APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS

0
644

Nga debati: “Mimoza Lakna ka hy laknave”

Përpjekja për të mbrojtur me çdo kusht dështimin e Isa Mustafës, duke i atribuuar atij merita të paqena është apologji, ndërsa ata që mbrojnë këtë mendim janë apologjet. Në fillim mendohej se ishin pak, tashmë këta zëra dita ditës po shtohen dhe vet zbulohen. Tashmë të gjitha statistikat dhe anketat flasin se ndikimi i Isa Mustafës në jetën politike në Kosovë po bie, ashtu siç po bie edhe autoriteti i tij brenda LDK-së, zërat në mbrojtje të dështimit janë apologjet të cilët janë lëshuar si një lukuni në mbrojtje të tij.

Tashmë edhe vet Isa Mustafa e sheh rrezikun se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, prandaj shtrohet pyetja pse iu dashtë të vet zbulohen apologjetët të cilët pasi kanë humbur udhën në oborr, po shpifin e llomotitin pa karar.

Tërheqja e kësaj paraleleje për përkrahjen që po ia bëjnë apologjetët, njeriut në rënie, është në kundërshtim flagrant me konceptin politik të udhëhequr nga Ibrahim Rugova i cili nuk i përsëriti gabimet e rilindësve, të cilët kur shembej Perandoria Osmane shpresonin në ndihmën e saj. Ndërsa dr. Ibrahim Rugova duke korrigjuar këtë gabim të madh u lidh me Amerikën, por këtë lidhje të tij nuk e pranonte Isa Mustafa i cili vazhdimisht e pengonte. Edhe pse Isa Mustafa për të gjallë të Rugovës nuk ia arriti qëllimit, pas vdekjes së tij nuk mund të mos pranohet se LDK-në e bëri pikë e pesë. Tashmë është herët të pyeten apologjetët e Isa Mustafës se ku do të mbesin në raste se Kosova, në vjeshtë do të shkon në zgjedhje të parakohshme, kurse LDK-ja do të pësoj rënie të ndjeshme?!…

Edhe gazetarja Mimoza Lakna, u vet zbulua se qenka në shërbim të Isa Mustafës dhe klanit të tij, por një gjë që ka rënë në sy tek kjo gazetare është e dhëna se ajo ka shantazhuar dhe nuk ndalët kundër atyre pak zërave që kundërshtojnë konceptin totalitar brenda LDK-së, dhe për më keq, kjo gazetare me shpifje dhe rrena u bë zëdhënëse e analfabetëve në Zvicër, të cilët humbën në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së.

Mimoza Lakna, nuk ka as njohjen elementare për etikë gazetareske, prandaj të mos të mashtrojë veten dhe lexuesit se në Zvicër paska ligje të ashpra, pasi në këtë vend asnjë ligj nuk lejon mashtrimin dhe shantazhimin jo të figurave politike, por të gazetares kundër gazetarit, gjë që sikur nuk ka racizëm brenda të njëjtit popull, edhe brenda racës së gazetarëve duhet të ketë vetëm një standard por jo standarde të dyfishta. Për vete ndjehem mjaftë komod në këtë lukuni pasi paraprakisht ia kam thënë të mos shkurtohet dhe as të shkëputët nga konteksti, por Mimoza Lakna e shkel premtimin, shkel etikën gazetareske dhe në emër të lirisë së shkruar Ajo ia mohon këtë gjë një gazetari dhe autori të shumë librave. Pra nga gjithsejtë 626 fjalët e përgjigjes sime, apo 2928 karaktere, Mimoza Lakna i ka marrë vetëm 116 fjalë, përkatësisht 551 karaktere që i bie më pak se 1/5 e përgjigjes ku me asnjë kod gazetaresk në Evropën Perëndimore nuk lejohet një aventurë e tillë si kjo që e ka bërë Mimoza Lakna, duke shitur moral për gazetari profesionale në një gazetë që nuk ka asnjë emër të besueshëm dhe që e njeh mirë profesionin dhe etikën gazetareske.

