Despotët e kreut të LDK-së, ia mbyllën derën Donika Gërvallës !!!

0
1325

Nga Skënder MULLIQI

Nuk ka së si njeriu të jetë indiferent, kur sheh se si para dyerëve ku mbahej tubimi i Këshillit Qendror të LDK-së, ndalet me forcë në mënyrë shumë të turpshme, kryetarja e LDK-së për Gjermani, dhe bija e heroit të kombit, Donika Jusuf Gërvalla. Dhe, merrne më mend lexues të ndëruar, se cilët ishin ata të cilët e ndalën ? Këta ishin do despotë siç janë Isa Mustafa, Ismet Beqiri i vogël dhe mejteplia e Gjilanit, Lutfi Haziri. Kur një femer dhe aktiviste e shquar, e bijae një heroi të Kosovës, ndalet që mos të hyjë në tubim, kësaj i thonë diktaturë.

Këta në krye të LDK-së, janë do frikacakë, janë një grup i caktuar që po dëshirojnë më çdo kusht ta ruajnë pushtetin dhe të mirat e tyre materjale. Këta janë do burreca qe iu frikësuan pjesmarrjës së Donikës, që mos tua shpalosë të gjitha të palarat e tyre para Këshillit të Përgjithshem. Dhe, nuk kanë faj jo, se Donika është më e fuqishme dhe më e dijshme së i gjithë kreu i LDK-së. Janë ba bashkë një grup despotësh të cilët frikohen nga hija e tyre. Këta janë ba filial i PDK-së. Këta po të ishin burra do ta kishin ngritur zërit për zbardhjën e vrasjeve të zyrtarëve të lartë të LDK-së.

Por, dihet së atë ditë kur Isa Mustafa e mori timonin e LDK-se Rugoviane, anija e këtij subjekti politik do të përmbyset. Despotët si zakonisht pranë veti nuk durojnë konkurrencë, por zvarranikë nga bindja, zvarranikë edhe nga lindja, zvarranikë nga botkuptimi dhe zvarranikë nga karakteri. Këta nuk e durojnë konkurrencën, nuk durojnë njerëzit e ditur, i preferojnë sahanlepirësat. Atë ditë kur Rugova shkoj në amshim kjo parti u shëndrru në një klub intrigantësh, në një klub interesgjinjësh, të cilët nuk po zgjedhin metoda për ti ruajtur pozitat.

Për strukturën më të lartë të LDK-së, nuk vlen demokracia e mbrendshme, nuk vlen vota, nuk vlen mendimi i elektoratit. Këta nuk e kan dert që vesët moti iu janë kthyer në virtyt. Të katandiset kështu partia numer një dikur në Kosovë, e ideatorit dhe kreatorit të pavarësisë, Ibrahim Rugovës është gjynah para Zotit, është gjynah para elektoratit besnik rugovianë dhe është shumë e dëmshme për Kosovën. Ajo çka ndodhi ka tejkaluar të gjitha përmasat e normalës. Ishte dashur ta ngrisin zërin i gjithë elektorati i LDK-së kundër kësaj klike të dëmshme për LDK.

Këta po e kthejnë kohën e diktaturës. Ata po veprojnë në menyrë përjashtuese. Po të kishin pak ndjenja kombëtare, kurrë nuk do tia lejonin vetit një gjë të tillë. Këtë shkrim dua ta përmbyll më thënjën në intervistën e Donikës dhënë televizionit “Rrokum Roll” “Mue nuk më intereson që ma mbyll derën një kategori e tillë. Është Rusia, Turqia, ish-Jugosllavia”, u përgjigj Gërvalla në pyetjen së nga po e merrë modelin Mustafa për partinë e tij…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here