Bujar Lako ndahet nga jeta, në orët e para të mëngjesit

0
431

Gjin Musa, gazetar

Ai lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar.
Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Përballimi” i V. Gjikës.

Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 është nderuar me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”.
Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit i Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni“.

Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”.
Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur“.
Në vitin 1985 fitoi titullin “Artist i Merituar”.

Në vitin 2005 ka marrë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku.

Ky është çmimi më i madh i marrë nga një aktor Shqiptar në një festival të kategorisë A.
Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Bujar Lako ka luajtur ne skenen e kinomatografis ne keto filma.

Filmografia
Syri magjik – (2005) … Petro
Lule të kuqe, lule të zeza – (2003)…
Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989)… Gjenerali Italian
Binarët – (1987)…
Telefoni i një mëngjesi – (1987)… Drejtori i fermës
Vrasje ne gjueti – (1987)…
Gabimi (1986)…
Gurët e shtëpisë sime – (1985)… Tenente Moruçi
Vendimi – (1984)… Këshilltari
Dora e ngrohtë – (1983)… Spahiu
Nëntori i dytë – (1982)… Luigj Gurakuqi
Ballë për ballë – (1979)… Komandanti shqiptar, Mujo Bermema
Gjeneral gramafoni – (1978)… Halit Berati
Udha e shkronjave – (1978) (TV)… Tunxhi
Përballimi – (1976)… Shoku Martin
Në fillim te verës – (1975)

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here