Bashkia e Vilajetit të Shkodrës dhe Ajo e Qytetit të Durrësit!

0
605

Shkrim nga Paul Tedeschini, 04.04.2007

Vilajeti i Shkodres:

Aty ku ka qene gjithmone dhe asht edhe sot Prefektura, e ndertueme nga tyrqit, dikur ka pase qene perqendrue administrata civile tyrke e krejte Vilajetit te madh te Shkodres e cila perfshinte edhe nji pjese te Kosoves. Perballe kesaj ndertese te madhe gjindet nji shesh ku majtas dhe djathtas tyrqit kane pase ndertue dy gazerma per autoritetet ushtarake dhe ushtaret tyrq. Pra e gjithe kjo zone se bashku me sheshin kane qene praktikisht berthama e autoriteteve ushtarake dhe civile tyrke e krejte Vilajetit tone.

Ma vone gazerma djathtas asht perdore dhe perdoret edhe sot si gjimnaz, ndersa ajo majtas u perdor si shkolle e mesme pedagogjike. Shkolla pedagogjike se bashku me dyqanet afer saje u prishne dhe sheshi u la si lulishte. Perballe Kom.Ekz. te Rrethit (Prefektures se sotme) u ngrit nji piedistal per bustin e shokut Enver, te cilin me 13.12.1990 e rrezoi rinia shkodrane, gjithmone revolucionare, dhe aty mbi pjedistal vune nji pllake perkujtimore. Ma vone Bashkia vendosi te vente mbrapa ketij piedistali, ne te njajtin rrethim, nji monument perkujtimor per At Gjergj Fishten. Nuk asht pa kerkund ne bote kjo lloj vendosje e shemtueme dhe perçmuese e nji monumenti. Pose kesaje ne vend qe te vehej nji monument dinjitoz dhe i kuptueshem nga te gjithe se kush asht dhe per ta nderue siç e meriton kete patriot e intelektual shqiptar, aty vune nji “monument” qe s’merret vesht se çka asht, a thue se asht vue aty sa per tua mbylle gojen “atyne” qe done ta vlersojne Fishten.

Mbasi “monumenti i ketij At-i” e ndynte ne fakt sheshin e autoriteteve ushtarako-civile tyrke te Vilajetit tone, Bashkija e Shkodres ne bashkepunim me Ambasaden tyrke dhe me ndihmen e saje bujare morale dhe financiare, vendosne ne sheshin e autoriteteve tyrke nji monument dinjitoz, ashtu siç i perkitte nji koloneli tyrko-iraken Hasan Riza Pasha, a thue se nuk i ka dale zot kush tjeter Shkodres veç ai. Monumentet nuk vendosen thjeshte vetem per te nderue nji person apo per te kujtue nji ngjarje, por vendosen sidomos per te edukue rinine, qe ta ndjekin shembullin te cilin simbolizon monumenti.

Ne vend qe rinine e Shkodres ta edukojme per te shikue perpara jeten e vet drejte Europes, drejte perparimit, drejte paqes, drejte bashkepunimit ndereuropian dhe te ndjeke politiken e fqinjesise se mire, qe asht nji nder konditat kryesore per futjen tone ne familjen europiane, Bashkia e Shkodres me ngritjen e ketij monumenti e implikon kot se koti rinine shkodrane me hasmerite e vjetra tyrko-sllave dhe i fryne hasmerive me shtetin fqinje te Malit te Zi. Kjo asht nji politike e kundert me çka kerkon Europa dhe çka kerkon interesi i vendit tone dhe sidomos i Shkodres.

Ah! Sa keq kena hjeke per t’ua mbushe menden disave ne Shkoder se Nane Tereza asht shqiptare dhe se edhe e gjithe bota e din se asht shqiptare !!!!!!!!

Qyteti i Durresit
Atynve te Durresit jo vetem qe nuk u lodh kush per te ua mbushe menden per Nane Terezen se asht shqiptare, por ato vete para disa muejve me inisiativen e vet kane sajue me vendim Bashkie nji “Çmim nderimi” me emnin e Nane Terezes.

Po me bustet perkujtimore si kane veprue ato te Bashkise se Durresit?

Faktet flasin vete. Porsa del nga hyrja kryesore e Portit te Durresit çdo kushi sheh majtas nga deti monumntin e kultures “Torren Veneciane”, afer saje sheh nji lulishte me “Monumentin e kolonelit holandez” qe ra per mbrojtjen e Durresit ne vitin 1914, ndersa djathtas sheh nji lulishte te bukur ne qender te se ciles asht monumenti dinjitoz i nenkryetarit te Qeverise se Vlores se vitit 1912, te Dom Nikoll Kaçorrit (1865-1917) Prelat dhe Patriot. (Shih fotografine ketu prane qe une vete i kam ba ketij monumenti).

Sa keq qe At Gjegj Fishten nuk e mori persiper ta nderoje Bashkija e Durresit !!!!!!!!

Nga Paul Tedeschini, 04.04.2007

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here