Dy fjalë për poetin Agim Desku

0
843

Musa JUPOLLI

Një derdhje e bukur poetike, estetikë në filozofi arti n’vargjet e poetit Agim Desku! Hipoteza e shekullit tonë, Liria e Fjalës, n’betejë me “dekadencën”, penë në vallëzim të dheut që e lindi, dhe na del si kalorës i memoareve në një kohë ku arti dhe filozofia, arti dhe politika kërkojnë mirënjohje, përputhje me jetën e njeriut tonë, me gjendjën shpirtërore të shoqërisë sonë. “Syri i qetësisë”, poet i jetës n’adhurim të paqës dhe shkrimit, vlerat më të larta të njeriut, mjeshtër stili, vargje “të gabuara” me një veshje të bukur poetike.

Vargjet e poetit, kronologji imagjinare, me ngjyra të refuzimit psiko-dialektik, lirizëm i kërkuar. Historia e vargut të poeti, Agim Desku, është kuptimi i jetës me mesazh kombëtar, i angazhuar, ironi elokante n’udhëtim që ta njohim vetë-vetën, po edhe vargje debati padyshim.

Me poetin Agim Desku, pimë kafe shqiptare, zatën kafet shqiptare kanë idenë e letrave të bukura shqipe. Vargjet e Deskut janë me zë e ngjyra të qiellit tonë, aty ku n’maje mali takohën historitë e lëgjendave arbërore, arbëror që është ai vetë. Poeti Desku është edhe dedikues, zgjedh figurat që ndritën çështjën kombëtare, penave t’arta merr guxim t’u thotë fjalë që burojnë nga shpirti. Jo rrallëherë u shpërblye me çmime të larta, modestia e të cilit veq sa i dha edhe më elan dhe elegancë, martesa më e bukur e një krijuesi të vyer, ku penë e ide ndahën këndshëm. Agim Desku, “n’fajësi pene” quhet poet !

Askush nuk lindë poet, po dashuria për njeriun, dheun e vet, artin, e bënë atë Poet ! Diellit dhe Penës nuk i zihet drita, ndaj Poeti dhe Dielli artësojnë mëndje, e mveshin Atdheun ma t’arta, dhe lexuesit i dhënë ide e frymëzim ndërgjegjësie, respekt dhe mirëkuptim me një shoqëri n’idealin e së cilit edhe natyra i buzëqeshet . Vargjet janë lumenjë që burojnë dhe nuk shterrin, janë valë deti që formojnë nota jete, janë dashuri që rinojnë lexuesin, janë shtojzovalla që ushqejnë shpirt.

Në këto valë-rrjedhash notojnë dhe udhëtojnë edhe vargjet e e poetit Agim Desku, me to udhëton edhe lexuesi ! Kur shkruan vargje, një kafe me një gotë raki, një verë rrushi t’ardhur n’gjenezë nga Iliria dehjet janë veq se poetike, janë “gabime” të dashura arti ! Duaje vargun që ta duash Atdheun, Duaje Atdheun që të dashurosh, Atdhe dhe Varg janë ushqim e dashuri për jetë …(m.j) Poeti, Agim Desku, me gjelozi mbron kulturën, trashegiminë e saj në kujdes që të vazhdohet deri majat e meleve tona ku flitet me qiellin e dëgjohet zëri i ëmbël i shqiponjave …

Musa Jupolli, Paris, 14/01/2017

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here