Dinakët dhe “idiotët” e politikës?!

0
1070

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Idiot konsiderohet ai njeri, i cili nuk posedon nivelin e duhur të intelegjencës. Ato shtete të cilat kanë pasur traditë në shtetbërje, nuk mund të vijnë në shprehje “idiotët” që të bëhën njerëz të politikës. Politikani i mirëfilltë nuk punon për interesa individuale, por punon për realizimin e interesave të përgjithshme. Në rajonin e Ballkanit kemi udhëheqës shtetëror dhe partiakë shumë dinakë të cilët e kan mbushur aparatin shtetëror më “idiotë” të cilët zbatojnë vëtem urdhëra pa menduar shumë më kokat e tyre. Një pjesë bukur e madhe po sillen në mënyrë idioteske duke u bër servilë dhe të dëgjueshem, duke i lënë anash edhe interesat e tyre.

Pushteti në Kosovë pikërisht këtë sojë të njerëzve po e dëshiron. Janë bërë militantë të partive politike të cilët po vrapojnë qorrazi pas liderëve të tyre, po vrapojnë edhe pas do koncepteve politike të pa dëfinuara mirë. Kjo miopi politike ka bërë që rregullisht të votohen njerëzit e njejtë për pushtet të cilët u tregua së nuk e kan merituar. Dhe, kjo po ndodhë për shkak të pasivitetit të qytetarëve të cilët janë bërë vrojtues pasiv të fatit të vet. E kan lën fatin në duar të njerëzve perfid, të atyre që kurrë nuk e përfillën votën dhe kërkesat e tyre.

Gjithmonë i manipulan duke u premtuar edhe ate që nuk është e mundur, dhe as nuk i realizuan edhe ato kerkesa të cilat ishin të mundshme. Përdorën më mjeshtri metodat mashtruese të tipi komunist më masën. Këto lojë të pistë e kanë trashëguar nga para ardhësit e tyre. Do të ishte mirë që qytetarët në mënyrë të organizuar përmes ndonjë shoqate ti kanalizojnë kërkesat duke marrë fatin në duar të tyre, duke mos pritur më që ti udhëheqin demagoget. Edhe ata ekspert qe i kemi të profileve të ndryshme, nuk po iu ipet mundësia që të kontribuojnë në rrjedhat ekonomike dhe politike te vendit, ku i kemi ngecjet më të mëdha.

Bëhët fjalë për botën në të cilën individet parreshtur të përkushtohen që më dije dhe më një dialog të kulturuar para së gjithash të sigurojnë statusin që iu takon në shoqëri. Deri më tash nuk patem ndonjë reformë në arsim, sepse pikërisht ky nivel i arsimit të dobët po iu hyn në funksion klasës sunduese. Një kanalizim i mirë i rinisë, do të ndikonte në formimin e përsonalitetit të tyre, do të ndikonte në socializimin e tyre, do të ndikonte që mos të largohen nga tradita, mos të largohen nga të mirat familjare… Të rinjët do të bëheshin pjesë kreative e shoqërisë, do të mendojnë dhe veprojnë më kokat e tyre, dhe në mënyre kritike do të analizonin botën rreth tyre.

Kjo do të ndikonte që rinia të përqafojnë gjithë ate që është e mirë, e dobishme dhe jo imponuese. Kështu ata qysh neser do tu kishin bërë rezistencë çdo forme të dominimit që do të ndikonte në ekzistencën dhe dinjitetin e njeriut. Ky pasivitet i jetës shoqërore e qëllimshme nga kjo klasë e pa pa përgjegjshme politike, mund të tejkalohet vëtem më forca të reja dhe kreative. Çdo vonesë në këtë drejtim do të jetë shumë e kushtueshme për fatin dhe për përspektivën tonë…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here