DITA E ZISË DHE E DHIMBJES KOMBËTARE NË ITALI

0
378

Ndue Lazri

Sot Italia dhe, bashke me italianët, edhe mbi gjysmë milioni shqiptarë, që punojnë e jetojnë në Itali qajnë dhe, të bashkuar në dhimbje të thellë pranë njëri-tjetrit, përcjellin për në banesën e fundit 49 viktimat e para të shkaktuara nga tërmeti i ditëve të fundit.

Në Itali është ditë zie dhe dhimbjeje kombëtare. Në funeralin e sotëm marrin pjes autoritetet më të larta të shtetit italian, të afërmit e viktimave dhe popullsia e zonave të dëmtuara. Por midis tyre, të bashkuar në dhimbje të thellë, jemi edhe ne shqiptarët e pranishëm në tërë territorin italian. Italia është shtëpia jonë e dytë, ndaj secili nga ne ndjen me sinqeritet obligimin për të qenë pjesë organike e momenteve të tilla të vështira, jo vetëm për të shprehur ngushëllime me solidaritet, por edhe për të ndihmuar, qoftë edhe në mënyrë simbolike, për përbalimin e situatës së rëndë që ka krijuar tërmeti.

Numuri i viktimave ka arritur në 290. Akoma të tjerë mungojnë në apel e mund të jenë poshtë gërmadhave. Kjo plagë e rëndë që iu shkaktua Italisë nga kjo fatkeqësi natyrore, dhemb edhe tek secili prej nesh. Midis viktimave është edhe i riu shqiptar Erion Toro, ndërsa shume të tjerë janë spitaleve të plagosur.

Shprehim bindjen se nga dhimbje të tilla buron forca e brendshme për ringritje, për rindërtim të qyteteve e fshatrave të rrëzuara, për mobilizim të përgjithshëm në ndërtimin e shkollave, spitaleve, banesave të qytetarëve, që gjithçka të kthehet si më parë, madje më e bukur e më rezistente se më parë. Kësisoj jeta do lulëzojë mbi gërmadhat duke triumfuar mbi fatkeqësinë e do nderohet edhe më shumë kujtimi i atyre që humbën jetën.

Forca Italia. Lokomotiva e ringritjes është nisur. Jemi të gjithë në vagonët e solidaritetit njerëzor që vijnë pas saj.


GIORNO DI LUTTO E DI DOLORE NAZIONALE

Oggi Italia e, insieme agli italiani, anche più di mezzo milione di albanesi che vivono e lavorano in Italia, piangono e, stretti nel profondo dolore, danno l’ addio alle prime 49 vittime che persero la vita dal terremoto degli ultimi giorni.

In Italia è giorno di lutto e di dolore nazionale. Al funerale di oggi partecipano le più alte cariche dello stato italiano, i famigliari e i parenti delle vittime e la popolazione delle zone terremotate. Insieme a loro, uniti nello stesso profondo dolore, siamo anche noi albanesi presenti e radicati in tutto territorio italiano. L’ Italia è la nostra seconda casa e la seconda patria. Ciascuno di noi sente con la sincerità l’ obbligo di essere parte organica e attiva nei momenti difficili come questi, non solo esprimendo cordoglio e solidarietà ma anche aiutando con tutte le forze e le possibilità di affrontare la grave situazione causata dal terremoto.

Il numero delle vittime è salito a 290. Altri ancora mancano all’ appello e forse ci sono sotto le macerie. Questa profonda ferita al corpo d’ Italia causata dalla tragedia degli ultimi giorni duole in ciascuno di noi. Tra le vittime c’ è anche quella del giovane albanese Erion Toro, mentre tanti feriti si trovano negli ospedali.

Siamo convinti che dai dolori del genere insorge una nuova forca ed energia interna per rialzarsi, per la ricostruzione delle città e dei paesi distrutti, per una mobilitazione generale nella ricostruzione delle scuole e degli ospedali, delle case dei cittadini in modo che tutto torni come prima e ancora più bella e più resistente di prima. Cosi la vita fiorerà sulle macerie, trionfando sulla tragedia, onorando per sempre coloro che hanno perso la vita.

Forza Italia. La locomotiva del rialzo si è partita. Siamo tutti nei vagoni di solidarietà umana che la seguono.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here