Disa poezi nga Ismet Tahiraj (4)

0
562

Ismet TAHIRAJ

MOS MERR UDHË TË DYTË

Poetës Mina Çaushit

Mos ikë
Mos ikë,
Përetj detit
Detit Gaspik.
Se behësh
Kleopartë e dytë,
… E të urrejnë
Të urrejnë,
Urrejnë
Fëmijët…

Se si stiesë
Vargje për ta,
As syze, as kukulla
As gështenja më s’ka.

Mos merr udhë përetj
Udhë të dytë,
Se gurë e dheu
Këtu është i Yt.

Rilind vargu I ri
Xhevahir që ndritë-shkëndijë….

AH KURBET ME I SHKRET SE KËRCURI

Vëlla kësaj vjeshte
tunxh ka rënë
Zymtësia
Nga lokja n’odë
Më nuk vjen tepsia.

Bijat vijnë rrallë e rrallë,
Shami e tyre
zbehtë e kalb.

Nipër e mbesa
Kanë shkuar
Ne perëndim
Nuk falsin më shqip
Mezi emrat
Qe ua dimë.

Ne mejdan te fushës
Më s’bërlyket murroi,
Lulet s’a heq kurrkush
Blirit te përroi.

Nëna nuk pjek pekmez
Buka nën saç
Më nuk merr hez.
S’shtrohet sofra bez.

Vijnë e ikin
Si vetëtima
Dajallarët
Pa gaz e britma.

Jemi bë si zogjtë te trembur
As gjurmë shpute
As gjurmë thembre.

Plepa te vetmuar
Kemi ngel ne botë
Dhe varret
S’i dini ku i kemi
As s’a kemi tokë.

Natën po trembmi
Si prej kukudhit
Perde e hekurt
Na ndan si muri.
S’u shkrepi ne ballë
Kurrë si për para nuri,
Tren i pa dukshëm
Acareve na shpuri…
Ah kurbet , i shkret
Me i shkret se kërcuri…

JAM I PËRBETUAR

jam i përbetuar rojtar nate
të dëgjojë karkalecat mureve,
shesheve pickimin e vashave
më delire prangash.

Asesi t’ia njohë fytyrën hajnit
kur është më i vrugët se terri,
e më i zi se peshkve
në lulen e tij përvëluese.

Kur iu gicën vashave buzët
e gjinjve u shtohën dhembë medaljonesh,
harroje harresën e përbetuar
kur mungojn gjësendet e kushtuara.

dhe mos u ndizet tërbimi
atyre të qarturve
se karkalecat shumohën
kur hëna nuk shfaqet.

Druaj se përbetimin
e thyej mbi hajnin e pashfajsuar…

ME I PI HIRET E VASHES

Më i pi hiret e vashës
me kupën e verës,
e mos me dal nga pragu i dashurisë
deri në qashterinë e dritës.

Në detin e syrit të saj
e vë kurmin tim,
si shpatë e mprehurë
si tupan për përrallën e divit.

Për t’i pirë hirët e vashës
si kurmet e luleve,
në të sosur të hënës
fillim të lindjes së diellit.

Shpirti kur zgjohet
i drobitur,
por plotë gëzim.

Ta pi verën e hireve
për sherimin tim…

ME BA MOS MË TË URREJT

Më ba më të urrejt
kthetrat t’i fus gji
e dielli të verbon sy.

Më nis më të mallkue
për rrasën e zogut,
bëhësh drapër i thatë
lule pa erë shtogu.

Atëherë kroi nuk ka ujë
as currilat nuk vijnë,
më ba më të dashtë shumë
akujt damaret i ngrij.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here