Cikël me poezi nga Mark Kuzhnini

0
838

STINË E BUKUR

Ti erdhe kur s’të kam ftuar,
Dhe ke ikur si e trembur…
Gjith më than që jam i dashuruar,
Dhe ti këtë gjë ma ke përmendur.
Kisha frikë dhe ta shihja vetën,
Edhe koha të tillë më emroi…
Po si mos ta dashuroja jetën,
Kur lumturi ajo më shtoi.
Pasi që kthyem shpinën,
Ndihesha më i lumtur…
Sepse ti ma dhurove stinën,
Vetën tënde si stinë më t’bukur.

Akuzë Dashurie

Duhet ti flasim fjalë të ngjajshme
mos të përqeshemi nga përkuroria e as nga gjykata
le të dëshmojm që të dy një gënjeshtër të sajuar
si për shembull kurr s’jemi parë as kurr s’jemi prekur
e aq më shumë që u përqafuam
ah! përqafimi ku shpirti ngjizet me shpirtin
dhe shëndrohet në një embrion
e me pas lind një foshnje vajz
është Ndjenja… vajza e dy të pandehurve, vajza jon
shpresoj që s’do të deklaroj të vërtetën vajza
se do përfundojm me shekuj prapa grilave që të dy
uroj që mos të na përqesh koha e as kujtimi
mos më shiqo në sy në seancen gjyqsore
se do më bësh me lotë, e lotit do ti dal fjala
që ne njihemi, shumë e fuqishme është fjala e lotit
e ngjajshme me fjalën e Zotit
mos ti ngatrrojm gjërat të themi që ne u njohem në ëndërra
aty rastësisht në një teater ku shiqonim një shfaqje
e që bëhej fjalë për dashurin e dy të rinjëve
ishim të ulur afër shiqonim skena
kur një skllav vodhi zemrën e princeshes
dhe princesha tregoi haptas
e dëshmoi që e donte, e dashuronte
skllavin e mjerë
kjo do të jet deshmia jote dhe e imja
kam pak frik që zemra do të flas shpesh di të jet e llastuar
se di si tja bëjë, ti lë të flasin buzët
që mbajn sekretin, syt apo mendjen
por jo zemrën e shpirtin kurrsesi
uroj të kalojm mirë aty në pranin dëshmitarve
edhe ti duhet të mbahesh mos e thuaj të vërteten
sepse të vërteten e mundi gënjeshtra në këtë jetë
le të jet e vërtet gënjeshtra jon
do shpëtojm nga burgu apo nga ndonjë gjob tjetër
apo më mirë sapo të hym në gjyq të themi që s’njihemi ne dy
por jo kjo smjafton, as nuk na shpëton
eh! tani mendova diqka, më fundos mua ti shpëto
ashtu kështu i fundosur jam
ti thuaj ky më ka ngacmuar pa i bër asgjë
tregoju edhe që ti shpalosa ndjenjat ty
unë s’dua të flas, i thyer siq jam dua të jetoj
mjafton që ti jeton në mua dhe me mua
po le të qelbem prapa grilave
po le të vdes aty
kur i tillë po jetoj në lirin e kufizuar
edhe pse spo e njoh jetën s’dua ta njoh as vdekjen
se nuk vdes një mur sado i vjetruar që është
ashtu je murosur në mua
por dua të më premtosh një gjë
që letrat nga unë do i pranosh
ky do të jet ngushllimi i vetëm për mua.

Lotët që si shoh – Lotët që si njoh

Përpos pritjes, e ëmbël dhimbja
kur e di nga kush e ke
përpos vdekjes egziston lindja
një lindje që as vdekjen se njeh.

Përpos syrit loton dhe plaga
jan disa lotë që s’mund ti shoh
e mendimet seq i laga
me disa lotë që smund ti njoh.

Ëndërrat nga gjumi nuk i zgjoj
se shohin ëndërra të pa para
kur kujtimet me emra i pagzoj
I ndjejë si qajn ndjenjat e ndara.

Pjesë e Zemrës Sime

Vdis o vdekje para se të vdes unë
se unë me ty s’dua të vdes
e kam një ëndërr që e dua shumë
dhe një shpres që vazhdoj ta pres.

Më lejo vetmi ta gjejë dikë
e ta fillojë që tani jetën time
edhe pse unë e kam gjetur
gjysmëpjesën e zemrës sime.

Ti gjahtar mos e vrit pulëbardhen
se pastaj do të dalë nga vetja
dhe do përballesh ti me mua
siq përballet me vdekjen jeta.

