Deputetet më një shtator janë para një sprove historike

0
392

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Në protestën e të shtunës në Pejë, kundër Demarkacionit të verzionit pushtetarë isha i pranishem edhe unë. Sidomos në shkrimet e mia të fundit autoriale pata vu në spikamë së nevoitet një angazhim shumë më i madh i të gjitha forcave politike, shoqatave, shoqerive civile, por para së gjithash një angazhim shumë më madh i popullit, kur bëhët fjalë për çështje kruciale të shtetit siq është edhe çështja e Demarkacionit. Në protestën e mbajtur në Pejë e cila ishte masovike, duket së reagimet e zëshme të publicistëve, analistëve politikë, opozitës në senzibilimin më të madh të opinionit publik lidhur më demarkacionin por edhe më gjendjen përgjithshme jo të mirë, kan fillaur të japin frytin e vet të madh.

Pjesëmarrja e një spektri të gjerë politik dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve ka ngjallur shpresat për një vetëdijësim qytetarë kur bëhët fjalë për çështje kapitale siq është edhe shënimi i vijës kufitare më Malin e Zi. Pa dyshim së një meritë e veqantë lidhur më senzibilizimin e opinionit e gjëre publik i takon ish kryetarit të komunës së Pejës, Ali Lajqit. Ai ndër të tjera në këtë tubim protestues i bëri më dije strukturat më të larta të shtetit se duhet të bëjnë shumë kujdes më kufijtë shtetëror .Kërkojë nga deputetet që më një shtator mos ta votojnë verzionin zyrtar për demarkacionin, së Kosova humbë mijëra hektarë tokë, dhe së ratifikimi eventual mund të ndikojë në eskalimin e situatës politike dhe situatës në përgjëthesi.

Kjo ishte dashur të merrët seriozisht nga kuvendaret e Parlamentit të Kosovës, të cilët janë para një sprove të re historike. Porosia që doli nga ky tubim protestues është sigurisht edhe zëri i shumicës së qytetarëve të Kosovës. E thash edhe më lartë së mua shumë më mbushi më optimizem së populli ka filluar më reaguar më fuqishem karshi punëve jo të mira që po i bën kasta politike në pushtet. Pjesëmarrja më masovike në tubimin kunder ratifikimit të demarkacionit në një formë apo tjeter ishte edhe shprehje e pa knaqësisë së qytetarëve karshi situatës së eskaluar politike që shumë kohë, dhe paknaqësive karshi jetës së keqe të cilën po e bëjnë, pa e qitur për asnjë moment në plan të dytë Demarkacionin.

Ky mobilizim qytetarë duhet të vazhdojë në të gjithë qytetet e Kosovës, sepse në pyetje nuk është vëtem marrja e tokave të rugovasve të cilët historikisht i mbrojtën më dinjitetin më të madh tokat shqiptare, por është në interesin e përgjithshem. Nuk është e lejueshme dhe as e justifikueshme siq po i ndëgjojmë disa duke e marrë Demarkacionin si çështje vëtem e rugovasve, apo si çështje vëtem të Rrafshit të Dukagjinit. Kjo ndarje në baza krahinore kur bëhët fjalë për territorin e Kosovës, është një tezë tepër e rrezikshme. Bukur shumë kur jemi ketu është instaluar logjika e keqe jo e pa qellimtë, unë do të thosha edhe antikombëtare, e ndarjës mbi bazat rajonale për gjithqka që po bëhët fjalë.

Është shumë e dëmshme të mendohet së nese cenohet një pjesë e vendit në veri, jug, lindje apo perëndim të Kosovës, të lidhet apo të mbetet si interes vëtem i trevës së caktuar. Duket së një pjesë e madhe e spektrit tanë politik, e veqmas e atij pushtetarë është instluar një logjikë e tillë, e cila nese pretendon të përgjithësohet do të bëhët shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për fatin tonë si shtet. Kjo do të shkonte direkt në favorin e hegjeminisë serbosllave dhe të hegjemonisë ruse. Këta në krye të shtetit e kan humbur rrugën në oborr. E kan humbur rrugën në oborr së lakmia pas të mirave materjale dhe pas pushtetit apsolut ua ka errësuar sytë dhe mendjen. Këta janë bërë të dëgjueshmit e faktorit ndërkombëtar pa as një mbulesë, së ata ua kan zënë sigurisht “bishtin “më derë për keqpërdorime, malverzime dhe për afera të ndryshme kriminale.

Edhe disa zyrtarë të shteteve mike si ambasadori i Anglisë në Kosovë e tha në një intervistë, së problemet e mbrendshme duhet t’i zgjedhim na vet. Për çdo dështim politik por edhe dështime të natyrave të tjera, kasta politike në pushtet, po thirrët së kështu kan kërkuar miqët tanë ndërkombëtar e broqkulla të tjera që iu ka dalur krejt boja. Të shpresojmë së Demarkacioni do të jetë shthurja e parë fatlume për këtë shtet të kapur nga këta njerëz hileqarë e grabitaqarë, të cilët janë bërë të dëmshem për proceset demokratike, janë bërë të dëmshem për shtetin e Kosoves dhe janë bërë të dëmshem për të ardhmen tonë…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here