Cikël me poezi nga Bajram KALLABA

0
1718

Bajram KALLABA

A KA VDEKJE MË TË MIRË
————————————————————–
( Monologu i luftëtarit të lirisë )

Ju, miqte e mi
po kthehem me festen e shtruar
ne sheshin triumfal
ku sot, valon flamuri.
Dikur, rrugicat e erreta
djep lavdie i beme
e vdekjen tone
ne teh shpate e kishim.
Fati yne deriçke e vogel.
Me vdekjen flisnim
sikur me ju
e… s’ja kishim friken
se, rrenjet kaher ia kishim prere.
Prandaj, nuk hoqem dore
te sendertojme
idealet e lashtesise sone.
Heeeu, une do te shkoj tash
veç erdha t’ju le nje amanet
se…
s’paska vdekje me te mire
se me vdeke per liri!

DHE YJET RRINË E VËSHTROJNË
————————————————————–
Drenushen…
Se ç’e zu pikëllimi
Në pyllin e llahtarisë.
Egjra e bukës e zu
E ajo u bë
lule mullage.
Për çudi…
Yjet, rrinë e vështrojnë
Llahtarinë!

Në terrin e kërrusur
Pikëllimi bënte sehir,
Sërish…llahtari!
Orakujt i kish gjumi
Në natën e pabesë.

Zot… pëshpëriti cubi
Mallkim mos më vë
Mbi epitaf,
Se, Amelinë vetë e desha
Qielli, le të plas së qari!

Mars, 2016

Gërzheta
————————————————————–
Me buzmin bujar
në kullën time erdhe,
sofrën e begatisë
e shtrove.
– Vera e bekuar na dehu.

Gërzhetë e përrallave tona
në kultin pagan
u përgjërove.

N’shënjestrën tënde
viktimë e plagosur jam,
pre e përzgjedhur
e kolombresë.

Drejt vorbullës
Shigjeta është tërhequr
n’kryqëzim shikimesh
shigjetohem.

Harku është në dorën tënde.
————————————————————–
Heeeuuu….
sa gjatë kam pritur,
që pikëpjekja jonë
një ditë të ndodhë!

E unë…
asket i stepave jam,
moral yjesh do bëhem
gjerdanin e premtuar
trofe ta marrë!

MONOLOGU I STINËVE
————————————————————–
Pranvera:
syth mëngjesi
janë rrezet e agimit
vesa e parë në ballin tim.
Loja me ylberin
spektakël yjesh
lumi im, nektar.

Vera:
Akrepat…
hap cubi i kam,
jam mosha e bardhë.
Në mesditë…
stuhitë qiellin përcëllojnë
e velorja ime
valëve të trazuara,
si kalë i harlisur
shtigjeve të rrufeshme marshon.

Vjeshta:
kot u mundova
akord te krijoj,
mes telave të kitarës
treti tezgjahu
pastaj…ra muzgu
e malodia u këput.

Loja me metafora,
teposhtëzen
ka nisë me e marr.
Dikund…
ka me u ba copë-copë!

Dimri:
Nëse, maj shkëmbi
e shihni plisin,
-Mos provoni
sërish t’ju ngroh dielli,
Sepse…
secili nga ne
do te marshoje
Drejt rrugës pa atdhe!.

Mars, 2016

PER TY…
————————————————————–
Të kërkova
Në udhëkryqe fatesh
diell, në ditë zemre
rrezoje.

Të takova
me yllin e mëngjesit
hënë, në natë shpirti
ndriqoje.

Në melodinë tënde
rrjedh vargu im
…puhi e lehtë.

Për ty jetoj
dhe vetem per ty
ti, inspirimi im
… poezi!

Maj, 2016

SHPIRTI I ARBËRIT KURRË NUK SHUHET
————————————————————–
“Duro zemër duro
si duroi mali me borë”
(arbëreshe)
Shekujt rënduan supet tuaja
e mallin zjarr duruat në gji.
I vështirë fati juaj dhe yni ishte
ndë orët plot tragjedi
në natën e pabesë e ogurzezë
katrahurë në truall të ri.

Pas jush… tërbimi i egër, helm barbar
përdhosi shpirtin fisnik.
Ju…ecët me shpresën e ndrydhun
rrugën gjembore me vazhdue
në trastë… një grusht dhe arbërie
ëndrrën e llahtarshme me sendërtue.

Ju…në truallin bosh
mbollët pemën e shpresës së jetës,
pastaj…gongjet shekujve shpërthyen
Motit të Madh dhe gjithë Arbërisë
shkëlqimin hyjnor ia kthyet.

Ndë Fjokatë, këndoi Llumbardha
Dara thurri epopenë
Të Bukurën e Moresë lartësoi,
dhe të madhin, Skënderbenë.

– Valkalin kush më bukur diftoi
dhe këndoi Serafinë
Nik Petën, Pal Golemin
dhe gjithë trimërinë.

Ju, ringjallët kujtesën tonë
kushtrimi ndër dej na u ndez
se… do rrojë shpirti i Arbërit
s’do shuhet, kurrë përjetë!

Kush këndoi Motin e Madh
dhe mbëltoi atdhedashurinë,
kush lartësoi Kryetrimin
dhe gjithë Arbërinë

De Rada, sa bukur pikturoi
Llumbardhën e shpirtit arbëresh
Bilota, Skiroi, Serembe e të tjerët
kombit i bënë nderë.

– Ngre kokën lartë, o shpirti i trazuar
zemër e plagosur ngaherë
do rrosh përjetë – Ti kalorës trimërie
gjerësa diell të ketë!

Qershor, 2015

Të Bijën e Kallogresë
————————————————————–
Ndë gurrët veja
Të takoja të Bijën e Kallogresë
Ajo… u shëndërrua në thëllëzë.

Frikshëm u zgjova
Ëndrra ma këputi gjumin,
Vasha me kordhelë të bardhë
Nuk ishte te kroi.

Ngarenda pas ëndrrës
Në natën e pabesë,
Sibilat ma prenë udhën:
-Të Bijën e Kallogresë, thanë
mos e kërko,
se ajo u shkri
në vellon e Hënës lozonjare.

Roganë, Qershor 2015

UNE DHE TI
————————————————————–
Sa afer jemi
Nuk di a degjohemi
Nje mur obsesionesh na ndane.
Une dhe Ti
Me sy teleskopi shikohemi.

Ne te dy
Jemi bote e shkeputur,
Cope meteori
Ne qiellin e plasaritur.

Ne malin e shkronjave
Keshtjella e fjaleve u fashit!

Deti i trazuar
Anijen tone po e fundos,
Une dhe Ti
Serish do te jetojme,
Por vetem…
Me shushuritjen e kujtimeve.

/Dërguar nga Ismet Tahiraj

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here