Disa poezi nga Teuta Osmani

0
427

Teuta Osmani, nga SHBA na ka derguar nji cikel me poezi, urime Teuta.

Shtate Qiej

Une kam shtate qiej
brenda ketij gjoksi qe shkund
dertet, zerat, fjalet, ulerimat
pertej eres qe merr e jep si frym
nepermjet oksigjenit te marr me ndjenje
per te depertuar ne pafundesi
ku sundohet nga Dielli
e mbrapa tij deri ne Zenith
e qe te ngjaj si Hena
ku fsheh misterjen e saj
me daljen e cdo nate
ne vargezim te yjeve
si varese
ne qaf e me poshte
reve,
e erresirres
qe ngjan si kufiri pertej fundit
te Botes.
Aty ku shkel padrejtesia
e qe merr parfumin e se perdales
me minifunde e me kembe te perdredhura nga takat
si gozhda mbi lekuren e gjelbert
mbi ngricen e dimrit
e te debores
qe zbardh paturpesine e gjurmeve te ndotura
nga shfryrjet
e psheretimat
me gjoks te helmuar
e me vranesirat qe dalin pas perendimit te Diellit
ne kohera te qelbura e te gatuara nga ererat e lena
ne vaktet e te uriturve per ngrenjen e turpit me buken e grurit.
Une kam shtate qiej per te depertuar
fjala e ardhur nga large e bekuar
e shenjte nga vet Perendia
e e Zoterve
ku mbizoteron gjithesia mbi qiellin e lumturise sime
nga syte e se vertetes.
Une nuk jam e pakapshmja
por as e fshehura
as e humbura, por as e mbetura
pas perdeve te dritareve
e qe pret e pret me dekada urimin
per veten me emrin Grua, dhe te hulumtimit ne zera.

Teuta Osmani
3.1.2017 SHBA

Portreti im!

Megjithëse kam pritur shumë kohë
të marr’ përgjigjet që merritoj,
më duhet një jetë plot shpresë
që ëndrrën e vetme të jetoj.
Jo sepse më mungon tek sytë e mi
as sepse nuk mendoj për portretin tim,
unë kam vendosur të të vizatoj
me mallin tim, me ndjenjën time,
fytyrës tënde i përkushtoj vetëm një qëllim!

Peshqeshi

Këpuca mbas këmbe mua më rri
Si gjurmët rrugëve që s’arrijmë
Veshur lëkurë mbi t’njeriut lëkurë
Dhe me e pa çorape s’prish punë.
Këpucë e porositur me masë e numër
Model klasik që moda kurrë s’i ikën,
Me kënaqësi i prita t’i vesh në këmbët e mija
Nga im shoq për vitin e ri, peshqesh më e mira.
Këpucët i kishim simbol mirësie
T’i bënim peshqesh asaj që në jetë na lidhte
Si shkesi dhuratë për mbarësi e dlirësie
Prej çiftit që fejohesh, me kënaqësi i priste.
Këpucët e mija është model i imi
Profesion me shkollë si shabllonin
Tek i prisja, me shkajim i qepja tegelin
E triposjen si qëndisjes modelonim.
Për mua këpuca është bazamenti,
Për çfarëdo të bësh është e zanatit
Por për shputën e këmbës mos harroni
Se mbi të gjitha (mbi) në këmbë jemi sa të rroni.

Teuta Osmani
2.2.2017 SHBA

Dergoi per publikim, Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here