Dila Gecaj: Nuset e gjarperit

1
541

Dila Gecaj

Nuset e gjarprit

Atë ditë mbi Mitrovicë ishte nxirë qielli,
Prapa reve të dendura ishte fshehur Dielli.
Po bëhej një dasmë, pa muzikë e pa dasmorë,
Vajza shqiptare nuk martohej me një djalë shqiptar.

O Zot!Ç’është ky tmerr,ky gabim kaq tragjik?!
Vajza shqiptare bëhet nuse me më të madhin armik!
A ka mundësi të ndodhë kjo gjë në tokën e shqiptarit?!
Tmerrohen kosovarët, dridhen në varr eshtrat e Adem Jasharit!

Qaj moj nënë Kosovë, qaj me lot,
Ditë e zezë për ty paska aguar sot.
Plaget tona ende pa na u shëruar,
Nga Shqipëria erdhi vajza me serb për t’u martuar.
Pas kësaj nuse zezës, vijnë dhe të tjerat,
Medet, moj nënë, Kosovë, si nuk t’u ndanë të zezat!?

Askurrë vajzat kosovare me serb nuk janë martuar,
Më parë pranojnë vdekjen, se sa me u ç’ njerëzua.
Ka mjaft vajza të ndershme edhe në Shqiperi,
Askurrë nuk kishin për ta bërë këtë marrëzi.

Femrat, të cilat me serbë janë martuar,
Historinë tone nuk e njohin, nuk e kanë mësuar.
Jo, jo, nuk harrohen masakrat që kanë bërë serbët në Kosovë,
Ata e paten planin, të na zhdukin nga toka e jonë.
Sa shumë nëna kanë ngelur pa dritën e syve,
S’ harrohen jo turturat, as varret masive…

Para tre mijë vitesh nuk ishte Jugosllavi,
Kjo tokë kishte një emër, quhej Iliri.
Banorët vendas ishin të parët tanë, të bijtë Ilirisë,
Ndërkohë serbët ishin duke jetuar në mallet e Rusisë.

Ju, ish motrat tona, dëgjoni zërin tone
Nga gra, pleq dhe të rinj:
Dijeni mire se jeni martuar me gjarpërinj.
Po ! Me burra armiq ju jeni martuar,
Farën e gjarpërit ju jeni duke e shtuar.

Tani gjersa jemi duke qëndruar në Kosovë,
Është koha që ta mësoni historinë tone.
Shihni varret e heronjve dhe kullën e Adem Jasharit,
Duart gënjeshtare me të cilat ju përgëdhelin,
Janë të lara me gjakun e pastër të shqiptarit.

Jo, nuk martohen shqiptaret me serbë
As Brenda ta përlyejnë gjakun e Skënderbeut.

(Shënim: Vajzat e Kosovës nuk pranon as me turk dikur të martohen, por sot kanë ndryshuar kohët… /AÇ)

Njeriu dhe vetmia

Natë e errët, natë me shi,
Një njëri rri vetëm, pranë ka një qiri
Që të dy po shkriheshin në heshtje dhe vetmi
Sikurse qiriu lotonin dhe sytë e tij…

Të vetmet prehje dhe lumturi ne jetë
Kishte dheomën plot me libra dhe të ëmën e vet…
Nënën e kishte mbështetje dhe një thesar të rrallë,
Me dashurinë e saj të pakufishme të birin e mbante gjallë.

Kur nënë e tij e dashur është ndarë nga kjo botë,
Ai ngeli zemërthyer dhe as që kishte më lotë…
Në këtë botë false, në këtë xhungël të ashtuquajtur jetë,
Ajo ishte dashuria dhe shpirti i shpirtit të vet…

Që nga ajo ditë ai ndihet i zbrazët, i humbur, i tretur
Njeri kot, as i gjallë e as i vdekur…
Në këtë botë të mbushur plot me njerëz
Atij nuk i ndahet vetmia e zezë.

Kura i pat lindur kishte qenë e shkruar,
Martesë dhe fëmijë do ngelen ëndërr e parealizuar,
Ka kohë që është pajtuar me vetminë ai njeri,
Me shoqëruesen e vetme gjer te varri i tij…

Dërgoi për publikim tek “Fjala e Lirë”, Gjin Musa, gazetar.

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here