Doktori sipas Edison Ypit dhe gazetarëve mercenarë

0
536

Enver Bytyçi

Debati dhe replikat midis politikanëve antiberishë kanë qenë një dukuri e zakonshme, me të cilën shqiptarët janë ballafaquar prej më shumë se 25 vite. Por rrallë herë ka ndodhur të kishte debate të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit me gazetarët. Ditët e fundit janë përfshirë në këtë debat pro dhe kundër disa gazetarë. Blendi Fevziu ka preferuar të bëjë replikë, duke e mbyllur me “dëshirën për të mos bërë replikë”.

Andi Bushati ka preferuar të “mbrojë” valixhen e të atit, nëse perifrazojmë një gjetje të Çim Pekës. Italioano-shqiptari, Carlo Bollin,o ka zgjedhur ta çojë doktorin në gjyq, sepse për 25 vjet është ngopur me sulmet e tij mediatike kundër Sali Berishës. Ai përsëriste biznesmenin e preferuar të Ramës e Veliajt, duke thënë se na qenka persekutuar për dekada nga doktori. Edison Ypi është ndër të paktët në këtë vend, që preferon të stigmatizojë gjithë këtë paçavure mediatike konfliktuale. Ai e bën këtë në mënyrën e tij brilante, si idealist dhe i përkushtuar ndaj së vërtetës.

Ai shkruan se kur Doktori ishte president, kryeministër apo kryetar i opozitës, thuajse të gjithë këta e të tjerë gazetarë me emër i lëpinin fundin e prapanicës. Tani që Doktori nuk ka pushtet ekzekutiv duan t’ia heqin edhe atë që ka: Pushtin moral e politik. Jo se tremben nga pushteti moral i Berishës, por se kanë frikë se mos rikthehet në skenën politike dhe “nëse Doktori bëhet dy herë nuse” nuk do të përsërisë më gabimet e shkuara, kur mbështeste këta gangsterë të gazetarisë shqiptare. Fevziu thotë se “nuk replikoj me Doktorin, sepse e kam patur mik”.

Bushati thotë se “Kurrë nuk kam replikuar, por kësaj radhe nuk mund të hesht”. Ata nuk e quajnë replikë dhe kritikë faktin se nuk lënë rast në paraqitjet e tyre televizive pa përbaltur Sali Berishën. Baltën e bën Rama, këta thonë e bëri Berisha. E shumta, për t’u hequr si të pavarur thonë se “Rama po e bën si Berisha”. Bollino thotë se “Jam persekutuar gjithë kohës” nga Doktori. Ndërsa privilegjet që ka pasur nga këta që janë e ata të majtë që ishin në pushtet, favoret dhe bizneset që ka bërë me ta nuk i përmend. Ndërkaq ata që nuk janë përmendur me emër, por që kanë të njëjtin format e janë përkëdhelur nga e majta shkojnë edhe më tej.

Vangjeli psh. përpiqet të shpikë ngjarje, me të cilat Berisha nuk ka asnjë lidhje,si pengmarrje, djegje gazetash, vrasje, linçime. Nëse do të ishin të vërteta, Vangjeli dhe shefat e tij do ta kishin çuar “alpinin”Berisha në hell. Ky soj gazetarësh ka bërë çmos gjatë një çerek shekulli që ta linçojë Doktorin, ta provokojë, ta denigrojë dhe t’ia nxijë anët pozitive dhe veprat e padiskutueshme që ka bërë për këtë vend. Bushati thotë se “Doktori ishte doktor i babit të tij”. Po ka mjek në botë që nuk i viziton dhe kuron të sëmurët, çfarëdo e kushdo qofshin ata?! Mendja e Andit sajon edhe perversitete si këto. Natyrisht që Berisha është njeri.

Në veprimtarinë e tij ka bërë gabime, ka marrë edhe vendime të gabuara, por ky lloj gazetarësh mercenarë i kanë shumëzuar në kub gabimet e Berishës, madje kanë shpifur vazhdimisht për vepra e qëndrime të paqena, me qëllim denigrimin e figurës së tij. Kanë analizuar dhe theksuar gjithmonë anë të qena e të paqena për t’i errësuar ato, si për asnjë udhëheqës e lider politik tjetër në Shqipëri. Kritika mediatike kundër doktorit është unikale në Europë. Ajo niset nga premisa “Përça e sundo”, një premisë e këshillueshme nga shërbimet sekrete dhe shtetet armiqësore me Shqipërinë. Ajo është kritikë e “inatit” shqiptar, që buron nga xhelozia për sukseset e Doktorit. Siç ishin të tilla qëndrimet e kundërshtarëve të Berishës në opozitë sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat për pranim në BE.

Nga këto premisa xhelozie opozita e Ramës e çoi vendin në greminë, e bllokoi jetën politike, kulturore e deri diku dëmtoi rëndë zhvillimin ekonomik, derisa shqiptarët thanë “T’ia japim votën këtij të marri, se inshallah ndalon në marrinë e vet të shkatërrimit të Shqipërisë”. Tani të gjithë kritikët e marrë të Doktorit i përmbahen formulës “Fajin e ka Saliu”. Ndërsa Edison Ypiështë nga të paktët që në formën e tij të mrekullueshme rendit sukseset e Berishës në qeverisje: Panimin në NATO, liberalizimin e vizave, ndërtimin e rrugëve. Por këta antidkoktorët gazetarucë të implikuar e të paguar, kur vjen puna te këto suksese të Berishës, thonë jo. NATO, vizat, rrugët, qeverisja humanitare ishin dhuratë ose meritë e të tjerëve. Doktorin e përjashtojnë, sepse ndryshe nuk do të mundin ta denigrojnë.

Dhe më paradoksalja vjen kur ata vlerësojnë e çmojnëme servilizëm liderët e sotëm në pushtet, vetëm pse dinë të flasin bukur, edhe pse nuk baëjnë asnjë punë, edhe pse janë e kundërta e Doktorit. Në fakt për shkak të favoreve që sigurojnë prej tyre. Për shkak të favoreve që donin të siguronin ata i serviloseshin shpesh herë edhe Doktorit. Edison Ypi do të mbetet një nga gazetarët më në zë për të vërtetën që ai u servir lexuesve dhe jo thjesht pse ai mbron Sali Berishën, por se thotë e mbron të vërtetën, ndonëse Edisoni asnjëherë nuk shkruan e nuk flet se “do të thotë të vërtetën”. Ata që shpifin dhe e shtrenmbërojnë të vërtetën, ata lobojnë dhe anonçojnë spote se “duan të shkojnë te e vërteta”.

Ata që janë kundër vetëvendosjes, ata marrin emrin vetëvendosje. Ata që me inhumanitetin e tyre burgosin çdo ditë qytetarë e vendit, ata bëjnë thirrje për ndihmë humanitare. Doktori nuk kishte nevojë të fliste për humanizëm, sepse drejtimi nga e tij e shtetit ishte një drejtim human. Berisha nuk flet për të vërteta dhe jo të vërteta, sepse në personin e tij e vërteta është e ngjizur. Prandaj e kanë zët Berishën, madje i druhen rikthimit të tij. Kjo është arësyeja pse gazetarët mercenarë e sulmojnë atë edhe sot e duan t’ia zhveshin vlerat, virtytet, cilësitë që ai mbart si njeri, si familjar, si politikan, si burrështetasi i paarritshëm në llojin e vet.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here