Po sikur mali që shpesh përballet
me stuhit e dimrit të mrrolur
ashtu po përballem edhe unë
me një heshtje që qëndron pa folur.

Pritje e Ëmbël

Pritja më thotë: ke për të pritur
largësia thotë: kam për t’ju ndarë
e kjo ndjenja ime që është rritur
lart është ngritur dhe syri e ka parë.

Por largësis s’ja kam frikën
sa jam fajtor që jam shprehur?
me atë ndjenjën që e ndjeja
zemër dhe shpirti i kam dehur.

Durimi thotë: ke edhe pak durim
besom që do bëhet mirë
më thuani sa është pritja shërim?
fjala e shpirtit qenka e lirë.

Pritja thonë që është e ëmbël
ajo di të jet edhe e idhet
e kjo zemër që vazhdon të pres
kjo vdes, e me dikë tjetër s’lidhet.

Puthje e Lotëve

Papritur në pritje diçka ndodhi
erdhi e iku edhe puthje vodhi
zemër e shpirt vuajtja mi lodhi
kujtimi im vetëm lotë mblodhi.

Puthje mes lotëve pa ndërprerë
puthja e natës kishte shumë vlerë
e ajo heshtja e pa krerë
s’foli fjalë, s’më bëri asnjë nderë.

Lotët puthëshin s’dinin për tu ndarë
puthen shpirtin dhe zemrën e vrarë
puthen dhe puthjen buzë palarë
gjithçka u puth asgjë s’është parë.

Puthen fytyrën dhe tër lëkurën
puthën trupin si skulpturën
puthen ndjenjën siq puth lumi urën
puthje e qetë siq puth gjethi gurrën.

PËRLOTEM

Duke prekur plagë me gishta
plagët e vjetra i ripërtrijë ato,
Duke i kthyer në plagë të freskëta
e duke prekur plumba të ndryshëm
qoft ata të urrejtjes, e të harresës…
sa dhimbje i ngjall vetës.
Trishtim, lotë, mungesë, pabesi,
e pa besueshme kjo që më ndodh
duke u munduar ta lë në harresë të kaluaren time,
me ditë e netë gëzimi…
sa shumë përlotem, sa shumë,
kur mundohem ta harrojë një lumturi…
që kisha dikur, veq e kam kujtuar atë.
Çdo ditë përditë, çdo natë përnatë,
E shoh edhe ferrin me sy…
ashtu siq e përjetoj tmerrin pa ty.

Biri i Vetmisë

Kur e ndjejë që se kam një dorë
them e kam tjetrën për të shkruar,
Kur se kam asnjërën bëhem ciciron,
Kur ndjejë që se kam zemrën me vete
e di adresën ku ka shkuar,
Por kur e shoh që shpirti më ka ikur
i gjallë pa shpirt jetoj, ku ka shkuar ai?
po sikur të kisha vdekur do e dia,
do ishte kthyer nga ka ardhur shpirti,
Mendoj se edhe shpirti është tek ti…
prej se u kurorzuar me shpirtin tënd,
ai më tradhëtoi mua më la vetë,
I gjallë jetoj, pa shpirt, pa zemër,
pa këmb, pa duar, pa sy, pa gojë, pa zë,
Jam i heshtur si pragu i shtëpis,
jetim në këtë botë, biri i vetmisë.

AKULL I ZJARRT

Kur filloj për të të urryer
më i fort se dhimbja dukem
edhe pse me dhimbje i lyer
në rrënoja të shpirtit strukem.

Kur shoh skena të përqafimit
jam viktima në atë skenar
përball heshtjes, buz trishtimit
para pasqyrës duke qarë.

I ndezur si zjarri i Prometheut
dukem nga jasht për tu parë
e akullt si antartiku
është zemra brenda e ndarë.

Më i vetëm se vetëmia plakë
kur qendroj me mendimin
fjalë t’shkëputura në ç’do hallkë
prania jote ma shuan trishtimin.

Kur kujtoj buzëqeshjet tua
i shkreti unë mbetem me lotë
ah! Kjo dhimbje që s’u shua
më bëri të vuaj dje dhe sot.

Kështu do mbetem edhe nesër
ti s’do të kthehesh e plagosur
mos më kërko pasnesër
se, zemrën jam duke e varrosur.
KUR NATA BIE

Bie përtok e nga toka zgjohem,
i gjori mendim jeton për ty,
sikur valë e detit trazohem,
vetmia thotë: S’do jeni bashk ju dy.

Lotët ngacmojn plagën në shpirt,
nuk e lën që e shkreta të thahet,
nga ndarja jon më s’kam parë dritë,
shpresa ime s’ka më ku të mbahet.

