Atdheu i don njerëzit që e bëjnë atë të bukur për të gjithë?!

0
705

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit kan luftuar dhe kan vdekë për vatan,janë torturuar në mënyrën më çnjërëzore për komb dhe për atdheun e vet. Rexhimi i huaj serbosllav i ka shkallmuar dajakë të parët tanë më qëllim gjunjëzimi, përulje dinjiteti dhe shkombëtarizimi. Të gjitha këto të zeza i kan përjetuar por kurrë nuk janë dorëzuar për asnjë çmim. Çdo gjë është kalimtare në këtë botë. Nuk është njejtë të jetohet keq ose të jetohet mirë. A vlenë më thënja “Atdheu duhet edhe kur të vretë”?! Jeta duhet të jetohet. Me jetë nuk ka mundësi eskrimentesh.Atdheu kërkon që të duhet, por kërkon edhe njerëz të ndershem, kërkon njerëz që sinqerisht e duan ate.

Nuk është mirë që atdheu të urrehet për shkak të njerëzve të keqij në pushtet. Kosovën që aq shumë e kan dashur dhe për të cilën kanë bërë shumë që të jetë e lirë, po fillon të urrehet pa fajin e saj!!! Njerëzit nga zhgenjimi dhe pa përspektiva e krijuar në Kosovë, kan filluar edhe mos ta duan shumë atdheun për të cilin janë flijuar gjenerata pas gjeneratave. Fajtori është jetim nuk e pranon askush, por dihet së fajtor janë të gjithë ata të cilët po e keqpërdorim vatanin, tokën e tyre ku kan lindë dhe ku janë rritë. Është e vërtetë së njerëzit e keqij të cilët e kan drejtuar shtetin keq dhe me hile, i kan shtyrë shumë edhe atdhetarët që ti braktisin vatrat e tyre shekullore, jo nga urrejtja ndaj atdheut, por nga urrejtja së atdheun e kan kapur për fyti për ta ngulfatur turli matrapazësh dhe njerëz më shpirt të shitur.

Nuk ka më keq për Atdheun së kur bien në duar të atyre që më së paku e kan merituar. Në zemer dhe në shpirtin tonë nuk ish dashur të zënë vend urrejtja karshi atdheut, e as karshi njeri-tjetrit. Duke e urryer atdheun nuk riparohet asnjë gabim i bërë në shtet ndërtim dhe mirëqenje. Atdheu askënd së vretë, por Atdheun po e vrasin ata të cilët janë ngjitur në pushtet duke e keq përdoruar atë më të madhe. Nuk duhet ta urrejmë as atdheun e dukujt tejtër. Mos ta urrejmë hymnin e shtetit tonë edhe pse do të dëshironim të jetë shumë më ndryshe, më domethënës. Pavarësia sipas planit të Ahtisarit do të duhej të na shërben si hap madh kah bashkimi gradual i tokave shqipëtare të ndara pa drejtësisht.

Shtetet do të duhej të na dhimbsën të gjithëve nese udhëheqen keq, nese bien në dorë të sherrgjijve politikë, nese bien në duar të kriminelëve. Shtetin e Kosovës e kan pru në deregje të keqe kjo kastë e degraduar politike. Fati i keq i joni nuk është Kosova, por janë njerëzit shpirt liqë që po e drejtojnë ate si anijën e cila ka filluar të përbytet diku në detin e thellë. Fatin e jetës duke kërkuar, nuk vjen fati vet dhe as nuk pikë nga qielli. Fatin e jetës dhe të shtetit duhet kërkuar për ta lënë ate në duar të sigurta. Shtetit i duhen njerëzit të cilët janë në gjendje edhe të vdesin për te, jo njerëzit të cilët e vjedhin dhe e plaqkisin pa rreshtur.

Ne, nuk guxojmë që shtetin ta lëmë në duar të mashtruesve. Këta në krye të shtetit po shërbehen rregullisht më rrena, duke pretenduar që ato ta zëvëndësojne të vërtetën. Kjo është trishutuese të mendohet, e lëre të bëhët realitet. Atdheu i don gjithmonë njerëzit e ndërgjegjshem, njerëzit të cilët atdheun e bëjnë të bukur dhe të mirë për të gjithë. Kosova është vend i gjeneratave të reja të cilat e meritojnë një jetë të begatshme. Populli i Kosovës është populli më moshë më të re në Evropë. Ata meritojnë një përkujdesje shumë më të madhe nga shteti. Kosovës i nevoitën ata që i sjellin prosperitet dhe vende të reja të punës, e jo qe rinia të mendojnë të largohen sahat e para nga vendlindjet e tyre. Kjo është tragjedia jonë e re.

Kjo është tragjedi kombëtare. Largimet masovike nuk ndalën më fjalë boshe, por më punë të pandalshme, me punë të sinqertë, më njerëz të sinqertë në krye të shtetit. Të rinjët tanë kanë nevojë të mësojnë së si të jetohet ndershem, e jo që ndërshemerinë dhe prosperitetin ta kërkojnë tek mafiozët dhe bandat e tipit të Al Kaponës. Kosova mos të mbetet vend i vajtimit, mos të mbetet përherë plaqkë për pushtetarë, të pa ndërgjegjshem dhe të pa moralshem politikisht. Kosova mos të bëhët parajsë për kriminelë të të gjitha ngjyrave. Do të duhet ta përdorim gjithë menqurinë dhe dijën intelektuale, që shtetin ta drejtojmë kah e ardhmja e ndritur, sepse këtë gjë Kosova dhe populli i saj e meritojnë…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here