Por aventurat e Mimoza Laknes, bëhet edhe më e shëmtuar, sidomos me reagimin e “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)”, reagim i cili u publikua vetëm në gazetën “Bota sot”, dhe askund tjetër, madje as në faqen zyrtare të asociacionit në fjalë. Pastaj aventurë jashtë çdo etike profesionale është përpjekje për të atakuar personalitetin e njeriut që kurrë në jetë s’ka kërcënuar e as shantazhuar dikë, por shantazhimi, kërcënimi, intriga, gënjeshtra, vulgarizim, perversitetit dhe jo profesionalizëm janë dëshmuar si pjesë e saj dhe sidomos e disa reaguesve nga Zvicra për të cilat si duket ajo humbë orë të tëra për t’i përmirësuar e rregulluar shkrimet. Ndërsa në gazetën “Bota sot” të datës 23.06.2016, është botuar edhe një sihariq ku “dënohen ashpër veprimet e Sh. Dibrani”, në të cilën pos tjerash paskan folur siç thuhet edhe publicisti dhe analisti politik Gazmend Islami si dhe Shoqëria Civile Alban Berisha, të cilët paskan shprehur mendimin e tyre ku dënojnë veprimet e Shefqet Dibranit, pa cituar asnjë fjalë dhe asnjë rresht.

Duke mos u thelluar më tej do t’i kisha lutur AGK, Gazmend Islamin dhe Alban Berisha, që fillimisht ti lexojnë shkrimin e Mimozës, korrespondencën ende pa u publikuar shkrimi në fjalë, si dhe të lexojnë edhe përgjigjen time që pasoi si reagim. Kurse te pjesa ime le t’i citojnë fjalët fyese, kërcënimet dhe shantazhet që ia paskam bërë kundër Mimoza Laknës, kurse reaguesit tjerë po i lus të më shpjegojnë se ku e paskam cenuar edhe personalitetin e familjes Lakna. Në të vërtetë Mimoza “nuk duhet të hyjë më tutje lakrave” se ajo vet po e njollos familjen e saj. Sa i përket shprehjes frazeologjike “ka hy laknave”, në librin e Mehmet Gjervorit “Frazeologjizma të gjuhës shqipe”, shpjegohet kështu: “Ka hy në punë pa punë, ka hyrë atje ku s’duhet, ku si përket”, faqe 159, ndërsa në FGJSSH, Tiranë 1980, faqe 941 dhe në FSHS (Tiranë 1984), faqe 586, frazeologjizmi “Hyri nëpër lakra”, shpjegohet se “u përzie kot në një punë të ngatërruar a në diçka që nuk i takon”, tamam ashtu siç është përzier Mimoza Lakna në punët e Degës së LDK-së në Zvicër, (shih gazetën “Bota sot” 4, 5 maj 2016, faqe 26), dhe le të flasim pastaj për etikë gazetareske të kësaj vajze që s’ka lidhje me etikë gazetarie.

Prandaj janë këto arsye pse iu bëjë thirrje institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, për të hulumtuar dhe për t’i publikuar dëshmitë nëse unë kam qenë ndonjëherë në LKJ, nëse kam mashtruar, shantazhuar, kërcënuar dhe nëse jam i involvuar në ndonjë rast i cili cenon personalitetin e qytetarit të rëndomtë, pa le më të intelektualit dhe të figurës publike. Por kur të del e vërteta në shesh do të kuptohet se çfarë janë në gjendje të bëjnë, shpifin dhe gënjejnë apologjetët e Isa Mustafës, të cilët bashkë me shefin e tyre duan ta shkatërrojnë LDK-në dhe ta lëndojnë demokracinë e brisht në Kosovë.
Janë këto rasye dhe shumë të tjera pse ndjehem shumë krenar për punën dhe përkushtimin tim për ta demokratizuar LDK-në i sigurt se me sukses do t’i sfidojë edhe apologjetët e tashëm të Isa Mustafës!

St. Gallen, 24.06.2016
Shefqet Dibrani, kryetar i degës së LDK-së në Zvicër
(Gazetar, analist politik dhe autor librash).

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here