Dy fjalë për bekuesin e krimëve patriarkun serb, Irineji!

0
125

Nga Jahja Lluka

Me datën 14 shtator një ndër politikanët më të rëndësishëm rus, Sergej Zheleznajk, nënkryetari parties në pushtet, parties së Putinit, “Rusia e Bashkuar” doli me konceptin e ri për “Botën serbe në Ballkan”.

Ky project sipas tyre parashihet të jetë project i përbashkët në mes të institucioneve shtetërore ruso dhe atyre serbe. Parashihet edhe hartimi i një Dëklarate Rajonale e cila ka përqëllim “Ruajtjen e identitetit serb, të kulturës, gjuhës dhe alfabetit cirilik në të gjithë Ballkanin.” (referenca nga diplomati ShabanMurati).

Siç duket i nxitur nga kjo nismë,patriarku serb Irinej, i ekzaltuarmenjëherë bëri një deklaratë për media (17 shtator 2017),ku në mes tjerash theksoi se “Rusia do na ndihmojë të ruajmë ate që gjithmonë ka qenë e jona”.

Dihet botërisht që Kaisha Ortodokse Serbe në emrin e Zotit dhe të drejtës absolute kreu krime nder më ç’njerëzoret në fund të shekullit XX.

Realiteti i tanishëm edhe mëtej vazhdon të jetë i pa pranueshëm përshovinizmin serb.Patriarku serb Irinej paska kërkuar kthimin e sa më shumë serbëve.?!

Është normale dhe njerëzore që të shpërngulurit të kthehen në vendet e tyre, në këtë rast dhe serbët, por ata dhe të gjithë duhet ta kuptojnë së Kosova është shtet i pavarurdhe i njohur ndërkombëtarisht, duhet ta kuptojnë së është edhe shteti i tyre.

Por thirrja e Irinejit në tezën shoveniste “për rikthimin në tokën e shenjtë” është tejet e pa pranueshme dhe tendecioze.
Shqiptarët,por edhe kombet tjera në Ballkan, i kan shumë të njohura këto thirrje shoveniste të cilat nuk dallojnë shumë nga slloganet e grupit terrorist të ISIS-it.

Fatkeqësitë historice tregojnë për shpërnguljet masive të shqiptarëve më forcë nga trojet e tyre në territore që tashmë kan mbetur nën juridisionin e Serbisë, e me këto shpërngulje ka ardhur edhe humbja e territoreve të shumta etnike shqiptare.

Patriarku serb , Irinej dhe të tjerët që mendojnë si ai duhet të zgjohen nga gjumi dhe manitë të cilat i kanë krijuarnë mite të rreme. Irinej duhet edhe të japë llogari për bekimin e krimeve serbe në Ballkan e në Kosovë veqanërisht.

Ai duhet ta kuptojë dhe të pranojë se Kosova është shtet sovran, i pavarur i të gjithë qytetarëve të saj. Irineji dhe irinejet tjerë duhet ta kenë të qartë që lojërat dhe tendencat ruso–serbe kanë mbaruar, dhe në Kosovë nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqët e popullit të Kosovës.

Para disa ditësh u publikua raporti nga ekspertët e departamentit amerikan në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi per normalizm te mardhenjeve te dy shteteve, ku veç rekomandimeve të shumta parashihet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar.
Së bashku me miqët tanë amerikanë dhe evropianë, ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë, demokracisë, prosperitet dhe fqinjësisë së mirë më të gjithë, si dhe rrugën e integrimeve në familjën e madhe evropiane.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here