Ditët e Gollakut 2016 manifestim i madh në Gjelbërishtë-Hajkobillë

0
1044

Shkruan Asllan Dibrani

Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit këtyre aktual, bijtë e vet nuk e harrojnë! Më 2 Korrik në ora 13:00 në fshatin Hajkobillë të Prishtinës mbahet manifestimi “Ditët e Gollakut 2016” organizuar nga Shoqata “Trojet e Gollakut” në krye me gazetarin dhe veprimtarin shumë vjeçar të dalluar zotin Bahtir Cakollin. Me këtë rast do të shënohet 2 Korriku – Datën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990 në Kosovë. Por edhe 4 Korrikun – “Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve”, Këshilli organizativ për publikun lëshon këtë:

Ftesë-thirrje për këtë manifestim me datën 02.07 2016 në Hajkobillë

– Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut, apo si emigrant, me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës, si edhe drejtues të institucioneve lokale, qendrore, ish-deputetë të Parlamentit të vitit 1990 dhe kori diplomatik në Kosovë.

Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja, Medvegja dhe Presheva, prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:

Shoqata “Trojet e Gollakut”që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme ne fusha përkatëse dhe shëndetësore qe t’i dilet në ndihmë kësaj zone. – Gjatë gjithë ditës do të jetë në dispozicion automjeti i Mamografit Mobil për kontrolle të grave (kontrolle të kancerit) pa pagesë, kontrolle të shtypjes së gjakut, analizat e Diabetit etj. Gjithashtu do të ketë muzike popullore, folklorike dhe argëtuese për të rijnë me këngëtarët pjesëmarrës si:

Ganimete Abazi&ProBand, Shemsi Krasniqi, Riza Selimi, Vjosa dhe Adelina Emini,Fatmir Makolli, grupi “Gollaku”, Dr. Majk e shumë të tjerë nga Gollaku dhe diaspora. Muzika dhe argëtimi do të vazhdojnë deri në orët e vona. Shoqata “Trojet e Gollakut” edhe në të ardhmen do të merret me prezantimin e problemeve të banorëve të Gollakut para institucioneve komunale dhe qendrore,por edhe begatimin e jetës kulturore për të rinjtë dhe qytetarët e kësaj ane. Shoqata “Trojet e Gollakut” do të jetë ngushtë e lidhur edhe me shumë shoqata dhe organizma të kësaj ane. Kjo shoqatë ka si synim duke organizuar kampe dhe shumë aktivitete tjera nëpër fshatra te kësaj ane.

Do të synohet edhe avancimi i pozitës së gruas në Gollak, përmes vizitave mjekësore, zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës nëpërmjet projekteve për gra si kultivimi dhe rritja e fidanëve të ndryshme dhe aktivitete për kthimin e banorëve të shpërngulur nga këto treva. Pra më 2 Korrik të gjithë në Hajkobillë – “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme ti shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni po të jeni aty ne dy takim impozante njëra në Gjelberishtë – Hajkobillë me 2 korrik dhe tjetra me 12-14 Gusht në Dabishec në “Takimi Kulturor Tradicional”


Telegram Urimi për takimin e datës 02.07. 2016 që po mbahet sot në Gjelbërishtë-Hajkobillë në Malësinë e Gollakut

Në emrin e”Unioni Kulturor për 3 fshatrat Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë), Murrizajë (ish Gllogovicë)”, dhe Këshilli iniciues nga diaspora me qendrat e veta Gjermani, Zvicër dhe Austri si dhe ai organizativ i saj në atdhe u dërgojmë Telegram Urimi Shoqatës “Trojet e Gollakut” me sa vijon:

Shoqatës “Trojet e Gollakut” u jemi mirënjohës për angazhimin me kapitullin e ri drejtë “Identitetit Autokton” që ka hapur për këtë pjesë të Galabit. Njëkohësisht ju falendërojmë për zgjedhjen e fshatit Gjelbërishtë, ku do të mbahet takimi i parë nismëtarë. Në mungesë të pjesëmarrjes tonë nga Diaspora kemi zgjedhur këtë rrugë që përmes këtij Telegrami të jemi edhe ne përkrah jush në këtë Eveniment të sotëm. Ne ju dëshirojmë suksese në të ardhmen kudo që do mblidheni sërish.

1. Le të jetë kjo ditë pikënisje për Projekte të reja që kësaj ane i kanë munguar qëllimisht nga të gjitha pushtetet e kohës.
2. Le të jetë kjo ditë një shkëndijë e re shprese për banorët e këtyre zonave të thella, për ata që mërguan në Turqi, nëpër Qytete të ndryshme të Kosovës, kudo në Diasporë e gjetiu, se akoma ka njerëz idealist e të denjë që këtyre Trojeve do t`u dalin Zot siç u dolën nëpër të gjitha luftërat e kohës.
3. Prioritet ka zhvillimi i gjithmbarshëm ekonomik, kulturor dhe social i kësaj Malësie.
4. Autostrada është pore dhe medikament i zgjedhjes se problemit të kësaj ane dhe duhet të vazhdoj ndërtimi i saj nëpër Galab – Keqekollë, Prapashticë, Mutivodë, Dushkajë, Gjelbrishtë, Zajqec, Tugjec e deri te Kapia në Svircë ku do të hapet një kalim i ri kufitarë ashtu që të lidhet direkt me Medvegjë dhe Kosovën Lindore.
5. Nëpër Fshatrat e kësaj Malësie duhet të investohet në degëzimin e rrugëve që do e lidhnin secilin fshat, duhet të investohet në rrjetin e telefonisë Kabllore dhe Mobile qe ky popull eshte ma i izoluar totalisht.
6. Të investohet në ndërtimin e Muzeve Etnografik qe do te jete gjithëpërfshirës për rajonin e Gallabit. Të ndërtohen shtëpitë e kulturës, atyre shëndetësore, ashtu që populli i shpërngulur nga mungesa e kushteve themelore për jetë të kthehet në Vatrat e tyre.
7. Kush nuk është i gatshëm nga Politikanët t`i hyjnë këtyre Projekteve që janë më se të domosdoshme për këtë Malësi është më mirë të largohen pa pas nevojë për thirrje.

Le të jetë pra ky takim i parë i këtij niveli si mesazh për të gjithë banorët e Galabit, kudo që jetojnë se pa i bashkërenditur forcat e guximshme, progresive drejtë një sfide të re kjo Trevë do të mbetet sërish nën mëshirën e kohës dhe individëve të pa përgjegjshëm.

Me këtë rast ju ftojmë të gjithëve në Takimin e radhës për Manifestimin Kulturor për 3 Fshatrat që do të mbahet me datë 13 e 14 Gusht 2016 në Dushkajë. Të gjithë jeni më se të mirëseardhur.

Në emrin e “UNIONIT KULTUROR PËR FSHATËRAT DUSHKAJË, GJELBRISHTË DHE MURRIZAJË” Në emrin e këshillit iniciues nga Diaspora dhe Këshillit Organizativ pranoni urimet dhe përgëzimet tona më të përzemërta me rastin e këtij Evenimenti.
Me Respekt nga Këshilli Inicues nga diaspora: Asllan Dibrani, Bilur Murati, Shehide Haziri, Ramadan Dibrani, Aurora Dauti, Naser Sherifi dhe Naze Gashi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here