Demonstratat e 35-vjetorit të vitit 1981 nën hijen e rebelizmit të klasës politike!

0
382

Shkruan Asllan Dibrani *)

Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ-titoisto-rankoviqase.

Hegjemonizmit i Serbisë asnjëherë nuk la kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë urrejtje me të gjitha mjetet ma të vrazhda të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve. Kjo dhunë u rezistua me pakënaqësinë dhe revoltën e shpërthimit me anën e këtyre demonstratave qe ishin te domosdoshme kundër regjimit jugosllav!

Serbia u angazhua dhe angazhoj të gjitha forcat e republikave të ish Jugosllavisë duke gjetur formën dhe mënyrën ma të egër, për t’i quajtur ato demonstrata, kundërrevolucionare dhe antijugosllavedhe vërsuljen kundër tyre me reprezalje ma çnjerëzore. Këto ngjarje dhe pakënaqësi qe u shprehen haptas nga studentët e Universitetit të Prishtinës, profesorëve dhe klasës punëtore ishin për Republikën e Kosovës dhe Pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit e ne veçanti i popullit shqiptarë nën Jugosllavi.

Demonstratat e vitit 1981-ta ishin “Revolucioni” dhe prishja e themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit!

Jugosllavo-Serbia presionet e veta i shtriu në diferencimet politike, si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist, nacionalit, armiq,kundërrevolucionar, terrorist, antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi, përçarje, huti, imponime, njolla, ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende pune, kolektive, siç ishin diferencime në shkolla, fabrika, organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë “të ndershëm” qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet ishin të shitur si projugosllav dhe antishqiptar !

Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtonin popullit shqiptarë mjaft në stilin “Përçajë e Sundo”. Kaluan shume vite dhe kjo datë u manifestua nga populli liridashës shqiptar, por me kalimin e kohës sikur po mbetet nën hijen e njerëzve pushtetar të Kosovës gjë që opinioni po e përjeton si dobësi apo një indiferentizëm ndaj atyre sakrificave të njerëzve zëdhënës të Kosovës së asaj kohe, qe shpërthyen demonstratat e 11 marsit të vitit 1981,e që aparatura jugosllave dhe shteti jugosllav shënoj fillimin e shkatërrimit te sajë. Revolucioni i kësaj date ishte prishja e themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit.

Pamje e terrorit serb në pranverën e vitit 1981 duke i përdorur mjetet ma te rënda kundër demonstruesve shqiptarë për Republikën dhe pavarësinë e Kosovës.

– Këto ngjarje u përhapën në tërë Kosovën gjë qe i prishi imazhin Jugosllavisë artificiale,qe u mundua qe ti fsheh Serbo-Jugosllavia si një lloj pakënaqësie në fillim si pakënaqësi e studenteve për kushte, por realiteti shpejt doli ne shesh, se demonstratat u karakterizuan politike. Pas atyre ngjarjeve pasuan arrestimet e mijëra studenteve, profesorëve dhe intelektualëve qe u dënuan me shumë vite burg e qe kishim një tretman të egër në burgjet ish jugosllave. Në këtë aspekt Marsi dhe Prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët, sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi.

Bërthama e UÇK-së, në të gjitha nivelet ishte nga ish të përndjekurit dhe të dënuarit politik të vitit 1981.

Pakënaqësia dhe rezistenca shqiptare nuk u ndal as me këtë masa, por ajo u indonkrinua dhe e mobilizoj masën popullore edhe ma shumë qe ne vitet në vijim u formuan celulat e para të UÇK-së ,brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së etj. Shqiptaret zgjodhën rrugën paqësore dhe atë ushtarake gjë që përfituan simpati nga bota demokratike në krye me shtetet e bashkuara të Amerikës, po edhe me aleatet tanë realizuam fitoren kundër agresorit serb.

Kjo pavarësi e tanishme ne saje te një çlirimi te mirëfilltë e lindur pikërisht nga ish te burgosurit politik të atyre demonstratave sikur po mbetet edhe ky përvjetor i demonstratave të 1981-it nën hijen e rebelizmit të klasës politike kosovare ku vlerat tona po i zbehin për karriget e vata! Lufta e tyre politike për gara përfitime personale po e humb imazhin Kosovës dhe të arriturat qe i patëm në 35 vitet e fundit. Me politiken e tyre po qojnë ujë në mullirin e Serbisë, duke krijuar huti ngërçe, sabotazh dhe injorance nder shqiptar…

Autori është ish i burgosur politik i ngjarjeve të viteve të 1981-ishit

SHKRUAJ NJË KOMENT