Edhe ëndërrat flasin për ne,
e vendet ku ishim i qaj me lotë,
sa vështir e kam pa ty që s’je,
ishit qifti më i mirë heshtja ma thot.

Kur nata bie vendi vend s’më zihet,
se pranoj që tani më ty s’të kam,
e kur jetës fundi i dihet,
i bie sikur kam ngrën dark e uritur jam.

Krejt rastësisht

Hudhi një frazë që shkruante…
urime, shëndet e suksese,
i heshtur pa fjalë,
pas dhimbjeve që kisha
dhimbjeve të ëmbela
trishtimit të trishtuar
për jetë të jetëve
puthjeve të panumerta
pa prekur buzët
qindra prekjeve pa qenë afër me të
terrori më i madh mes kësaj
ishte heshtja gjakpirëse…
e pamëshirshme ishte vetmia
edhe pse e pa mundur të jem mik me jetën.

LETËR E SHQYER

Kur kujtoj sytë e tu
them me vete kë e kan afër
sytë e mi kan ndrruar jetë
sepse kishin jetë të varfër.

Ata mbeten të pa ushqyer
pa fytyrën që kan ëndërruar
ndjenja si letër e shqyer
jeten vargut ia ka shkatrruar.

Kur kujtoj ato takime
i marr jam dukur para botes
një i dehur me mallkime
su ndalte, pinte gotë pas gotes.

PUTHJE NË LETËR

Kur e kam parë jam mahnitur,
e bukur më sa s’përshkruhet,
Fytyra e saj shum e ndritur,
në arkiven time ajo ruhet.

Ketu më s’ka mbetur gjë,
asnje zë e asnjë fjalë që thuhet,
Nuk e di në letër çka ti lë,
ndonjë puthje ndoshta i duhet.

Aso kohe bashk kur ishim,
kishim ëndërra të pa para,
Kur zbardhte mëngjesi niseshim,
atëher zemrat si kishim të ndara.

Këto ëndërra që më si kam parë,
për to kam qarë, më s’kam folur,
I përlotur, i leckosur e i pa larë,
zemër thyer në rrugën e lodhur.

IU DESHT KOHË

Një pik shiu po e vriste,
se i ngjasonte me lotë,
kur në ombrell e godiste,
i dhimbste zemra fortë.

Një cop ëndërre e animuar,
e bënte shum me vujt,
kur një repriz ka shikuar,
e ka bër mendësh me lujt.

Një çast kur pa diten,
i ngjasonte shumë me natë,
mërzia ia ndali driten,
dhe e la për një kohë ratë.

Për një kohë se pa veten,
iu desht kohë të këndillet,
kur ai njoftoi jeten,
tha: ” N’vetmi shpresa mbillet”.

KISHA LOTË

Përsëri…….. atje do të vi,
të të takojë lart në veri,
përsëri…….. atje më ke,
po aty ku ishim dje.

Dhe këtu që jam kthyer,
m’dukët vehtja më i thyer,
se më mungon ti bukuri,
më mungon, dhe ti këtë e di.

Kishte frik po qe skuqur,
jam afruar për ta puthur,
………………po kishte frik,
jam ndier i zbrazur kur kam ik.

Isha mangu kur u largova,
kisha lotë por s’ia tregova,
isha i ftohur si t’isha bor,
ikja…. dhe ja bëja me dor.

Dhe sot prap jam larg saj,
dhe një arsye që të qajë,
pse s’më flet ajo sot mua?
mos harrova ti them që e dua?

Kam harruar t’ia puth vrapin,
tani kam frik që po e kapin,
nëse do e marrin atë thesar,
mua më mbetet per te qare.

NJË DITË

Një ditë era do e gjejë oqeanin,
përsëri do ja trazoj dallgët,
mendja ime e sheh fustanin
dhe kështu e shkreta çmallet.

Një ditë puthja do të gjindet,
koha jonë mbet zjarr i fikur
e kur çasti do të bindet
do jetë vonë, koha ka ikur.

Një ditë loti gjunjëzohet
do të na lutet për rikthim,
dashnorë tjer do të ftohet
që të aktroj në atë film.

Një ditë tjetrën, ditë e ditur
do të dal tek vendi jonë,
me shekuj kam për të pritur
ta festoj përvjetorin tonë.

Ti një gjyshe e mrekulluar
do të dalesh me nipa e mbesa,
unë një gjysh i detyruar
kërkoj ku m’ka mbetur shpresa.

Pas një dite me shi të lagur,
ku do përcillet me lotin tim
do të jem shumë i mangur
me këngën tonë, të vetmin kujtim.
Atëherë

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here