Disa krijime letrare nga Blerina Pëllumbi

0
1716

Blerina Pëllumbi

Pjesë nga libri “Lotet e nje gruaje”

Do e mbajme ne spital !
Ai ndaloi fjalen kur pa lotet e mia te rrokulliseshin si reke.
Te lutem shpetoje doktor!?
Ju ula ne gjunje.
Ato momente kerkoja engjejt ne toke,
por mesa dukej ata ndodheshin ne qiell dhe e prisnin atje…


Sirtari i jetes

Ëmbëlthurur ëndërr e hedhur në sirtar
Nga duar fëminore lodruar mbi një mall
Zemër kyçur kujtimet seç lindën një shpirt
Një dashuri një epsh mbeti labirinth
Vrapon njeriu ëndrrës të hedhur në sirtar
Përreth sheh botë të mjegullt, dimër me acar
Sa shumë u dashurua me ëndrrën në sirtar
Duart u bënë muaj dhe zemra një acar
Ëmbëlthurur ëndrra qëndron në një sirtar
Thinjet përvëlohet, rrëzohet në kujtime
Dhe prapë fëminore ngrihet sirtari i jetes sime…


Pjese nga libri “Lotet e nje gruaje”

Tek veshtroja vijat e kuqe nuk dija te buzeqeshja apo jo ?!. Prisja tashme femijen tim te dyte. U ula me duar mbi bark, lotoja, isha shume e lodhur nga jeta dhe hallet. Femija donte force dhe shume dashuri.

I afrohem pasqyres, nuk doja fytyren time ta shihja me lot. Ato lot i fshiva. Me dukej sikur ne ate pasqyre shihja femijen tim.
Çfare te jete valle? – pyesja veten duke perkedhelur barkun ate qenie qe po vinte ne jete, ate zemer qe kish filluar te trokiturat e saj te para, qe mesa dukej do ta shqetesonte boten qe me rethonte, do shqetesonte njerezit e mi dhe bashkeshortin por jo mua. Ate qenie duhej ta sillja ne jete sepse isha nene.

Degjoja rrahjet e zemres se femijes dhe jeta ime duhej te merte nje ritem tjeter. Ritmin e nje kali qe vetem vrapon e s’ndalet as nga era, as nga shiu apo bubullimat qe i vinin fytyres si nje maske ku bota mundohej t’i vinte fre, por jo ajo bote nuk mundi. Ajo bote e ngushte, ai shpirt i ndrydhur nuk mund te ndalte ecjen time drejt sjelljes ne jete te atij femije te pafajshem.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here