Kalendari

Tetor 2014
Hën Mar Mër Enj Pre Die Sht
« Nën    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Arkivi

Kategoria

Përdorues NëLinjë

Familja shqiptare akoma eshte ne krize

Lek Mrijaj

Familja shqiptare prej vitesh nuk eshte me familja qe kemi njohur. Ajo familje tradicionale ku ne themel te se ciles qendronin vlerat e nje morali te bazuar ne tradita te konsoliduara nder vite. Sot te gjithe e pohojme se familja shqiptare po perjeton nje krize te thelle si kurre nuk e ka perjetuar me pare. Numri i madh i divorceve dhe krimi brenda familjes jane nje pasqyrim i frikshem i asaj qe po ndodh sot me familjen shqiptare. Ndryshimet e medha qe kane ndodhur pergjat ketyre viteve ne shoqerine shqiptare, jane edhe shkaku kryesor i ketij depresioni te madh qe po perjeton familja shqiptare dhe jo vetem.. Ajo u gjend e papergatitur te perballoje pasojat qe solli kalimi i shoqerise nga nje shoqeri e mbyllur ne nje shoqeri te hapur per shkak te vete ndryshimit te sistemit .. ne nje sistem kapitalist.

Emigrimi masiv ishte goditja e pare qe mori familja shqiptare. Te mesuar me nje jete te bazuar mbi norma dhe rregulla standarte, emigrimi masiv, ne vitet 90-te kryesisht te rinj, ishte hapi i pare drejt thyerjes se atyre barrierave qe kishin mbajtur te izoluar per dekada me rradhe shoqerine ne Shqiperi dhe si pasoje edhe familjen shqiptare. Natyrisht qe ky fenomen i ri qe hyri ne jeten shqiptare (emigracioni) pati pasojat e veta. Largimi i te rinjve drejt emigrimit u krijoj atyre kushtet per te bere nje jete te pavarur. Kjo krijoj edhe perplasjen e pare midis brezave e cila jo vetem qe nuk eshte kapercyer ende, por duket se eshte thelluar akoma me shume. Depertimi i nje mentaliteti te ri ne shoqerine shqiptare ka sjelle nje lloj trullosje ne familjen shqiptare.

Pavaresia ekonomike drejt se ciles brezat e rinj po orjentohen e ka “zhvleftesuar” autoritatetin patriarkal te babait ne familje por jo vetem. Kjo kontradite ne shume familje shqiptare eshte kthyer ne nje beteje midis tradicionales dhe modernes, jo ne pak raste e shoqeruar me dhune. Kjo vihet re me shume tek familjet te cilat kane migruar nga zonat rurale ne ato urbane te cilat e kane te veshtire te pershtaten me menyren e re te jeteses. Shkaqet ekonomike jane nje tjeter faktor qe kane rritur dhunen ne familje, per pasoje numri i divorceve ka ardhur gjithnje e ne rritje.

Numri i shembujve konkret te krimit brenda familjes eshte trondites. Burri qe vret gruan, gruaja qe vret burrin, babai qe perdhunon te bijen, vellai qe rreh motren, femija qe vret prinderit, vellai qe vret vellane, prinder qe detyrojne vajzen te prostituoje, nena qe braktis foshnjen etj. Nga ana tjeter pasqyrimi pa kriter ne media ne kroniken e zeze i ngjarjeve te tilla, sikur e rendon akoma me shume atmosferen ne jeten e qytetarit te thjeshte, i cili i mgarkuar me streset e perditshme nuk eshte ne gjendje te perballoje edhe nje ngarkese te tille emocionale. Nuk jam ne dijeni nese ka patur studime ne Shqiperi por ne vende te tjera si ne SHBA ku studime te tilla.

Nuk mund te thuhet se shqiptaret bejne parjashtim nga ndikime te tilla. Numri i rritjes se vetvrasjeve dhe ai i krimit ne pergjithesi na tregon te kunderten. Me te rrezikuarit ne kte situate jane brezat e rinj, te cilet po lindin dhe po formohen ne nje shoqeri e cila akoma nuk ka gjetur forcat per te dale nga udhekryqi ku gjendet qe prej mbi njezet vitesh dhe si rrjedhoje ende nuk i ofron brezit te ri mundesit per nje te ardhme te sigurt. Goditja qe familja shqiptare ka pesuar nga fenomenet qe kane shoqeruar vendin gjate tranzicionit, duket se po kthehet ne nje plage shoqerore gati te pasherueshme. Duke qene se familja eshte berthama e nje shoqerie nuk mund te pretendohet se shoqeria shqiptare mund ta kaperceje udhekryqin ku ka mbetur nese familja shqiptare nuk ka dale me pare nga kriza qe e ka mberthyer.

Sigurisht qe ky eshte nje proces i tere i cili nuk mund te rrealizohet ne seminare e konferenca te zhvilluara ne salla te mbyllura, apo thjesht me projekte shterp te cilat nuk japin asnje zgjidhje konkrete. Procesi i rimekembjes se familjes dhe si rrjedhoje edhe ai i shoqerise shqiptare eshte nje proces qe duhet te ece paralelisht me proceset e tjera te zhvillimit ekonomik, social e kulturor, atij juridik e ligjor, ate te luftes kunder korrupsionit, krimit te organizuar e ordiner. Shteti dhe qeveria duhet te kujdesen per te krijuar e zbatuar projekte konkrete e afatgjata ku te perfshihen shtresat me te goditura te shoqerise, per punesim, edukim, strehim dhe si rrjedhoje integrimin e tyre ne shoqeri.

Ky proces duhet pare si nje beteje me te keqen, ku hapi i pare do te ishte ai i pranimit te faktit se deri me sot shteti shqiptar me te gjitha organizmat politike e shoqerore brenda saj ka deshtuar tja dale per te frenuar fenomenin e “rrenimit” te families shqiptare. Ky nuk do te ishte vetem nje hap i pare por do te ishte nje kthese, nje levizje qe do te ndizte driten e shpreses per frenimin e shkaterrimit te berthames se shoqerise shqiptare, families …

Komentet janë mbyllur.