Zhvillimet e reja politike në Mal të Zi dhe Kosova

0
153
Jakov Millatoviq - Presidenti i Malit të ZI

Vështrim

Skënder MULLIQI

Penetrimi i Jakov Millatoviqit në krye të Malit të Zi, është festuar nga njerëzit e kriminelit, Arkan në Podgoricë. U festua fitorja e Millatoviqit në Kremlin dhe  në Beograd. Disa fjalë për përsonin i cili erdhë në krye të Malit të Zi, duke e rrëzuar pas 30 vitësh në pushtet, Millo Gjukanoviqin pro perëndimor. Duke u marrë pak më shtjellimin e temës të presidentit të ri proserb në këtë republikë, mund të elaborojmë edhe zhvillimet politike më të reja në rajon, edhe në Kosovë. Se a janë janë këto zhvillime qelës për fatin e Ballkanit Perëndimor mbetet të shihet.

Diçka është  shumë e rëndësishme të thuhet BE-ja, por edhe Amerika sikur janë në defanzivë politike krahas  proceseve jo të mira të politikave proruse dhe proserbe në rajon. Serbia dhe Rusia ishin kundër ish presidentit Millo Gjukanoviq, jo për sundimin e tij të gjatë, dhe as për akuzat që i bëheshin për korrupcion, por  janë  për  arsye madhore, të daljës të këtyre dy shteteve në Detin Adriatik. Dhe, Serbia e Madhe shumë dëshironte më e larë prapanicën e saj të ndytë më ujë të detit. Millatoviqin për të ardhur në pushtet e përkrahën Vuqiqi, Shesheli dhe Kisha Ortodoske Serbe.

Unë them se Serbia më ndihmën e Rusisë po tënton të formon në Ballkan jo dy Republika Serbe, por tre republika të tilla. Shtrohet pyetja, cilat janë ato? E para dihet, “Republika Serpska“ në BH, e dyta që po tëntojnë politikat serborusomëdha, janë Mali i Zi, dhe republika e tretë  janë komunat më shumicë serbe në veri të Kosovës. Kjo nuk do të ishte më Serbi e Madhe, por supër e madhe. Këto zhvillime negative, ishte dashur të ndalohen nga BE-ja dhe Amerika, sa nuk është bërë vonë. Është  tentim i hapuar i kthimit të ndikimit të humbur nga Lufta e Ftoftë të ish-Bashkimit Sovjetik në Ballkan dhe më gjerë.

Po shihet qartazi së në Ballkan kemi tentim të implementimit të  idesë shoviniste  të botës serbe, si model i botës ruse, të Vladimir Putinit përkatësishtë ngjalljën të imperjalizmit rusomadh. Kosova gjatë takimeve qe do ti këtë më Serbinë e Vuqiqit, duhet të jetë shumë e kujdeshme, mos të lejon në asnjë mënyrë Asociacion më kompetenca ekzekutive që automatikisht e dërgojnë veriun në ndarje mbi bazat etnike. Të gjitha incidentet në veri kanë për qëllim që të formojnë “Zajednicën”, që do të ishte fitore e madhe e politikave shoviniste të Putinit dhe të Vuqiqit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.