Gjuha Shqipe me katër gjuhë tjera botërore në fjalorin e Peter Tase


Jeton Kelmendi, Bruksel

Gjuha si mjet komunikimit është shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe njeriun. Kurse të folurit e gjuhëve vlerësohet si pasuri e njeriut që flet dy e më tepër gjuhë. Peter Tase është përkthyesi shqiptaro-amerikan i cili ka botuar fjalorin simultant në pesë gjuhë: Anglisht, Italisht, Spanjisht, Guaranisht (Paraguaj) dhe Shqip. Ky fjalorë është një libër me rëndësi për dy fakte: së pari radhitë gjuhën shqipe me gjuhët e tjera të zhvilluara, pastaj popujt e këtyre gjuhëve mund ta përdorin fjalorin e Tases dhe të kuptojnë pak a shumë fjalorin dhe të shprehurit në gjuhën shqipe.

Gjuha angleze që është gjuha më e përdorur sot në botë, kurse gjuhet Spanjishte, Italishte dhe Guaranishte, të cilat janë gjuhë që fliten nga qindra miliona njerëz, bënë që Gjuha Shqipe të jetë bashkë me to, në një fjalor. Së dyti ky fjalorë në pesë gjuhë, ka rëndësi praktike ngase është shumë i përdorshëm për përkthime nga njëra në tjetrën, nga këto pesë gjuhë. Shikuar nga këndi letrarë ky fjalorë ka një rëndësi, për faktin se përkthyesi letrarë duke përdorur fjalët e caktuara, mund të bëjë një përkthim sa më të mirë.

Në ketë fjalor, Tase ka dhënë edhe shpjegime për …

Lirizmi poetik i Jeton Kelmendit është jeta Iliro-Shqiptare, me një bukuri të shprehurit

RICHARD A. BROSIO, Ph.D.

Unë jam një shkrimtar prozaik, por e admiroj poezinë, artin e kompozimit ritmik – të folur ose të shkruar – dhe ajo është imagjinare, me pasione dhe edukuese. Interpretimi im për poezitë e Kelmendit mund të befasoj lexuesin, dhe ndoshta, edhe vete autorin. Megjithëse unë nuk jam një studiues i historisë Ballkanike, kame pasur gjithmonë interes në atë pjesë të Evropës, për shume arsye. Popujt e Ballkanit kanë kaluar një histori të vështirë, për arsye pjesërisht nga fqinjët e tyre të fuqishëm.

“Balkanizim” do te thotë të ndash një shtet një territor etj, ne vende me të vegjël, të pasuksesshëm dhe konfliktual. Kelmendi – poeti e kupton shume mire historinë tragjike të këtij rajoni. Krijimtaria e tij lirike është e butë dhe e trishtueshme. Vëllimi i tij “Si shkosh tek vetvetja” me kujton personat të cilët janë detyruar të kapërcejnë kufijtë gjate gjithë historisë. Sigurisht nuk kanë udhëtuar me trena luksoz, aeroplan apo automjete të shtrenjta për të kaluar kufirin.

Madje akoma më keq, shume prej tyre kanë emigruar pa dokument identifikimi i cili është i nevojshëm për kalimin e kufirit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit e gjithë bota ka ndryshuar në mënyrë radikale për shkak …

Botohet në tri gjuhë libri Godo nuk vjen i Ndue Ukajt

Pas botimit të librit me poezi, Ithaca of the Word në Amerikë, shkrimtari Ndue Ukaj botohet sërish, me librin më të ri, në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe spanjisht, me titull, Godo nuk vjen, Godo is not coming, Godo no viene. Libri është përkthyer nga Peter Tase.

Kësaj përmbledhje me poezi, i paraprinë një parathënie nga profesori i Universitetit të Milwaukeet në SHBA, Glen Jeansonne, Ph. D, i cili e vlerëson lart poezinë e Ukajt, duke e konceptuar atë si një thirrje të re poetike, në poezinë e ndërkombëtare dhe që përcjell mesazhe universale.

Ndërkaq, këtë libër me poezi, e kanë vlerësuar lart me shkrimet e tyre, edhe poeti franko-shqiptar, Skender Sherifi, Alisa Velaj dhe Daniel Gazulli. Libri me poezi është botuar nga botimet Lulu, nën përkujdese të Piro Tases, si dhe është vënë në qarkullim ndërkombëtar, nëpërmjet gjigantit botëror, Amazon.com.…

Shkrimtari Ndue Ukaj botohet në Amerikë

Është botuar në Amerikë libri me poezi, Ithaca of the Word (Itaka e fjalës), i poetit dhe kritikut të letërsisë Ndue Ukaj, me përkthim të Peter Tases. Poezia e Ukajt është vlerësuar si simbol i poezisë moderne shqipe, ku ndjehet fuqishëm fryma universale e poezisë dhe kërkesat e saj për të qene pjesë e poezisë së përbotshme, duke përcjell frymën e veçantë dhe tiparet moderne të poezisë shqiptare, tipare dhe karakteristika këto që ndeshen fuqishëm dhe me një mjeshtëri në vargjet e Ndue Ukajt. Ky libër, i vlerësuar për stilin unik nga përkthyesi Peter Tase, karakterizohet për origjinalitetin e tij dhe është një ngjarje e rëndësishme për poezinë shqipe dhe përkthimin e saj në gjuhën angleze.

