Disa lirika dashurie… – nga Anta Muçaku

0
1157

Anta Muçaku

* * *@Anta Muçaku

Po s’të deshi bota ty…
Po s’më deshi bota mua…
Po s’na deshi bota ne…
T’na bëhet vonë, thua?!
Se unë botën s’e çmoj.
Fundja dhe ti. As ti…
Ajo flet për seksin,
Ne bëjmë dashuri….

—————————————–

– Ti : “…”

– Unë : “… ” A. Muçaku
S’di si humbëm kaq keq
Shiu na çoi larg…
Si u bëmë vallë kështu?
Si s’u deshëm dhe pak!
Tani s’di të t’kërkoj
Vallë di ti t’më gjesh?
Jam e jotja çadër
Kur mbi ty bie rrebesh.
Do pres të bjerë sërish
E ndeshemi, kushedi!
Ti : “A mund…? ”
Unë: “Po” (përsëri e përsëri…)

—————————————–

NE @Anta Muçaku

Kur malli të të marrë
Aq sa mos dish nga të shkosh
E njeriu mos duash t’i flasësh me gojë
Lere zemrën të të udhëheqë
Ajo do dijë t’më tregojë…
Në s’dittë ajo, do t’ja rrëfej unë!
Sesi përplas dyert me zemërim
Sa herë pandeh se ti do hysh…
Si psherëtij në çdo frymëmarrje
Dhe s’di më as si, as qysh…
Ah, mos u ditshim ne të dy!
E mos u pafshim po qe shkruar,
Si mund të jemi kaq të marrë
Sa rrimë kokëmënjanë, të dashuruar?!

—————————————–

Djallëzisht@A. Muçaku

Ti përherë seç më ndjell
Ca ëndrra natën zgjuar
Herë si djall e herë si dreq
Më shfaqesh përmalluar.
Jepem unë si krejt e marrë
Në marrëzinë tënde dashuri
Jep e merr, s’le gjë pa bërë
Më thua: Rradhën e ke ti!
Herë ti e herë unë,
Të dy çmendur, çmendurisht…
Dua prapë, edhe më shumë
Të dua… pak djallëzisht!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here