E tmerrshme: Lexoni se si përfundojnë gratë kosovare kur atyre i’u vdes bashkëshorti në Siri

1
493

Zëri, 25 Shkurt 2015

Shkuarja e burrave nga Kosova në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah Shtetit Islamik (ISIS), apo edhe organizatave tjera terroriste islamike, bëhet edhe më tragjike, për faktin se shumë prej rekrutuesve, po marrin me vete edhe bashkëshortet dhe fëmijët e mitur.

Shumica prej grave që nisën në drejtim të ‘Tokës së Shamit’, për të qëndruar afër bashkëshortëve, përfundojnë vetëm,transmeton zeri.info.

Por, çfarë ndodh me ato, kur mbesin në duar të ISIS-it, pas vdekjes së bashkëshortëve?

Doktori i shkencave islame, Musli Vërbani, e quan tragjedi se si këto femra ndeshën në tokën e Sirisë, ku pas humbjës së bashkëshortëve të tyre, i’u nënshtrohen rregullave të ISIS-it, të cilat janë të dhimbshme dhe gati jo njerëzore për to.

Pas katër-pesë muajsh detyrohen të martohen

“Kur iu vritet burri i tyre, ato hiq më shumë se katër-pesë muaj pasi mbesin të veja, duhet të martohen sërish me një tjetër burrë. Pra, nuk i lejojnë në zonat e luftës të rrinë të pamartuara më shumë se katër muaj ( të veja) ose i detyrojnë të martohen ose ua imponojnë nëpërmes sistemit të grave atje ( një lloj “policie e grave”) që është e vendosur brenda ISIS-it”.”, tregon për Zërin, Verbani.

Martesat e tyre atje, sipas tij bëhen me qëllim që ato të lindin fëmijë tjerë duke pretenduar të bëhen të denjë që të luftojnë për shtetin islamik, e që Verbani thotë se ISIS-i pretendon se është shtet që do të funksionojnë dhe 100 vjet.

Verbani thotë se padyshim të pamartuarve më herët i’u është imponuar pas shkuarjes në Siri të martohen. Kurse të pamartuarat, ai thotë se kanë shkuar nëpërmjet OJQ-ve duke i’u shpërlarë truri së pari.

90 përqind shkojnë me dhunë

“90 për qind e femrave, kanë përfunduar në Siri me dhunë, kurse vetëm 10 ëprqind jo, porse këtij 10 përqindëshit i’u është shpërlarë truri”, shprehet Verbani duke sqaruar se madje atyre nuk iu tregohet se do t’i dërgojnë në zona të frontit, prandaj ai thotë se ka shumë prej atyre që pendohen me herën e parë që shkelin në atë vend, shkruan Zëri.

“Pendohen me herën e parë që shkelin atë vend, por bëhet vone dhe nuk mund të gjejnë zgjidhje tjetër pos që të qëndrojnë atje sepse tjeter ju thuhet para se te shkojnë ndërsa pasi që të shkojnë e shohin të kundërtën e asaj që u është premtuar prej rekrutuesve të tyre.

Andaj, Verbani shton se shkuarja e femrës shqiptare në luftën e Sirisë nga Kosova nuk ka të bëjë me fenë dhe as me humanizëm.

Ai shton, se nuk është vetëm femra ajo që duhet të distancohet nga lufta në Siri, por të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta bëjën këtë, pasi që ai thekson se kjo luftë të cilën e shpjegon si vëlla-vrasëse është në kundërshtim edhe me fenë islame.

Verbani tregon më tej, se shkuarja e grave në Siri bëhet në tri lloje të grupeve; gratë që janë të caktuara të shkojnë në luftë, gratë që shkojnë me bashkëshortët e tyre, si dhe ka gra që pavarësisht lidhjes bashkëshortore shkojnë me marrë pjesë në mënyrë individuale. “Të martuarat e ndjejnë obligim që të shkojnë me burrat e tyre sepse edhe nëse rrinë këtu konsiderohen të veja, pra nuk iu lejohet të rrinë të veja dhe ato prandaj zgjedhin (imponohen) të qëndrojnë apo shkojnë me bashkëshortët”.

Për më shumë rreth grave nga Kosova në Siri, lexoni në: http://zeri.info/aktuale/21333/grate-kosovare-ne-isis-foto/

1 KOMENT

  1. Ky artikull e paraqet nje person Doktor i Shkencave Islame ,….a jeni more normal….po qfar shkence eshte islami? Islami eshte nje perralle qe e tregoi personi Muhmaed, dhe pastaj perrallat e tij u modifikuan nga perrallistet tjere. Edhe sot ka perralliste sikur ky “doktorri i shkencave te islamit” musli verrbani qe eshte 1000000 here me antishqiptar se keta musliman tjere qe shkuan te terrorrizojne popullaten e Sirise dhe Irakut. Kjo shimpanze islamike mundohet te na spjegoje se islami eshte ndryshe apo se ata qe shkojne atje nuk jane musliman. Jo oj kafshe , keta jane musliman sikur ti 100%, sepse edhe ju doktorr i shkencave perrallike jeni sikur lavdrim muhaxheri, shefqen krasniqi, naim trrnava , xhabir hamiti……te gjithe jeni njesoj ……vetem ju nevojiten rrethanat te veproni si lavdrimi……sepse keshtu ju urdheron perralla islame. Ju te gjithe qe jeni musliman e konsideroni sheriatin menyre te zbatimit te ligjit . Edhe u kry. Ska qka te nisedohet me juve terroristeve . Paramendo….doktorr i shkencave islame …hahahahahahahaha. Shkence eshte Matematika, Fizika, Kimia….ndersa religjionet jane perralla…….

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here