Libri është botuar nën përkujdesjen e Piro Tases, si përfaqësues i autorit në SHBA dhe perëndim, ndërkaq libri, brenda pak ditës do të jetë në shitje, përveç nga Shtëpinë botuese Lulu, edhe në rrjetin e fuqishëm botëror, si Amazona dhe Barnes and Nobles, ku libri do të ketë qasje ndërkombëtare.

Ky libër shfaqet para lexuesit amerikan me tiparet e veçanta poetike dhe shquhet për një stilistik moderne, ku ka një përpjekje të thyhen shabllonet e poezisë, madje duke e riaktivizuar edhe një formë të …

Një fjalor simultan që pasuron leksikografinë e përbotshme

Ndue Ukaj

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, botohet për herë të parë një fjalor simultan me pesë gjuhë, ku shqipja është kras anglishtes, spanjishtes, italishtes, guaranishtes.
Bashkimi i disa gjuhëve, brenda një fjalor, me titull “Simultaneous Dictonary in five languages”, hartuar nga studiuesi shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Peter Tase, përbën një risi kulturore, gjuhësore dhe leksikografike.

Ky fjalor është një mundësi e shumëfishtë për çdo studiues, linguist, filolog, student, njeri të pasionuar, që dëshiron të komunikoi me gjuhë tjera e me bashkësi gjuhësore, identitare dhe me kultura specifike. Kësisoj, ky fjalor, me përmasën shumëdimensionale që ka dhe ofron, mbetet një mundësi e mirë që ndihmon për t’i parë dhe analizuar, gjuhët përkatëse në raporte krahasimtare dhe për t’i studiuar, të veçantat dhe të përbashkët e tyre.

Për më tepër, bashkimi i pesë gjuhëve brenda një fjalori, është një rast i posaçëm, një risi, do të thosha kulturore dhe një mundësi solide për afrime kulturore dhe identitare mes bashkësive të ndryshme gjuhësore. Studiuesi Peter Tase, me fjalorin e tij të parë simultan të botuar në Amerikë, i ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të çmuar leksikografisë botërore dhe një shërbim të madh për bashkësitë e gjuhëve përkatëse. Peter …

Fjalor simultan me pesë gjuhë

Nga Peter Nase

FJALOR SIMULTAN NË PESË GJUHË

Botohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një fjalor simultan me pesë gjuhë: anglisht, spanjisht, Italisht, Guaranisht dhe Shqip.

Ky botim përmban fjalët më të përdorshme në të folurën e përditshme dhe është ndërtuar në një mënyrë të tillë që e bën atë shumë praktik në përdorim. Renditja e fjalëve është bërë sipas rendit alfabetik të gjuhes shqipe, duke qënë se Shqipja është gjuha që ka më shumë gërma në krahasim me pesë gjuhët e tjera.

Në këtë vëllim, për herë të parë vendosen dy gjuhë të rralla: shqip dhe guaranisht, mes tre gjuhëve moderne: anglisht, spanjisht dhe italisht. Në këtë mënyrë, përdoruesit të thjeshtë, linguistit apo leksikologut i jepet mundësia që të krahasojë këto gjuhë mes tyre fare lehtë dhe, njëkohëshisht, të mund të shikojë nga afër elementët e përbashkët.

Ky botim është një referencë e rëndësishme si për studiuesit e mirëfilltë ashtu edhe për studentët.

Për herë të parë studiuesi shqiptar mund të njohë nga afër një gjuhë autoktone të folur nga fiset indigjenase Tupi-Guarani në Ameriken e Jugut. Gjuha guarani ka qënë e formuar plotësisht përpara se të mbrinin kolonizatorët spanjoll në këtë Kontinent. Me …

Lukë Kaçaj dhe palltoja e Moskës

Lukë Kaçaj - gjatë martesës

Roland Gjoza, 25.02.2010

Shënime nga udhëtimet në memorie, IV. Takimet surreale me Lukë Kaçajn gjatë xhirimeve për dokumentarin kushtuar baritonit me fat tragjik. Arrestimi, vdekja e Anës dhe jeta e kotë në Shqipërinë e pas nëntëdhjetës

Prisnim Lukë Kaçajn te Pergola (një bar intim ngjitur me televizionin publik, që s’është më.) Ishte koha e rrushit. Bistakët e mëdhenj me tajgë të kuqe dhe hafiz ali, sterrë të zinj si korbi, gati arrinin gotat tona me konjak.

Kamerieri, një djalosh i një shkrimtari të shquar që i binte kitarës netëve në një lokal tjetër për tre grosh, priste me gërshërë të mëdha bistakë me rrush dhe i vinte me kujdes mbi tabakanë e pijeve me nudot tahitiane të Gogenit.

Ne prisnim Lukë Kaçajn, baritonin e famshëm, që rusët e kishin lutur të qëndronte përgjithmonë në Moskë. Ai qe kthyer në atdhe, se ishte dishepull i Françeskut të Asizit, nuk i ndahej zemra asesi nga Shkodra e Fishtës, si dhe prej asaj shkollës së fretënve, ku kishte kënduar fare i ri në korin e kapelës Halelujën e Hendellit.

Për kaq gjë u kthye? Jo, arsyeja e mendjes nuk e rrok dot, po arsyeja e paarsyeshme e zemrës e di. Pas burgut …