Ekspanzioni i rrenave politike ?!

0
338

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shumë më herët ekziston bindja së njerëzit e politikës janë genjështarë, më një dallim së cili nga politikanët rrenë më shumë së tjetri. Për të vërtetën e pa kontestueshme shumë pak ka mbetur vend. Kjo gjë po ndodhë në të gjitha nivelet. Rrena të mëdha dhe rrena të vogla më së shumti kemi dëgjuar gjatë fushatave elektorale, ku janë përjashtuar gadi krejt faktet. Duket së botën e ka vërshuar më shumë e keqja së sa e mira. Rrenat bëhën të rrezikshem për një shtet atëherë kur merren vendime politike të mëdha. Këto rrena përgatitën mirë para prakisht në kuzhinat e njerëzve të politikës.

E vërteta politike më shumë po është individuale së sa e karakterit të përgjithshem. Rrenat për qëllime pushtuese i kanë përdorur serbët historikisht karshi tokave shqiptare. Këto rrena janë lançuar nga strukturat më të larta të shtetit, Akademisë dhe Kishës Ortodokse Serbe. Këto rrena për shumë vite serbëve u kanë pi ujë para faktorit ndërkombëtar. Rrena të tilla ishin rrenat e babait të kombit serb, Dobrica Çosiqit. Rrena e madhe së serbet janë popull hyjnor, së janë populli më i lashtë e plotë rrena të tjera, të cilat rrena bënë që të kemi edhe gjenocid më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë.

Rrenat për qëllime të caktuara politike i preferuan komunistet, duke e shtrembëruar krejt realitetin, duke i eleminuar faktet, për ta ruajtur pushtetin tiranik. Demokracia është duke u ballafaquar më problemin e dallimit të fakteve prej fakteve imagjinare. Ajo që është qenësore kur të vjen koha e zgjedhjeve është së si të bëhët dallimi i qartë i kërkesave reale nga kerkesat e premtuara ashtu krejt kotazi nga liderët e partive politike. Në bazë të rrenave shumë njerëz edhe u ngritën në skenën tonë politike. Ata si autsajder politikë arriten që të mashtrojnë elektoratin në fushata, e pastaj si pushtetarë e mashtruan edhe faktikisht. Arritën të zgjojnë euforinë në mesin e votuesve, të cilën gjë e shfrytëzuan mirë për realizimin e interesave përsonale dhe përfitimeve. Krijuan eufori të masa qëllimisht, që ata të kenaqën më të arriturat të vogla.

Nuk inkuadruan kurrë ajkën intelektuale të cilën më shantazhe, por edhe më kërcnime të ndryshme arritën ta mbajnë të heshtur para sfidave të mëdha. Krejt këto pisllëqe i planifikuan mirë për ta lënë terrenin e hapur të keqpërdorimeve dhe të pasurimit ta pafund të tyre. Eliminuan edhe ekspertet e mirëfilltë të cilët do të kishin punuar ndërshmerisht për shtetndërtim dhe mirëqenje. Krijuan rrethana të pa qendrueshemërisë politike dhe të pa qendrueshmërisë ekonomike. Po asnjë lloj turpi po deklarojnë së punët shtetërore janë gjoja duke i kryer mirë. Pushtetet e futën kontrollin e rrept në disa media të cilat janë bërë mjet i fortë i propagandës dhe të rrenave të tjera më bollëk. Më së keqi kur rrenat politike u instaluan në sistemin e drejtësisë. Gjithë ato vrasje na ndodhen para syve tanë, dhe gjithmonë ndëgjuam refrenin monoton së “hetimet vazhdojnë”.

U vranë shumë përsonalitete të jetës politike dhe ushtarake dhe e vërteta e tyre nuk u bë e ditur deri sot nga organet tona të drejtësisë. I patëm vjedhjët në dhomat e dëshmive në Pejë dhe në Prishtinë dhë asgjë askujt si ndodhi, as përgjegjesi morale nuk pamë. Rrena më gjasë më e fundit e pushtetit është rezultati i hetimeve për vdekjën e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Rezultatet janë së Astriti ka bërë vetëvrasje. Kur organet shtetërore nuk kan qenë rregullisht në nivel, por të ndikuara nga njerëzit e politikës, atëherë nuk është qudi së ka humbur shumë besimi i qytetarve në këto organe. Ta futësh në gojë ndonjë mjet të fortë për tu vetëvrare siq supozohet apo edhe diqka tjetër, duket së është një rrenë e madhe.

Nuk ka pasur asnjë arysye Astriti të vepron si serbi Martinoviq para shumë vitësh kur e kishte futur shishën në prapanicë, që faji të bie mbi shqiptarët. Rasti Martinoviq ishte bërë qëllimisht që ta nxitë pushtetin shovenist serbë karshi shqiptarëve, më tendencë edhe të paraqitjës para opinionit botëror, së shqiptarët janë popull dhunues dhe terrorist. Dihet edhe rasti në kafenën serbe “Panda” në Pejë, kur vet pushteti serb kishte vrarë disa të rinjë serbë për ti terrorizuar shqiptarët jo vetëm të rajonit të Pejës. Natyrisht, së rasti Astritit është krejt diqka tjetër. Astriti ishte student i dalluar i mjekësisë, veprimtar dhe anëtar i VV-së. I përmenda rastët e serbëve, sepse arsyetimet e dhëna nga pushteti mund të bëhën më arsyetimin që faji të bie mbi VV-në, së ajo është e interesuar ti terrorizon anëtarët e vet, e gjë që është jashtë çdo logjike të shëndosh.

Edhe po të jetë ashtu, prap pushteti nuk mund të lirohet nga përgjegjësia, pse ka lejuar që të mdodhë kjo vrasje në duar të tij. Gjithmonë po jemi midis rrenës dhe të vërtetës, që është edhe më keq. Një pjesë e mediave janë dhënë pas senzacioneve që nuk i bën mirë situatës së ndërlikuar politike. Dihet së roli i mediave eshtë të thuhet e vërteta dhe vëtem e vërteta. Kemi mbetur në mes luftës konfuze, kemi mbetur në mes të vërtetës dhe falsifikimeve, kemi mbetur midis fakteve dhe të dhënave të dyshimta, duke mjegulluar kështu një rast, i cili është shumë i ndijshem për familjën dhe më gjerë.

Ekspanzionit të rrenave politike dhe të gjitha rrenave të tjera është koha që tu kundervëhemi më të vërtetat e pa kontestueshme. Të gjitha mediat tona të shkruara dhe elektronike duhet të kan një çasje koherente karshi të gjitha ndodhive në Kosovë. Ta largojmë më të vërteta perdën e zymtësisë e cila aktualisht e ka mbular Kosovën. Mos ta komplikojmë të vërtetën, ose ta zëvëndësojmë atë më diçka sa për ta tërheqë vemendjën tonë…

SHKRUAJ NJË KOMENT