“Bota Sot” një urimin nga Amerika: Një popull i informuar nuk vdes kurrë

0
207

Nëpër vite gazeta “Bota Sot” u bë një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe “gardian”, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kronikat e kohës dhe të brezave shqiptarë që i patën dalë ballë hasmit të Serbisë, lajmi i parë i kushtrimit parakalonte nëpër faqet e gazetës “Bota Sot”. Përmes faqeve të saj fliste Kosova, dëgjohej zëri i djelmenisë së UÇK-së dhe fjala e Adem Jasharit “hajde vllazën e luftojmë bashkë”!

Pushteti vrastar i Serbisë së pari i mbylli mjetet e informimit në Kosovë (“Rilindja” dhe RTV) dhe tevona ndërmarrjet vitale të ekonomisë me Trepçën e njohur në botë. Fjala publike shemb regjime e diktaturat, fjala publike e gazetës “Bota Sot” ishte në shërbim të kombit shqiptar dhe të Kosovës.

Edhe sot, diaspora shqiptare nga Amerika, me lajmin në faqet e kësaj gazete, mëngjeset e mërgimit këndej detit, e gjenë më afër për tokën shqiptare në Atdhe. Në kohën e shtetndërtimit të Kosovës, po merre pjesë me projektin e madh kombëtar me lajmin shqip, gazeta e përditshme “Bota Sot”, që po e luan rolin e “opozitës” dhe me projektin e saj ka vënë nismën kombëtare se si duhet të bëhet shteti i Kosovës, thuhet në fund të urimit nga Amerika, për 22 vjet të lajmit shqip në këtë gazetë të ditës.

Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here