DEGA E LDK-së NË ZVICËR MBLEDHJE KRYESIE

0
1195

DEGA E LDK-së NË ZVICËR
bënë ftesë publike
për mbledhje të Kryesisë së Zgjeruar

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Të nderuar kryetar të nëndegëve,
Të nderuar delegatë të Kuvendit të VIII-të Zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër,
Siç jeni të njoftuar nga mediat Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë gjatë muajit qershor 2016, ka marrë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve në Degët e LDK-së në Zvicër dhe në Gjermani. Po ashtu Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e komisionit për t’i vëzhguar procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër në këtë përbërje: Haki Rugova, Salih Morina, Anton Quni dhe Soklol Haliti.

Edhe pse Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë nuk njeh dialogun e brendshëm partiak, kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër ka bërë përpjekje të vazhdueshme për dialog dhe komunikim të brendshëm dhe në mungesë të vullnetit i ka shfrytëzuar mjetet e informimit publik si dhe rrjetet sociale per të treguar gatishmërinë e saj se është e gatshme për dialog dhe për shqyrtimin e të gjitha çështjeve kontestuese, por Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë nuk ka qen e gatshme për dialog sikurse edhe tani që refuzon kontaktin dhe dialogun me Degën e LDK-së në Zvicër e cila ka dalë nga një proces i rregullt zgjedhor.

Pasi Vendimi për mbajtjen e Zgjedhjeve edhe në Degën e LDK-së në Zvicër, kryesia e Degës ka thirrur Mbledhjen e Zgjeruar në të cilën ftohen të marrin pjesë edhe delegatët. Për ti kryer obligimet në përputhje me rregullat e brendshme partiake për të cilat flasin zyrtarët e LDK-së ne kemi ftuar zyrtarisht edhe Kryetarin e LDK-së z. Isa Mustafa, sekretarin gjeneral z. Ismet Beqiri si dhe kryesinë e LDK-së në Prishtinë. Po ashtu janë ftuar zyrtarisht edhe Komisioni për mbikëqyrje të zgjedhjeve zotërinjtë Haki Rugova, Salih Morina, Anton Quni dhe Sokol Haliti, nga të cilët edhe pas 7 ditësh nuk kemi marrë asnjë përgjigje, prandaj ftesën po e bëjmë publike në mjetet e informimit si dhe nëpër rrjete sociale.

Ps. Kësaj ftese publike ia bashkëngjitim këto faksimile: Dy vendimet e Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, ftesa e Degës së LDK-së dhe ftesat zyrtare për kryetarin, sekretarin, kryesinë e LDK-së dhe komisionin për t’i përcjell zgjedhjet në degën e LDK-së në Zvicër.

St. Gallen, 28.08.2016.
Shefqet Dibranikryetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here