Ditmira – poezi nga Ndoc Selimi

0
708

Ndoc Selimi ishte aviator i rregjimentit te helikopterave në Farkë, dhe nji emer i njohur nder vite, nji pene e thekur dhe shumë korrekte, poet dhe studiues, autor i disa librave.
Ndoc Selimi ka vite qe jeton ne veri te Italisë, por mendja dhe zemra e tij jane pranë vendelindjes, Komanit, atje tek reparti i helikave ku me shoket e tij aviatore kreu detyra nga ma te vështirat.
Ndoci vazhdon te shkruaje edhe sot, por kujtesa e krijimeve e kthen pas nder vite. Ne gazeten “Fjala e lire” po botojmë nji krijim te ka hershem te aviatorit Ndoc Selimi.

Gjin Musa, gazetar

Kjo poezi u botua ne gazeten “Drita” – organ i Ldhjes se Shkrimtareve dhe artisteve me 1986. Bie pak ere realizem socialist, megjithate per ju miq po e paraqes. Asht nje ngjarje e vertete. Ishte viti 1974. Ne Kurbnesh nje grua ne lindje. Shkuam sebashku me mjeket me helikopter dhe gjate rruges ne kthim gruaja e re lindi, por fatkeqesisht nuk jetoi. Vite me vone i kushtova kete poezi.

DITMIRA

Atje mbi qiellin e Mirdites
lartesia 2500 meter
sot u lind nje vajze.
Barku i helikopterit dhe i gruas shtatzane
dhimbjen e lindjes se veshtire e ndjene.
Zani i foshnjes perzier me zhurmen e motorit
u percuall deri poshte
ne zemren e tokes.
E degjoi edhe Preng Mark Zefi
tetdhjetë e pese vjeçar
me dy kobure lidh per brezi
diçka fliste e bente me dore.
Mesazhin e tij e morem nè
ne maternitetin ajror.
Na u duk si ne legjenda e shtojzovalle
qe ipnim e mirnim me qenjet e tokes
tuj u mbledh koke me koke
per t’i caktue emnin e fatin cuces.
Kjo vajze do te kete fat te mire
se u lind ne qiell:
Shtatin si Munella
zemren te bardhe si Deja
fustan do te jete Uleza
e kunore nuserije Lura,
Do te lind djem e vajza
sa ka ahe e pisha Batra.
Shqipe bebin e pagezoi mamia
dikush Flutur emrin ia vuri.
Une ne efir me radio thirra
– Mbi Mirdite u lind Ditmira.
Ne ajrin e mbramjes, qe priste helika
m’u shfaq papritmas nuse Ditmira
krushq rreth saj e gjithe Mirdita
ne krah si dhanderr imazhi i tim biri.

(1986)


PLISI I BARDHË

(tekst kange)

Plis i bardhë je bora e malit
Hije t’paska n’ krye t’shqiptarit
Prin flamuri kuq e zi
Vendit tem i thonë Shqipni.
Tokë e shejnt me kapuç të bardhë
Vetë Zeusi na e pat falë
Brez pas brezi e djal’ pas djalit
Besa – besë e mbajmë prej t’parit
N’fushë betejë shqiptari ra
Plisi e koka kurrë s’janë nda
Shpata qafen kur ka pre
Luleborë ka çelë mbi dhe. (reff)
Fushë e mal ça janë qendisë
Mbi kry t’plakut, mbi sy t’fëmisë
Me plis t’bardhë shqiponja madhe
Prinë nanlokja legjendare.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here