vend të mendojnë për shtetndërtim dhe mirëqenje po mëndojnë për ripozicionimet e reja duke ruajtur pushtetin apsolut më çdo kusht. Qytetarët nuk ishte dashur ta parapelqejnë rolin e vështruesit në gjithë këtë që po ndodhë në kurrizin e tyre dhe me votat e tyre. Zatën ky pushtet dhe çdo pushtet tjetër apsolut e para pelqën dëgjueshmerinë qytetare. Jeta pasive politike po bën që të mbeten në skenën tonë politike aq gjatë këta politikanë të tipit autokratik.

Kjo oligarki politiko-financiare po na dëmton edhe në planin afatëgjatë, duke instaluar të rinia jonë logjikën e keqe të pasurimit mbrenda natës, dhe të instalimit të logjikës mafioze politike. Në të gjitha sistemet do të duhej të bëhën ndryshime kualitative, në menyrë që ta çmontojmë logjikën e keqe profitereske. Të hartojmë plane strategjike afatëgjate për ndryshimin e gjendjës në mënyrë kualitative.

Të bëhët një rioraganizim krejt tjetër edhe në sistemi arsimor të këtij vendi. Që shoqëria të jetë e qytetarëve, nevoitet që ata punët ti marrin në dorën e tyre, duke stopuar të gjitha demagogjit dhe demagogët. Është koha që secili individualisht të angazhohemi për më shumë dije dhe më shumë kulturë para së gjithash, për të bërë hapat e duhur në normalizimin e gjendjës politike dhe të rrjedhave ekonomike të dobëta. Kur të lirohemi nga të gjitha paragjykimet së vetevetiu bëhët mirë, atëherë edhe mund të presim në rezultate konkrete pozitive.

Atëherë edhe bëhemi vetvetja, pa pasur nevojë që dikush tjetër të na dikton së si duhet punuar për shtetndërtim. Kosovës i duhen forcat të reja kreative politike, të cilët në mënyrë kritike do ta analizonin botën rreth tyre. Kosova më njerëzit të cilët nuk punuan mirë, më ata të cilët nuk e kan ruajtur dinjitetin dhe moralin politik, është ngopur tashmë së tepërmi…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here