Disa poezi nga Ismet Tahiraj (3)

0
538

Ismet TAHIRAJ

LULE THANE

për tej
çerpiqëve të erës
nuk vë
kulm tjetër
asessi.
për veç
drurë thane.
mozomakeq
të shajë
burbujë
vijnë lumenjtë
inatosën përrenjët.
për gjinjtë e tu
të shenjët,
frymën ashiqare
qe ia dhe dheut.
kudo mbi Dardani
hise te kemi ty
rritesh si lis
mijëvjeçre qiparis.
Lule thane
jep frytë
frymë e jote
e shenjtë
çdo mjedis…

SHANTAZH TE KAFET

E marr si ta marr
Sorra mbi oxhak,
Vënë shantazh te kafet.
Ora ec, e për ec
Toreadori s’ngec.
Punon njeriu pa reshtur,
Dikush shtrihet
Dhelpër e heshtur.

SOKËLLINË

Sokëllinë te miku
Ne parmak kamxhiku.
Për sillet, e pështillet
E as gjë më s’lidhet.
Ta bënë orën
Ta pinë çorbën.
Ta pështyn dorën.
Sokëllinë derën tjetër
Hap te sharjes,
Tjetër vrimë
Vetëtimë

MOS EJA KAH VJEN

Ec rrugë për të trëndafili, ndeshu ball për ball me buzëqeshjen. Gëzimi.
Flladi vije pas ermirës se trëndefilit, kur shpirti shkëmoqët. Sipëri
Dje sot, dhe fyelli ia dha melodisë, përballu me bjeshkën. Flakë me eshkë.
Druaj tri krismave përtej dardhë ugere, Heshtja pas e ka potere. Zheg vere.
Hej udhën mos e lako deri te kroi, pasttro qafën, llërët e duarëve
Ti te jesh yll i shkuar yllit, krahë djathët, veprimi, guximi.
Mos lë as hi rrugës, as gelqere se të shatisë rrufeja. Thepit thyej thepin
Secila guvë ka mjaltin e feshurë, si dhelpër e dehur, qark tharkut mos rri hu ngrehur.

Mos eja kah vjen, se krushqija me nuse udhën e thenë.
Me trënadiflin rrugës ndeshu, balli te qesh droju mos u ngerdhësh.


MUND TE KORITESH

(Fabulë)

një këter
në një istikam,
tha unë s’martohem
as për Pashk
as për bajram.
i tha një
strnicë sojnike,
atë natë mos
ha fasule
se mund
te koritesh…

S’E DUROJMI HORRIN

(Fabulë)

një bubrrec
kishte marr
n’shenjë
mërimangën
Tanushë
kur ma këndon
te preferuar atë këngën.
i tha mërimenga
jam keh
thuar oborrin
ne graria
nuk e dorojmi dot horrin.
i ra dielli
n’ kokë
me përpi
pellg i gjerë,
o tokë….

SHARMËBUZËQESHJE

censor
tavolinash,
më dry.
kapsllëk
në fytyrë.
2.
era luan
qefin,
mos zdryp
kurrë
kurriz ku rrinë.
censor në pjatë
shtrirë të rrish
shtretërve pupëlor,
ku rrinë gartë.
sharmë buzëqeshje
sallat.
lukth kavanoz
i mbërthyer.
shurrë dreqi
sy shqyer….

QISTEK ME KËRPUDHA

fjalet i dalin
qistek më
kërpudha,
varg e vi.
herë një tabor
herë ne një tjetër,
gjenë te pjekur
pjepër.
skrajë e
këputur
për mjedis.
Mos harroni
ringjallet
trefish…


SHOTA GALICA

Sytë i ka pasur
Prej tambli,
Bebëzën prej
Laramani fushe.
Kurrë s’ka nëmur
Por ka bekuar
Flutur e adhuruar.

2.
Zëri i saj
Krismë pushke
Çifteli e saj
Turbullonte
Male e fusha.
Vetëm bekonte
E nuk truante.
Shqip i rridhnin bekimet
Shqip i fillonte belbëzimet.
Bëhej pëllumb
Krah shkruar
Shqiponjë e trimëruar.
Aty ku rritshin
Djepat
Himnizoheshin
Arat e skërkat
Vasha më sy tambli
Plis e xhamadan
Me fije gajtani.
Deri Syriganë
E njihte çdo pëllëmbë
Degëzat e pritnin
Në këmbë.
Plekste gërshetat
Me gishtat e vet,
Jam bimë e Dardanisë
Pa Dardani
Kam siklet.

3.
Këtyre maleve
U puthi ballin,
Mos ta ketë
Përvëlues mallin .
Reka e Radishevës
E përroi i keq,
Ha njerëz tinëz
S’ha kuleç.
Duhet tha me vetveten
Te ketë petritë,
Kokardave t’u zihet
Secilin cep prita.
Mati e s’mati
Hyri kuvend,
Shall e shokë veshi
Burrë për njëmend.
Pa frymë hiç
Këpuste perin
Kokardën e çakërdiste
Te tërën.
Bir bushtre
Toka Dardane
T’i le eshtrat
N’ kasaphane
Hyjneshë ishte
Ne kuvend,
Urtë fliste
Me çdo kënd
U tmerrua kur dëgjoi
Një çetnik
qaf gjatë
qe i shante grat
dardania me merr gji
me benë vigane
me benë kërthi.
Kur u be gjysma e natës
Një urti e paqes
I tha nisu
Për ne zyrë
Faqe bardh del
Pa mynxyrën
Aq shkujdesur
Hyri qytet,
Si te hynte
Shtëpi te vet
Qe zotëriu
Kruante dhembet,
Aq vëngër
Ia shikoi këmbët.
Pa me thuaj o tiran
Ne je trim ne je azgan,
Zhvish palluake e jatagan
Te erdhi ora
Për mejdan.
E ke sha
Gruan dardane,
Ti je ai qe e shan
Dhe farën tende.
Hapi sytë
Si bualli pus,
Vet i dytë
Tjetër as kush.
Hyjnesha me urti
Krejt gjak ftoftë,
I rrinte për bri.
Gjashtë plumba
Ia fali gjoks,
Doli si rrufe
Thes i kalbur
Mbeti për dhe.
Dardani ky
dheu im
me qoftë bukë
me qoftë qefin.
Tokë tone
Tha fusha
Këso trimëreshe
S’rrit lahuta.
Qielli tha
I ka sytë me lara,
Se tradhton bukën tone
Folën ara e ara.
Token tone Dardani
Shote Galica,
Është kuçedër
Është perri…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here